Nano ndodhej prej rreth 30 ditësh në gjendje kritike shëndetësore dhe në momentet e fundit të jetës ai mori trajtime në repartin e reanimacionit në një spital privat në Tiranë.
TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka ndërruar pas disa ditësh në reanimacion. Nano ndodhej prej rreth 30 ditësh në gjendje kritike shëndetësore dhe në momentet e fundit të jetës ai mori trajtime në repartin e reanimacionit në një spital privat në Tiranë.
Ish-kryeministri pësoi arrest kardio-respirator në ambientet e shtëpisë së tij. Për monitorimin e gjendjes shëndetësore të Nanos erdhi në spitalin privat në Tiranë edhe një epik i specializuar mjekësorë të huaj, por fatkeqësisht ish-kryeministri ndërroi jetë./Dosja.al
Kush ishte Fatos Nano
Ai filloi karrierën e tij politike ne vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatisë vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Zgjedhjet në 31 mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua përsëri Kryeministër. Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.
Burgosja e tij u bë problemi kryesor i Shqipërisë post komuniste, sepse shumë socialistë besonin se kjo burgosje ishte shkase e opozicionit të Nanos ndaj qeverisë së Berishës.
Gjatë vitit 1994 skemat piramidale po bëheshin të njohura në Shqipëri dhe rënia e tyre në vitin 1997 shkaktoi një revoltë të armatosur të nxitur nga opozita kundër qeverisë me kërkesën për kthimin e parave të humbura në firmat piramidale. Kjo revoltë çoi në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga presidenti Berisha. Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga presidenti Berisha. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste. Presidenti Berisha dha dorëheqjen dhe kuvendi i ri zgjodhi president Rexhep Mejdanin. Presidenti Mejdani emëroi kryeministër Fatos Nanon. Ndërkohë, në shtator të vitit 1998 dha dorëheqje pas trazirave që u shkaktuan pas vrasjes së Azem Hajdarit. Fatos Nano u gjykua i pafajshëm ndaj akuzave për shpërdorim detyre dhe korrupsion në vitin 1999.