Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se SHBA-të dhe aleatët e saj do të marrin masat e nevojshme për të “imponuar kosto ndaj Rusisë për agresionin e saj të vazhdueshëm”, nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon.
“Nëse na duhet të marrim këto masa, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është gati t’i ndërmarrë ato. Nëse na duhet të ndërmarrim atë hap, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është gati të bëjë detyrën e tij në mënyra që vetëm SHBA-të mund t’i bëjnë”, tha Hegseth.
Deklarata e tij u bë gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, aleatit të Kievit, në selinë e NATO-s.
Më herët, edhe presidenti Donald Trump paralajmëroi Rusinë për zhvillimet e fundit dhe mospranimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën, duke u shprehur ndër të tjera se “Putin nuk po tregohej djalë i mirë” në këtë rast. Panorama