BalkanWeb ka siguruar dosjen e SPAK për zëvendës kryeministren Belinda Balluku.
Në dosje flitet edhe në lidhje me komunikimet që zv/kryeministrja ka me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi në datën 17.03.2021.
Bisedat janë për tunelin e Llogarasë, ku zv/kryeministrja ndërhyn për të orientuar tenderin, duke anuluar procedurën e parë dhe skualifikuar operatorët konkurrentë.
789789787
Pjesë nga biseda:
Belinda Balluku: Po tuneli? E mbyllet?
Evis Berberi: Jo është rëndë Flasim live mos shkruajmë.
Belinda Balluku: Ok”. … … Gjoka punët e ngjashme i ka si nenkontraktor?.
Evis Berberi: Po i vetes te Rruga Arbrit Po ja ka njohur MIE”.
Belinda Balluku: Kur ia ka njohur? Dhe pse?.
Evis Berberi: Se është krijuar SPV për koncesionin Dhe SPV është Gjoka 87 ndërsa Konstruksion punimet i kryen Gjoka konstruksion është nenkontraktor i deklaruar ne Mie. Pse dhe si janë njohur punët se di”.
Belinda Balluku: “Je larg”.
Evis Berberi: “Jo Te vi”.
Belinda Balluku: “Hajde”.
Evis Berberi: “Erdha”.
Belinda Balluku: “Hajde se u cmena Viola eshte komplet pa memorie”.
Evis Berberi: “Erdhaa”.
Evis Berberi: “Me tha Arta ta takoj se kishte folur me ty”.
Belinda Balluku: “Nuk besoj qe do shtoj gje, po nje sy tjeter nuk eshte keq Se Viola me la pa fjale Komplet pa memorie, Sikur nuk ishte dje me ju”.
Evis Berberi: “Ok”. Takova Arten po se kuptova se i gjithe diskutimi ishte kur do e nxirrni vendimin”. Kur duhet te dale?.
Belinda Balluku: Mendoj ta anullojme skualifikoji te gjithe”.
“I dashur Visi, kemi pasur ups &downs, por të konsideroj të afërt”/ Çfarë i shkruante Balluku Evis Berberit para se të bëhej kreu i ARRSH: Nga ty varet e ardhmja ime
BalkanWeb dhe News24 kanë zbardhur dosjen e Prokurorisë së Posaçme për zëvendës kryeministren Belinda Balluku.
Në një nga komunikimet e saj me ish kreun e ARSH Evis Berberi, Balluku i shkruante Berberit se detyra tashmë ishte i tij dhe pas emërimit duhet të kishte shumë kujdes, pasi prej tij varej e ardhmja e numrit 2 të qeverisë.
Në datën 28.05.2021, në orën 15:03, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin:
“I dashur Visi, marrëdhënia jonë ka kaluar ups and doëns shumë herë, por e rëndësishme është që unë ty të konsideroj një nga personat më të afërt. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë po të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shumë të tjerëve që ndodhen përqark nesh. Në rast se do të dështojë në këtë detyrë të re, të siguroj që do ishte një goditje e madhe për mua dhe dështimi ka të bëjë me punët, deadlines dhe deri te marrëdhëniet me njerëzit dhe fjalët që do qarkullojnë. Dua ta marrësh shumë seriozisht, dua të reflektosh mbi të dhe e hëna të jetë një stage i ri i jetës tënde profesionale. Hermetizëm, asnjë takim, asnjë premtim, të jesh prezent në çdo kantier, të mos marrësh vendime pa konsultim. Mos më zhgënje! Ta gëzosh, sapo e more emërimin”.
Në orën 15:03, Evis Berberi:
“Faleminderit. Më ke vlerësuar gjithmonë më shumë sesa kam pasur mundësi ta kthej. Nuk do të zhgënjej, përkundrazi.”
Në lidhje me komunikimin e mësipërm, rezulton se në datën 31.05.2021, shtetasi Evis Berberi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
“Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon me SMS”/ Që prej të premtes e pandehur, zbardhen bisedat mes Ballukut dhe Evis Berberit: Tenderin për tunelin hape kur të…
BalkanWeb dhe News24 kanë zbardhur dosjen e Prokurorisë së Posaçme për zëvendës kryeministren Belinda Balluku.
Pjesë nga dosja:
Në lidhje me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
Në datën 01.10.2021, në orën 10:52, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Ok Per pak nxjerr tunelin”.
Në orën 10:53, Belinda Balluku: “Prit dhe pak”.
Në orën 10:53, Evis Berberi: “Per tunel ok?”.
Në orën 10:54, Belinda Balluku: “Po po, prit ti coj fjalen atij kurves qe kercenon me sms”.
