Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës shpreh solidaritet të plotë me gazetarin investigativ italian Sigfrido Ranucci, i cili ka qenë objekt i një atentati me bombë – një akt i rëndë kërcënimi kundër lirisë së shtypit dhe parimeve demokratike.
Sigfrido Ranucci që nga viti 1999 është autor i dhjetëra hetimeve në realitetin italian dhe atë ndërkombëtar, duke pasur temë qendrore veprimtarinë e mafias. Është fitues i shumë çmimeve të rëndësishme të gazetarisë.
Ranucci është gjithashtu autor i hetimeve të rëndësishme mbi aktualitetin shqiptar, politikën, korrupsionin dhe qendrat e emigrantëve në Shqipëri, duke kontribuar në informimin e opinionit publik me kurajo dhe profesionalizëm.
Çdo kërcënim apo akt dhune ndaj një gazetari është një sulm ndaj demokracisë dhe ndaj të drejtës së qytetarëve për të ditur të vërtetën.
Unioni qëndron në krah të të gjithë gazetarëve që ushtrojnë profesionin me guxim, etikë dhe pavarësi, duke mbrojtur të vërtetën dhe transparencën publike.
Liria e shtypit është themeli i çdo sistemi demokratik.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)