Shkarkimi i Niko Peleshit sot jo vetëm që nuk u arrit, por edhe vetë deputetët që firmosën për largimin e tij nuk votuan.
Kjo është një fyerje e rëndë për demokratët, për strukturat dhe për çdo qytetar që beson ende te opozita.
Nëse deputetët e opozitës nuk kuptojnë çfarë ndodh në Parlament, nëse nuk qëndrojnë te firmat e tyre, te fjala dhe te përgjegjësia, atëherë çfarë i duhen opozitës?
Opozita nuk është dekor, as fasadë, as teatër. Opozita është betejë, qëndresë dhe llogari ndaj publikut.
Qëndrimi i sotëm është tregues i qartë se kriza morale brenda opozitës është po aq e rrezikshme sa kapja e shtetit nga mazhoranca.
Demokratët meritojnë përfaqësim dinjitoz, jo lojëra hijesh dhe jo tërheqje para votimit.
Koha e justifikimeve ka mbaruar.
Koha e përgjegjësisë sapo ka filluar.