Është e vështirë të shkruash për njerëz shumë dimensional, burra shteti si Abdi Baleta. Diplomat kariere, jurist i shquar i së drejtes dhe mardhënieve ndërkombëtare. Pedagog i respektuar i nivele të larta. Politikan i vërtetë me argumente shkencore dhe eksperienca botërore, historian, publicist, shkrimtar, botues e krijues me vlera të larta. Intelektual i klasit parë. Të gjitha këto në shërbim të atdheut. Abdi Baleta, i shquar për guximin njerëzor, një zë i fuqishëm dhe i pa mposhtur i çështjes kombëtare.
Ndikoi fort në kthejtësinë e mendimit rreth pluralizmit politik në vendin tonë, dhe themelimin e partisë së parë demokratike.
Bisedat dhe intervistat e tij të shoqëruara me fakte dhe argumenta bindëse, duke shkundur shpesh herë dhe arkivat e pluhurosura, e venë ne funksion kulturën dhe mprehtësinë intuitive. Baleta nuk ishte thjesht orator, ai ishte ideator dhe eksplorator i së vërtetës. Historian dhe polemist i guximshëm, për të çjerrë maskat e ballos që luhej prapa shpinës së një populli. Ndaj ishte problematik për disa syresh, të shumtit e admironin guximin e oratorisë mendimtare, mbushur me fakte e dokumenta. Ky ishte një mission i tij, për të bërë zgjimin Kombëtar, Rimëkëmbjen Kombëtare. Duke marrë parasysh edhe rreziqet pa iu trembur syri, pasi mbarte në vetvete virtyte trimërie edhe prej origjinës prej nga vinte. Shpesh bisedat më Abdi Baletën kishin një fuqi ngazëlluese.
Me një zemërmirësi të lindur, të trashëguar që e karakterizonte, fitoi në jetën e tij vetëm forcën morale jo atë materiale. Ishte thjesht guximtari i së vërtetës. Duke urryer deri në thelb, mizorinë e egzistencës.
Abdi Baleta, iku nga kjo botë, pa vuajtje fizike, ashtu si statujë mermeri tendosur në shtratin e tij të qetë, rrethuar me dashurinë edhe përkushtimin e bijave të edukuara në një familje me vlera e traditat më të larta atdhetare, dhe zonjës së tij të adhuruar.
I shtrëngonin shpirtin dhe e trishtonin problemet e kombit tw tij dhe ato në mbarë botën. I duhej një grusht i fortë, ti binte malit që z’bzanë. Adhurues i Migjenit, dhe filozofisë, lexues i thellë i Kadaresë dhe letërsisë së zgjedhur, dashamirës, kritik, dhe studiues i nivelit të epërm.
Falë miqësisë më zonjën e tij Fluturën, një kolege dhe mike e veçantë, kam patur fatin ta njoh nga afër, të bisedoj dhe të mësoj shumë prejt tij. Mbi sistemin, politikën, dhe bëmat e komunizmit, të pa njohura prej nesh në ato kohë. Të fshehura në kthinat, kampet dhe bunkerët komunistë. Habiteshim me guximin për të folur hapur, me humor dhe me sarkazëm të athët për systemin që jetonim, e që donte të na kthente në barngrënës. Kur unë me naivitet revoltohesha për bëmat e tyre- dëgjoja këshillën:- Nuk janë degë Nadire, janë rrënjë të thella që nuk shkulen lehtë. Duhet forcë e madhe dhe shumë kohë. Ndaj mos beso në rrobërinë e fjalëve dhe premtimeve boshe. Për me tepër, kjo heshtje e popullit, përmbys tërë historinë e krijuar prej tij dhe rrezikon tërë kombin.
I jam shumë mirënjohëse pa fund, për mbështetjen që më ka dhënë për të kapërcyer vështirësitë e kohës në sistemin vrastar. Momenti, kur me entuziazmin e moshës isha shprehur e egzaltuar mbi novelën, “Nata me Hënë “ të shkrimtarit tonë të madh Kadare. Kisha hequr shumë prej një poezie me henë, dërguar në komitetin e Partisë nga vigjilentwt e saj, vite më pare, e gjeta veten në librin e shkrimtarit Kadare. Mbledhjet e gjata për Dimrin e vetmisë së madhe, apo fustanet e mia të gjata, shpifjeve të paqëna. Nuk i bindesha urdhrave për të mos i lyer buzët me të kuq. Po as broçkullave te tyre qesharake. Mbroja me fanatizëm librat e Kadaresë. Lexojat librat e ndaluar, midis tyre Kutelin dhe Poradecin, dy korifejtë kombëtarë. Nata me hënë, simboli i vrasjeve morale e shpirtërore të vajzave shqiptare. Komentin dhe mbrojtjen brilante e bëri Aabdi Baleta. Që unë të shpëtoja nga pasojat e mbledhjeve të gjata.
