Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke shpjeguar arsyet që e shtyjnë të garojë në zgjedhjet e pjesshme për drejtimin e kryeqytetit. Binaj do të garojë kundër socialistes Ogerta Manastirliu.
Përmes një postimi në Facebook, Binaj thekson se vendimi i tij për të garuar lind nga dëshira për t’i siguruar fëmijëve të Tiranës një qytet të shëndetshëm, ku ata të kenë mundësi të krijojnë kujtime dhe jo të përballen me ndërtime
“Shumë veta më pyesin pse po kandidoj. Po kandidoj për fëmijët tanë, për fëmijët tuaj, për këtë qytet. Që fëmijët tanë të rriten duke ndërtuar kujtime dhe jo duke parë ndërtime,” shprehet Binaj në video.
Ai tregon se jeton në Tiranë me bashkëshorten dhe tre fëmijët në një apartament të vogël, por të ngrohtë dhe plot dashuri, dhe thekson angazhimin e tij të vazhdueshëm kundër padrejtësive:
“Një Tiranë e pashëndetshme nuk mund të prodhojë qytetarë të shëndetshëm. Në krye të Bashkisë Tiranë nuk duhet një shërbëtor i partisë, por një shërbëtor i qytetarëve. Sot duhet të veprojë të gjithë bashkë,” vijon kandidati.
Florjan Binaj: Shumë veta më pyesin pse po kandidoj. Po kandidoj për fëmijët tanë, për fëmijët tuaj, për këtë qytet. Që fëmijët tanë të rriten duke ndërtuar kujtime dhe jo duke parë ndërtime. Unë jetoj në Tiranë si të gjithë me bashkëshorten time me 3 fëmijët tanë në një pallat të vjetër, në një apartament të vogël, por që është i ngrohtë dhe plot dashuri. Me punën, aktivizmin dhe zërin tim kam ngritur zërin gjithmonë kundër të keqes. Kam dalë gjithmonë në krah të atyre që kanë nevojë. Një Tiranë e pashëndetshme nuk mund të prodhojë qytetarë të shëndetshëm dhe në krye të Bashkisë Tiranë nuk duhet një shërbëtor i partisë, duhet një shërbëtor i qytetarëve. Sot duhet të veprojëm të gjithë bashkë
******
Edi Rama, në podkastin Flasim, ka sulmuar kandidatin e pavaruar për Bashkinë Tiranë, aktorin e njohur të humorit Florjan Binaj.
Rama u shpreh se Flor Binaj është një kandidat i PD-së, të cilën e quan kënetë.
“Për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë pa dallim, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit njëherë kur ka ardhur për të luajtur rolin tim”, tha Kryeministri.
Ao theksoi se “nuk e gjykoj aspak aktorin për rolin e ri që ka marrë se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë”.