Shfaqja entusiazte e Grenellit mikut per koke te Vuçiçit menjehere pas tallavase patriotike ne Tiranë, tregon qartë se ai demonstrim vetem me te pandehurit e Hages nuk ka te beje, sepse gjykatave nuk ua ndjen fare per spektakle te tilla, dhe se ndaj UÇK nuk ka asnje akuze te vetme, tjeter gje se ndonje i akuzuar VIP kerkon ta terheqe me vete atë, por s’do te ketë sukses kurre.
Duke mos patur mundesi ta mundin me vote Albin Kurtin ne Kosovë dhe per t’i dhene nje dore Ali Ahmetit ne Maqedoni me rastin e zgjedhjeve lokale atje, u thirr ne skene i ashtuquajturi patriotizem folklorik, ku aktoret e vërtetë qendronin ne hije dhe shijonin efektet e propagandes tek njerezit qe padjallezisht mbushen sheshin ” Skenderbej “.
Nuk flas per fjalimet pasi ato jane rutinë ne keto raste, por ne menyre kirurgjikale nje dore ishte kujdesur qe te mos permendej emri i Vuçiçit, kapobandes serbe qe perben rrezikun permanent per Kosoven, te mos kishte asnje parrullë kunder Serbisë e genocidit serb, asnje pankarte kunder Vuçiçit etj…
Pra as organizatat e manipuluara, as Moisiu qe mezi rrinte ne kembe e qe kishte shprehur deshiren te vdiste ne miting, ( sipas moderatorit) nuk ishin protagonistet, me perjashtim te Ali folklorikut qe ishte pjese e skemes, te tjere ishin protagoniste, e ku fijet te çojnë tek Grenelli e miqtë e tij ne Tiranë e Beograd.
Gjithsesi mire u be, sapunin per djathë e kemi ngrene gjithmonë. S’eshte rasti i parë.
Mirutakofshim ne shfaqjen e rradhes.