Kur Fatos Nano u “zgjodh” kryeminister i Shqipnisë, i cili erdhi në pozitë mbas trazinave të përgjakshme të vitit 1997, VATRA me iniciativën e kryetarit të mirënjohun Ing. Agim Karagjozi
u mblodh Bordi për shqyrtimin e ardhjës në pozitë nji komunist 100 karatësh dhe në mënyrë joligjore, sepse ky ishte tranzicion jo demokratik, por me gjakderdhje e forcë.
Prandaj ne votuem unanimisht kundër kësaj qeverie të majtë, komuniste ekstreme.
VATRA nëpërmes të organit të saj DIELLI , botoi lajmërimin në ballinën e gazetës:
FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA, NUK E NJEH QEVERINË E MAJTË NANO.
Ky gjest i randë dhe fyes për Demokracinë ishte hile e madhe e Fatos Nanos, por dallohet nga veprimi i Edi Ramës, i cili vjedh votat e Shqiptarëve, tash sa vite.
Vatra formale, që sot ekziston nuk bza, sepse për herë të parë në ma se nji shekull asht e kapun nga qeveria Shqiptare, që preferojnë heshtjen.
Sidoqoftë VATRA dhe SHQIPNIA janë të destinueme me mbijetue, kuptohet me nder.
Sergio Bitici
New York, N Y
3 Nandor 2025