Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme vrasësin e biznesmenit Italian, Edoardo Sarchi, i cili sipas tij jetonte në Shqipëri prej 20 vitesh.
Në mesazhin e publikuar nga kreu i demokratëve, theksohet se vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit, dhe mik i Termet Peçit. Kreu i PD ka publikuar dhe një video të një mitingu elektoral, në të cilin evidenton Gazment Braçen, nipin e ish-kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.
“Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit. Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri. Vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit.
Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes Sarchi dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri.

Ju ftoj të lexoni mesazhin dhe ndiqni videon e qytetarit dixhital.
Doktor përshëndetje. Vrasësi i italianit është nipi i Gramoz Ruçit dhe i biri i Qerem Braçes që mbart rekorde kriminale nga më të frikshet, nga vjedhjet, grabitjet dhe deri tek plagosjet me armë dhe tanimë vrasjen e qytetarit italian. Në këtë video duket qartë që është njohje e afërt e Edi Ramës dhe mbështetës i flaktë i PS në Tepelenë. Ky delinkuent është ai që qëlloi me grusht policin në mes të Fierit dhe që e liruan menjëherë edhe pse ishte në arrest shtëpie. Këtë kriminel ju e keni pas denoncuar edhe vite më parë. Shikojeni vrasësin mbas zonjës me fustan jeshil, dhe shikojeni edhe “komandant Ramën” se si në sekondën e 40 dhe të 56 të videos sesi e përshëndet me kokë. Më qartë se kaq ska ku të vejë më lidhja e Ramës me kriminelët”, thekson Berisha ne mesazhin e tij. Panorama