Në Drenas, në manifestimin letrar tradicional ,,Vjeshta dhe Vargjet,, erdhi haberi jo i mirë se shkrimtari Daut Demaku është i sëmurë në shtrat në shtëpinë e tij në Prishtinë. Shkrimtari i Drenicës dhe i letërsisë që nisi udhën e krijimtarisë letrare në vitet `60 të shekullit të kaluar, u bë krah i botës së letërsisë shqipe në rrafshin kombëtar të tregimit, të prozës, të humorit, të gazetarisë dhe të tipareve të frymës së pozitivitetit në jetë dhe për Drenicën e tij.
Lexuesit dhe miqtë e tij tash sa kohë jemi në dijeni për sëmundjen e diabetit,që, me forcë e disiplinë, i ka bërë ballë shkrimtari Daut Demaku, duke ia ndalur turrin tinëzar të sëmundjes së shekullit…!
Me frymë jete, lutemi për shëndetin e shkrimtarit të Drenicës, Daut Demaku!
Çikago,më 25 tetor 2025
——
Daut Demaku lindi më 13 tetor të vitit 1944 në Abri të Epërme (Drenicë), është shkrimtar Shqiptar Dhe Ligjerues i lëndës “Arti i Mendimit Pozitiv”
U shkollua në vendlindje dhe në Prishtinë. Kater vite ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Kosovës “Bota e Re”, kurse një mandat kryetar i Lidhjes së Studentëve të Kosovës.
Një kohë të gjatë ishte redaktor në Redaksinë e Revistave të Rilindjes, redaktor i Kooperativës botuese të Librit Bujqësor në Prishtinë dhe së fundi edhe drejtor i Shtëpisë Botuese Rilindja. I përkthyer në maqedonisht , serbisht , norvegjisht dhe anglisht
- Brigjet e Thata – 1967
- Plisat e Kuq – 1969
- Plisat e Kuq (ribotim ne Tirane) – 1971
- Kapituj jete – 1977
- Shi e Puhi – 1979
- Buka – 1981
- Bletaja – 1976
- Në mjaltishtë – 1978
- Mote të thata – 1983
- Trëndafila pa gjëmba – 1986
- Guralec në këpucë -1989
- Tregime Shqiptare -1996
- Mendimi dhe Suksesi – 1997
- Magjia e Urtisë – 2000
- Shenjat para kthesave – 2002
- Thuaji jetes miremengjes – 2003
- Rina Dhe Gjyshi – 2004
- Aforizma – 2005
- Tregime Shqiptare dhe Mendimi Pozitiv
Radiodramat:
- Trenat e mesnatës – 1972
- Selgjishtja është dëshmitare – 1978
- Ndryshoe vehten o njeri – 2004
Komeditë e luajtura në teatër :
- Servisi i shpirtit – 1997
- Ulërima – 2004
- Tregime të sotme shqiptare – 1968
- Toka e përgjakur – 1972
- Djepi i lashtë – 1984
- Lumturia – 2016
- (Wikipedia)