Pavlo Shkarpa: Në disa raste është përmendur edhe emri i z. Bledi Çilit, i cili dyshohet se blen vota dhe ushtron presion ndaj qytetarëve
VOAL- Kandidati i pavarur për kryetar bashkie të Beratit, Pavlo Shkarpa, denoncon presionet dhe kërcënimet ndaj votuesve në prag të zgjedhjeve. Gjatë fushatës ka marrë informacione nga banorët se Partia Socialiste po ushtron presion dhe kërcënime ndaj qytetarëve. Z. Shkarpa iu bën thirrje eksponentëve të PS dhe Bashkisë Berat të ndalojnë menjëherë çdo formë shantazhi, iu kërkon OSBE-së, KQZ-së dhe SPAK-ut të ndërhyjnë urgjentisht për të hetuar këto raste dhe për të garantuar një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor:
Presione dhe kërcënime ndaj votuesve në prag të zgjedhjeve!
Gjatë vizitës sime në Velabisht, Ramanicë, Starovë dhe Veterik, banorët më informuan se Partia Socialiste po ushtron presion dhe kërcënime ndaj qytetarëve, madje duke i frikësuar me heqjen e ndihmës sociale.
I bëj thirrje eksponentëve të PS dhe Bashkisë Berat: ndaloni menjëherë çdo formë shantazhi!
U kërkoj OSBE-së, KQZ-së dhe SPAK-ut të ndërhyjnë urgjentisht për të hetuar këto raste dhe për të garantuar një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor.
Në disa raste është përmendur edhe emri i z. Bledi Çilit, i cili dyshohet se blen vota dhe ushtron presion ndaj qytetarëve. Në fshatin Velabisht ka mbledhur rreth 100 persona duke u thënë: “Edhe pa votën tuaj, ne e kemi fitoren të siguruar.”
Nëse këto akuza janë të vërteta, ato përbëjnë vepër penale dhe cenojnë të drejtën kushtetuese të votës së lirë e cila denohet.
Vota është e shenjtë.
Askush nuk ka të drejtë ta blejë apo ta shantazhojë qytetarin.
Le ta mbrojmë votën tonë të lirë, themelin e demokracisë dhe zërit të çdo qytetari të ndershëm! 