I fejuari i yllit botëror Dua Lipa, aktori Callum Turner, ka rrëfyer detaje nga takimi i parë me këngëtaren shqiptare.
35-vjeçari tha për Sunday Times se ai dhe ylli i popit u takuan para ditëlindjes së një miku të tyre të përbashkët në Los Angeles, duke thënë me bindje se kimia e tyre ishte e menjëhershme.
“U ulëm pranë njëri-tjetrit dhe kuptuam se po lexonim të njëjtin libër, gjë që është çmenduri”, shpjegoi Callum Turner. “Librin ‘Trust’ [nga Hernán Díaz]”.
Aktori u shpreh se sapo kishte mbaruar kapitullin e parë dhe ia tregoi Dua Lipës.
“Ajo më shikoi dhe tha: ‘Edhe unë sapo e mbarova kapitullin e parë’”, kujtoi ai, duke vënë në dukje se u përgjigj: “Pra, jemi në të njëjtën faqe”.

Duke buzëqeshur, aktori pranoi se në atë moment shikoi lart qiellit dhe tha: “Të dëgjoj. Të kuptoj. Shenjat janë të forta, mos u shqetëso.”
Në janar të vitit 2024, Page Six zbuloi se Callum Turner dhe 30-vjeçarja ishin në një lidhje pasi u panë duke kërcyer në festën pas premierës së filmit të tij “Masters of Air” në Los Angeles.
Në atë kohë, një burim tha se dyshja ishin “të çmendur pas njëri-tjetrit”, pavarësisht se kishin pak kohë në një lidhje.

Tre muaj më vonë, çifti u fotografua duke u argëtuar me njëri-tjetrin ndërsa ndodheshin në New York City. Ndërsa në dhjetor, u raportua se ata ishin fejuar.
“Dua dhe Callum janë shumë të dashuruar. Janë fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur”, tha një burim për The Sun në atë kohë. “Dua ka pasur një nga vitet më të mira të karrierës së saj profesionale dhe kjo është qershia mbi tortë.”
Burimi shtoi: “Callum është një mbështetje e fortë për Duan dhe ata janë një çift i mrekullueshëm. Familja dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur. Kanë qenë Krishtlindje të mrekullueshme për ta.”
Dua Lipa konfirmoi fejesën gjatë një interviste në prill me British Vogue, e cila u botua në qershor.

“Ky vendim për t’u plakur së bashku, nuk e di, për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë, është një ndjenjë vërtet e veçantë”, tha ajo në atë kohë.
Duke pasur parasysh axhendat e ngjeshura të punës së dyshes, këngëtarja vuri në dukje se nuk e kanë me nxitim për të shkuar drejt altarit.
Në fakt, ajo tha se donte të përfundonte turneun e saj “Radical Optimism”, i cili përfundon në dhjetor, përpara se të fillonin procesin e planifikimit të dasmës.
“Po e shijojmë këtë periudhë”, tha ajo, duke shtuar se do të donte shumë të krijonte familje me Turnerin “një ditë”. gsh



