Asnjë surprizë nga zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkitë e vendit.
Fiton partia-shtet, Partia Socialiste.
VLORË
Vlora ishte bashkia e parë që e nxori rezultatin, bashki në të cilën pati pjesëmarrjen më të ulët me 12,5% të zgjedhësve. Drejtuesja e Bashkisë së Vlorës do të jetë ish-deputetja Brunilda Mersini, e cila nën logon e PS arriti 78% ose 15 672 vota.
CËRRIK
E njëjta panoramë paraqitet edhe në Bashkinë e Cërrikut ku PS ka fituar fitoren me 66.22%. Kandidati Florenc Doka ka marrë 6201 vota, një diferencë prej 4313 votash nga kandidati i pavarur i cili u mbështet nga PD, Amarildo Hoxha. Ky i fundit ka marrë 1888 vota.
BERAT
Diferenca është e frikshme edhe në Bashkinë e Beratit. Kandidati socialist ka marrë fitoren me 13050 vota ose 83.35% kundrejt 2607 votave ose 16.65% të kandidatit të mbështetur nga PD, Pavlo Shkarpa.
TEPELENË
E njëjta situatë paraqitet edhe në Tepelenë, e cila në total kishte 21 Qendra Votimi dhe në këtë bashki për herë të parë u testua edhe numërimi i votave me Inteligjencë Artificiale, krahas numërimit manual. PS me ish-ushtarakun Gramos Sako kanë fituar me 77.85% ose 3261 vota. Ndërkohë, kandidati i 26-vjecar Gabriel Guma ka siguruar vetëm 928 vota.
MAT
Numërimi po vijon vetëm në Mat, bashki në të cilën sërish kryeson PS. Kandidati i PS, Altin Bojini numëron 7018 vota ose 67.81%, ndërsa rivali i tij, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD ka Eduart Brahilika ka marrë 27.02% ose 2797 vota. Ndërkohë, kandidatja Suzana Pasha që sfidoi partinë e saj PS-në, duke kandiduar si e pavarur deri më tani rezulton me 5.17% ose 535 vota.
Në total, vetëm 18.45% nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote hodhën votën në kutitë e votimit në të 5-ta bashkitë. Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes ishte Mati me 39.36%, e ndjekur nga Tepelena me 34.63%, Cërriku me 25%, dhe Berati me 19.98%. Pjesëmarrjen më të ulët e shënoi Vlora, bashkia më e madhe në zgjedhjet e pjesshmë të së dielës, ku votuan vetëm 12.54 përqind./ Rezultatet nga KQZ