Sipas deklarimit te Hashim Thaçit ,ne Kosovë kanë marrë pjesë në luftë me arme ne dorë 12-15 mijë luftëtare, nderkohe qe makineria serbe kishte te angazhuar nje korpus ( korpusi i 52), me 50 mijë forca nga me te kompletuarat e ushtrise serbe, te cilat bashke me policine dhe paramilitaret shkonin deri ne rreth 100 mije.
– Roli i UÇK, padyshim ishte i pazevendesueshem, per faktin se ajo ishte detonatori i luftes se armatosur per liri ,qe u perqafua nga populli i Kosovës ,por qe e kishte te pamundur ushtarakisht te clironte atë.
Ndaj sot Kosova nuk eshte plotesisht e pavarur, ndaj sot Nato eshte prezente ne Kosovë, ndaj sot qeverite ne Kosovë i kanë duart e lidhura per shume vendime qe duhet te marrin ne te mirë te Kosoves ( ato qeveri qe mendojne per te miren e vendit), qoftë dhe per ndertimin e nje ure, vendosjen e reciprocitetit me Serbine , vendosjen e reparteve te sigurisë se Kosoves ne veri etj.etj…
Është e çuditshme se edhe kur qeveria aktuale ndermerr veprime te guximshme per shtrirjen e sovranitetit ne te gjithe vendin, i pari Beogradi e pas tij opozita ne Kosovë ,e ne jo pak raste faktori nderkombetar ulerasin per prishje stabiliteti, per ” armiqësim ” me faktorin nderkombetar, me Ameriken, per fashizem , komunizem e ku dreqin dihet se çfare termash do te shpikin akoma me vone.
Ne duhet te perulemi me nderim ,respekt e veneracion te thelle ndaj atyre burra e grave qe moren pushken per liri, qe rane ne fushen e nderit, por dhe para tyre qe me vizion, mençuri e trimeri e njohen Kosoven ne kancelarite me te larta dhe qendrat vendimarrese, posaçerisht: Presidentit historik Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes se tij martire, familjes Haradinaj qe dha aq shume ne luften per çlirim etj.dhe jo hajnave apo me keq atyre qe falen tokë e qe per pushtetin dhe interesat e tyre jane gati ta shqyejne Kosoven .
Ne duhet tu themi faleminderit atyre ushtareve e komandanteve te cilet moren armet per liri ,jo me shprese se do te pasuroheshin pas lufte, siç ndodhi me disa komandante qe tashme i njeh e gjithe Kosova, si grabites te medhenj duke u thirrur ne emer te UÇK.
Sigurisht ne duhet ti jemi mirenjohes te gjithe atyre, veçanerisht SHBA, qe udhehoqen koalicionin me te madh ushtarak ,i cili mundesoi clirimin e Kosoves, me nje kerkese : mos e perkedhelni me Serbine, hiqni sanksionet absurde e te turpshme ndaj Kosoves,lereni atë te shijoje afshin e lirise se mungur ne mbi 100 vjet,bejeni te ndjehet realisht e pavarur siç e meriton dhe jo si deri tani.
Ngaterrestaret e pandreqshem, armiqtë e stabilitetit, te paqes, gjithçkaje destruktive ne rajon kane qene , jane e do te jene kurdoherë serbet dhe asnjehere shqiptaret .
-Mos harxhoni me kot miliarda me Serbine, nuk kthehet ajo me perendimin dhe historia e ka vertetuar me se miri kete, pavarësisht se kush do te jene ne pushtet atje, mbeturinat millosheviçjane sot apo te tjerë neser.