Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke u shprehur se “Lubia shiti Ramën” lidhur me takimin në Aruba me eksponentët e krimit.
Berisha publikoi pjesë nga fjalimi i Belinda Ballukut në Kuvend, ku ajo u shpreh se “Të gjithë kolegët e mi këtu nuk kanë qenë kurrë në Aruba”.
Sipas Sali Berishës, “Betimi i Nesti Angonit! Lubia nuk mohon,por de facto pranon takimin e Arubas. Ajo betohet vetëm për të gjithë kolegët që ishin aty në parlament se nuk kanë qenë në Aruba por shet Ramën dhe dy të tjerët që mungonin. Betimi i Nesti Angonit! #sb”.