Përmet 18 tetor 2025
Në qytetin e bukur të Përmetit nën patronaktin e Kryetarës se Bashkis së Përmetit dhe nën udhëheqjëne e Kryetarit të Klubit zt. Ligor Shyti dhe zv/ nenkryetarës Anila Mihaliu mbajt një Konferencë shkencore me rastin e 125 vjetorit të amëshimit të Naim Frashërit.
Fjalën përshëndetëse e mori Kryetarja e Bashkisë znj. Alma Hoxha, e cila përshëndeti dhe uroj mirëseardhje të gjithë mysafirve në sallë duke përshëndetur në veçanti mysafiret e ardhur nga Kosova si Ibrahim dhe Sanije Avdyli si dhe nga diaspora Neki dhe Fetanete Lulaj.
Për të vazhduar me recitimet me poezitë e Naim Frashërit nga nxënësit e shkollës fillore dhe këngë nga Sazet e Përmetit për Naim Frashërin.
Në vazhdim para të pranishmeve doli prof . dr.Përparim Kabo,me Temën:”Filozofija në veprat e Naimit,”ku profesori i ndëruar në mënyrë shumë profesionale dha një Ligjerat të thukët shkencore duke shkoqitur shumë gjera interesante qe për herë të parë publikohën për lexuesit dhe opinjonin!
Në vazhdim i ftuari i radhës nga konferecierja ishte Ligor Riza,aktor i Teatrit “Andon Zako Çajupi “në Korçë i cili interpretoi në mënyrë brilante ca poezi të Naim Frashërit.
Programin e begatuan me recitimet e tyre në gjuhën frenge vajzat e gjimnazit “Sami Frashëri” nga Përmeti
Në vazhdim të programit u ftua zt. Kastriot Bezati, historian dhe pasardhës i denjë i figurave me të ndritura kulturore dhe patriotike të Përmetit.I cili kishte zgjedhur temën:”Vëllazërit Frashër Pasuria qe i flet çdo brezi”I cili preku shumë gjera interesante për frashëllinjët e pa vdekshëm me ligjeratën e tij të gjatë dhe shumë
përmbajtësore theksoi fjalët e një ambasadori amerikan i cili mes tjerash kishte theksue në Frashër ” Është e rrallë më botë qe nga një familje të dalin tre kolos të kombit siq janë :Naimi Samiu dhe Avdyl Frashëri “Programi vazhdoj me një valle artistike nga grupi i vajzave përmetare.
Më vazhdim të programit fjala ju dha mysafirit të ardhur enkas për këtë manifestim shkencor kulturor e përkujtimor zt. Neki Lulaj, i cili përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti duke theksuar se “Arti i dhe kultura i ka bashkuar dy popuj padrejtësisht të ndarë të një gjaku dhe një gjuhe Kosovën dhe Shqipërinë por ka ngelur edhe pakë punë për tu bërë nga politikanët të cilët shpresojë, deshirojë dhe besojë qe do ta bejnë a vonesë!.Pastaj vazhdoj me recitimin e një Poezije e cila u mirëpritë shumë mirë nga të pranishmit me duartrokitje frenetike.
Fjala e nën/kryetarës të Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistve në Përmet Anila Mihali, poete e cila theksoi se 25 maji do të jetë Dita mbarëkombëtare eKulturës shqiptare në Përmet.
Manifestimi u përmbyll me një recitim artistik nga një moderatorja e programit dhe një nxënës i shkollës fillore.Në fund të
ketijë manifestimi shkencor dhe përkujtimor nga Kryetarja e Bashkisë znj Alma Hoxha si dhe nga Ligor Shyti kryetari i Klubit të Shkrimtareve Artistve “Naim Frashëri “ u shtrua një darkë solemne.
Neki Lulaj