Revolta e Spaçit, e 21 majit 1973, hyri në historinë e Shqipërisë si një nga ngjarjet më dramatike që tronditi regjimin e asaj kohe. Për tri ditë me radhë, të burgosurit politike të këtij kampi, pas pothuajse tridhjetë vitesh shtypje, ngritën midis maleve të Mirditës flamurin kombëtar kuq e zi, pa yllin e kuq, simbolin e diktaturës. Ky film-dokumentar është një homazh për të gjithë pjesëmarrësit e atij akti trimërie, veçanërisht për katër të pushkatuarit: Pal Zefi, Dervish Bejko,Hajri Pashaj dhe Skënder Daja.