Në këto zgjedhje do të marrin pjesë 22 parti dhe 19 koalicione.
MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut do të votojë sot për të zgjedhur 80 kryetarë dhe këshilltarë komunash. Në këto zgjedhje do të marrin pjesë 22 parti dhe 19 koalicione. Ndërsa 119 grupe votuesish janë kandidatë të pavarur.
Rreth 1,832,415 votues, priten të votojnë në në 3,474 qendra votimi në vend. Ata do të votojnë për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale. Votimi do të fillojë në orën 7 të mëngjesit dhe do të përfundoj në orën 7 të mbrëmjes. Ndërsa zgjdhjet do të moniotorohen 807 vendas dhe 644 vëzhgues ndërkombëtarë, pra në totoal do të monitorohen nga 1,451 vëzhgues.
Votuesit do të identifikohen me një kartë identiteti ose pasaportë. Votimi do të realizohet në mënyrë të fshehtë. Është bërë me dije se votimi në grup familjarë apo prania me armë apo mjete të tjera të dyshuara, do të ndalohet rreptësisht nga policia./Dosja.al