Në orën 10:54, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 13:37, Belinda Balluku: “Nxirre tunelin”.
Në orën 13:43, Evis Berberi: “Ok Per pak”.
Në orën 16:06, Evis Berberi: “Tuneli u nxorr Sapo”.
Në lidhje me komunikimin e mësipërm, nga këqryja në sistemin elektronik të prokurimit publik, rezulton se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka përfunduar vlerësimin në datën 01.10.2021, në orën 16:07.
Në lidhje me vlerësimin e ofertave, nga këqyrja e aktit të ekspertimit teknik kompjuterik nr. 259, datë 21.11.2024, të aparatit celular të markës “Samsung Galaxy A04S”, sekuestruar shtetases Valbona Pepa, ka rezultuar komunikimi i zhvilluar në aplikacionin “Ehatsapp” ndërmjet shtetaseve Valbona Pepa dhe Jetmira Dervishi, si më poshtë:
.
Në datën 01.10.2021, në orën 16:13, shtetasja Valbona Pepa i dërgon shtetases Jetmira Dervishi mesazhet: “Shoqe Kush fitou”.
Në orën 16:13-16:14, Jetmira Dervishi: “U shpall fituesi Turku me gjoken”.
Në orën 16:14, Valbona Pepa: “Ok Si duket sit Ka gjo ne terezi”.
Në orën 16:15, Jetmira Dervishi: “Do e flasim te henen”.
Në orën 16:15, Valbona Pepa: “Djale a vajze Deri te henen ohuuuu”.
Në orën 16:16, Jetmira Dervishi: “Hahahah”. Në orën 16:21, Valbona Pepa: “Ku je ti qe do i skualf Kur them une”.
Në orën 16:23, Jetmira Dervishi: “U argumentua ne grup E meritonte”.
Në orën 16:26-16:28, Valbona Pepa: “Ta dish ti se qendron puna henen flasim E mos me bej kompetenten”.
Në orën 16:28, Jetmira Dervishi: “Do e flasim te henen”.
Në orën 16:28, Valbona Pepa: “Ciao”.
Në orën 16:28, Jetmira Dervishi: “Se ta dish ti si qendron puna.
Në orën 16:28-16:30, Valbona Pepa: “Po pra Qe nga emri e kuptova Sekretim Dolet ju E bera ne sistem”.
Në orën 16:31, Jetmira Dervishi: “Po po dolem se une po iki Jemi per dreke”.
Në procesverbalin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nr. 2, datë 01.10.2021, “Mbi vlerësimin e ofertave të paraqitura në procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë)”, përshkruhet, si më poshtë:
SPAK i referohet shkrimeve të BalkanWeb në dosjen për Belinda Ballukun. Zv/kryeministrja e pandehur për skandalin 190 mln euro të tunelit të Llogarasë
Në përpilimin e dosjes ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, SPAK i është referuar edhe denoncimeve të publikuara në media. BalkanWeb dhe News24 në mënyrë të vazhdueshme kanë denoncuar procedurat e prokurimeve publike në shkelje me ligjin dhe se tenderat e infrastrukturës dhe energjisë kontrolloheshin nga Belinda Balluku dhe bashkëpunëtorët e saj.
Sipas dosjes, linku i faqes online www.balkanweb.com rezulton se ka ndihmuar hetuesit e SPAK-ut në ngritjen e akuzave ndaj Ballukut, duke ofruar të dhëna dhe detaje që kanë orientuar më tej verifikimet e prokurorëve.
Prokuroria e posaçme SPAK ka vënë nën akuzë edhe disa bashkëpunëtorë të Belinda Ballukut, lidhur me tenderin për tunelin.
Dyshimet përfshijnë shkelje të barazisë në tender, mungesë transparente në kontrata dhe përfitime jo të justifikuara.
Screenshot 265
Në njoftimin që prokuroria speciale nxori në fundjavën e shkuar theksohej se Belinda Balluku po merrej e pandehur për “Shkelje të parazisë në tendera dhe ankande publike”.
Ai u fitua nga kompania shqiptare Gjoka Konstruction, me një vlerë prej 140 milionë eurosh. Por kjo “garë” u anullua shpejt me pretendimin se asnjë prej gjashtë kompanive nuk përmbushte kriteret e kualifikimit.Katër muaj më vonë kjo gjë u bë publike, pasi në 19 prill 2021, në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, u njoftua se tenderi ishte prishur, pasi asnjë ofertë nuk ishte e suksesshme në përputhje me dokumentet e nevojshme. Ndërkohë në kulisa kishte filluar të luhej një lojë tjetër.
