Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit të një parku fotovoltaik në Njësinë Administrative Topojë, në Bashkinë e Fierit.
Firma që do të ndërtojë këtë park është në pronësi të Ledian Ruçit, djalit të ish kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.
Kompania “SLR Albania” shpk sipas të dhënave të QKB është regjistruar si biznes në vitin 2022.

Kjo firmë ka përfituar me vendim të Bashkisë së Fierit dhe Këshillit Bashkiak të Fierit 50 mijë metra katrorë toke me qira.
Ndërkohë që sipas projektit vlera e investimit për këtë projekt do të kapë vlerën e rreth 1.2 milionë euro.

“Qëllimi është që të ndërtohet një impiant fotovoltaik, duke shfrytëzuar burimin e rrezatimit diellor për prodhimin e energjisë elektrike gjatë gjithë kohës që ky burim është i pranishëm dhe hedhjen e tij në sistemin elektroenergjetik shqiptar.
Ky central i propozuar do të sjellë rezultate shumë pozitive jo vetëm në ekonominë lokale (zonës së Fierit), por edhe atë kombëtare.
Disa nga rezultatet janë: Prodhimi i energjisë elektrike duke mos çliruar gazra të dëmshëm për atmosferën/mjedisin; Shfrytëzimi i burimeve të rinovueshme/ripërtëritshme të energjisë (energji diellore);
Strukturat e paneleve do të kenë lartësi maksimale referuar sistemimit te sheshit prej 2.27 m.
Objekti më i lartë në shesh për impiantin do te jete kabina elektrike me lartësi referuar kuotës se sistemit prej 3.8 m.
Kabina do te jete e pafabrikuar beton/arme e lëvizshme dhe do të montohen ne vendin e caktuar në shesh. Nga kabina elektrike nëpërmjet trases nëntokësore (kanal) me gjatësi 0.1 km do te behet lidhja e kabines elektrike te impiantit fotovoltaik me godinën e kontrollit dhe prej andej me nënstacionin elektrik ekzistues Hoxhara e Re nëpërmjet linjës 35 kV.
Rrjeti rrugor i propozuar bazohet në rrjetin ekzistues të rrugëve kufitare të parcelave, gjithashtu për mirëfunksionim e impiantit do të ndërtohen dhe rrugë të reja ndihmëse në funksion të investimit. Këto rrugë do të kenë si shtresë të fundit Çakull.
Pajisjet e centralit fotovoltaik përbëjnë një element shumë të rëndësishëm të projektit. Investimi përfshin instalimin e moduleve FV dhe inverterave, në mënyrë specifike si vijon:
Modulet Fotovoltaike momokristalinë bifaciale, 715 WpJT SLk (B) 715Wp: gjithsej 3978 module fotovoltaike diellore.
Inverterat Huawei Technologies SUN2000-330KTL-H1: gjithsej 10 copë.
Centrali fotovoltaik në Zonën Kadastrale 3358, Bashkia Fier, Qarku Fier ka këto të dhëna teknike:
Kapaciteti i prodhimit (MW)- N=2MW
Prodhimi vjetor i energjisë elektrike (kWh)-E-3119 MWh/vit
Vlera e parashikuar e investimit- 1,198.852 Euro” – thuhet në dokumentin zyrtar i firmosur nga Edi Rama dhe Belinda Balluku. gsh

