Alba Kepi: Atëherë përshëndetje të gjithëve. Nisim sot bisedën tonë shtatë pyetje të gazetarëve shqiptarë profesionistë te diasporës, me të ftuarin kandidatin e pavarur të bashkisë së Matit, zotin Eduard Brahilika. Kujtojmë se bashkia e Matit mbeti pa kryetar bashkie pas dorheqjes së Agron Malajt dhe zgjedhjes së tij si deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe presidenti i republikës me një dekret të posaçëm vendosi dërgimin e bashkisë së Matit në zgjedhjet e parakohshme. Mirëmbrëma zoti Ibrahilika, faleminderit shumë që pranove ftesën tonë. Para se të nisim, unë doja thjesht një prezantim të bordit drejtues të Unionit të gazetarëve shqiptarë profesionist diasporës. Nisim me kryetarin tonë zotin Skënder Buçpapaj i cili lidhet nga Zvicra. Kemi zotin Artan Kutra i cili lidhet nga Franca. Kemi zonjën Elida Buçpapaj e cila lidhet nga Zvicra. Kemi zotin Ardian Murraj i cili lidhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi zotin Genc Burimi i cili lidhet nga Franca dhe jam dhe unë Alba Kepi që lidhem nga Italia. Shkurtimisht dua vetëm t’ju bëj prezantoj shoqatën tonë, që dhe ju të njiheni me ne. UGSHPD Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës, është themeluar në vitin 2021 dhe regjistruar në Bern të Zvicrës. Ne jemi përpjekur gjatë këtyre katër viteve të aktivitetit tonë të japim një profesionalizëm në përcjelljen e medias së lirë dhe të pavarur. Kemi qenë me statusin vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe kemi pasur pikërisht në fokus mbrojtjen e të drejtës së votës në një shoqëri demokratike dhe në këtë fokus kemi nisur dhe këtë cikël takimesh me kandidatët e pavarur pikërisht për t’i dhënë zë dhe për t’i dhënë mundësi që të rrëfejnë për fushatën e tyre dhe për zgjedhjen e tyre si kandidatë të pavarur.