Kur ky tender u ripërsërit, fitues i tij u shpall një bashkim firmash turke INTEKAR-ASL që sipas prokurorëve kishte faturuar 30 milionë euro më shumë sesa tenderi i parë.
Ndërtimi i këtij tuneli që në fillimi kishte ngritur pikpyetje të mëdha si një aferë korruptive.
“Djalë qytetar”/ Biseda të reja zbardhen ndaj Ballukut, takimi që kishte lënë me deputetin e PD, porosia që i la Evis Berberit për Arbi Agalliun
Biseda të tjera janë zbuluar për zv/kryeministren Belinda Balluku ku në mesazhet me kreun e ARRSH, Evis Berberi n thuhet se do të takonte një deputet demokrat më 27 janar 2022.
Takimi mes Arbër Agalliut dhe Berberit, sipas asaj që sqaron Balluku ishte për dy toka në Vlorë.
Ministrja e cilëson deputetin demokrat si djalë qytetar, dhe i porosi Evis Berberit që të mbajë qëndrim të dashur me të.
“Do të marrë për një takim Arbër Agalliu, deputeti i PD qe ka nja dy pyetje për dy toka qe ka ne Vlore një tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës. Qëndrimi shume I dashur, shume I mire se është djalë qytetar”, i shkruan Balluku, Evis Berberit.
Pjese nga dosja hetimore:
Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime midis shtetasit Evis Berberi dhe shtetasve Belinda Balluku dhe Arbi Agalliu si më poshtë:
Në datën 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Do te te marr per nje takim Arber Agalliu, dep I PD qe ka nja dy pyetje per dy toka qe ka ne vlore nje tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës Qendrimi shume I dashur, shume I mire se eshte djale qytetar”.
Në orën 18:51, Evis Berberi: “Patjeter E kemi patriot”.
Në orën 18:52, Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ca I bejme, te marr lejen e ndertimit nga bashkia, atehere shprehemi”.
Në orën 18:52, Evis Berberi: “Ok Ne japim mendim pasi ka marre leje”.
Në datën 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja te flisnim pak. Flm.”.
Në orën 19:20, Evis Berberi: “Mirembrema, neser ne mgjs”.
Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu.
Në datën 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Miremengjes! Une per pak jam aty. Jam ne trafik posht diges.”.
Në orën 08:35, Evis Berberi: “Pa prob”.
Në datën 01.02.2022, në orën 09:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Se percolla Agalliun”.
“Ia këndoj këngën, s’ma ndjen për asnjë”! Zbardhet dosja e SPAK për Ballukun, biseda me Evis Berberin: Duhet ta rishpallim përnjëherë që t’i djegim afatet e ankimimit. Si u manipulua tenderi për Llogaranë
News24 dhe BalkanWeb kanë siguruar dosjen e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku flitet edhe në lidhje me komunikimin që zv/kryeministrja ka me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi për tenderin e tunelit të Llogarasë.
Në biseda sqarohet se si manipulohej tenderi, që më pas iu dha kompanisë turke, me një ofertë 50 mln euro më shtrenjtë se ajo e kompanisë “Gjoka”. Procedura e parë është anuluar, ndërsa “Gjoka” kishte ofruar 140 mln euro.
Pasi tenderi ribëhet, vlera e fondit limit rritet në rreth 190 mln euro dhe fitues shpallen turqit.
Këta të fundit ndërtimin e tunelit ia lënë kompanisë Gjoka si nënkontraktor.
Pjesë nga biseda:
Belinda Balluku: Mendoj ta anullojme skualifikoji te gjithe”.
Evis Berberi: “Jam mese dakort. Se kam diçka qe sme kuadron ne gjithe situatën. Kur e do sot apo nesër. Mgjth nese te duhet ja kendoj kengen sma ndjen shume per asnje dhe e çoj ku duhet.
Belinda Balluku: “Jo jo kam ate ndjesine time qe nuk duhet”.
Evis Berberi: “E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”.
Belinda Balluku: “Me jep afatet nese e shpallim neser”.
Evis Berberi: “Max 24 mars ankimimi ne MIE ne 25 i kthejme pergjigje. Max 4 prill ankohet ne KPP dhe min 14 prill max 22 prill kthen KPP pergjigje. Duhet ta rishpallim pernjehere qe t’i djegim afatet e ankimimit ne gjykate”.
Në datën 18.03.2020, në orën 11:30, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazhet: “Po si ke lajmeruar te tjeret per anullim? Mbylleni sot me urgjence”.
Evis Berberi: “Po gysin sot e ke te mbaruar”. … … Në orën 17:09, Evis Berberi: “E mbyllem”.