Ashtu siç kishte mbrojtur shumë të tjerë të pafajshëm, që kishin vjedhur ndonjë kalli misri apo një copë bukë, prej atyre që u kishin vjedhur tokat dhe bagëtitë. A i njihte mirë paudhësitë dhe poshtërsitë e sistemit.
Abdi Baleta, ishte miku i të shumtëve, burra shteti me të cilët mirkuptohej për situatat, njerëz të thjeshtë, të punës e të fshatit. Nuk ishte i vetëm, kishte respektin dhe adhurimin e të shumtëve, pa dallim krahine, feje dhe ideje.
Një familjar, baba dhe bashkshort shembullor, i adhuruar nga shoqëria. Ndërkohë i ardhur direkt me qarkullim nga SHBA, ku zhvillonte aktivitete OKB-ja. Ambasador prej disa vitesh, transferuar në qytetin e Pogradecit. I pa lëkundur në bindjet e tij, më Fluturën në krah shëtiste deri në mesnatë buzë liqenit, ku dallgët me simfonitë e tyre sfumonin bisedat e rrezikshme, se një ditë edhe mund t’i arrestonin. Dënimi i shefit të madh të diplomacisë si armik i partisë dhe transferimi i tij i përfolur. Pakënaqësitë që ende OKB nuk ishte përpjekjekur të bënte Dekleratën e të Drejtave te Njeriut. Si një kusht për antarësimin e shteteve. Si mundet të egzistojë një organizatë e kombeve të bashkuara, pa orientuar dhe zbatuar nga tw gjitha shtetet, të drejtat e njeriut. E trishtonte, kontrasti i madh i mirqënies dhe demokracisë amerikane dhe vendeve të tjera demokratike, me vendin e tij e popuj të tjerë të varfër.
E deri tek moskuptimet e Urdhrave nga lart se: në zyrat dhe shtepitë ku prisnin delegacione dhe mysafirë nga bota, duhet ti ndërronin shpesh kolltukët dhe orenditë, veshjet dhe kostumet, sa herë do të kishishin pritje, për të treguar se dhe vendi i tyre Shqipëria, ishte një vend me mirqënie tw lartë dhe i zhvilluar.
Diplomati i lartë me origjinë nga Guri i Bardh, i përgjigjej qartë se: bashkëfshatarët e tij uleshin mbi stola druri e shkëmbinj guri ndaj ai nuk mund ti ndronte kolltukët aq shpesh dhe kostumet gjithashtu. Krenaria dhe dija bashkoheshin shpesh në rebelizmin e tij, për të vërtetën, si një e drejtë e pamohueshme.
Jetonte me një shtëpi të mobiluar shumë thjesht dhe me shije. Bashkëshortët Baleta, shëtisnin shpesh duke gjetur qetësi në natyrën e bukur të qytetit kufitar e problematik, ku vinte shpesh për pushime udhëheqësi i madh. Pëshpëritej dhe koplimenti, sa herë i shihnin bashkë: Ja, doli “çifti Kenedi”. Ishin adhuruesit e shumtë të të gjitha shtresave.
Abdi Baleta, ky zotëri kollos, hijerëndë, serioz por shumë komunikues, me njerëzit. Diskutonte dhe bisedonte natyrshëm për problemet dhe jepte mendime të vlefshme dhe interesante. Gjente thelbin e bisedës për gjithçka i shqetësonte duke i dhënë ndihmën e tij të vlefshme. Në tovolina festash, ironizonte hapur fare, me humor dhe ironi therrëse situatat ekonomike e politikoshoqërore që po kalonte vendi. Ishin vitet e rrënda, 1983-1987.
Burrështetasi, dinte të respektonte dhe vlerësonte rolin e gruas në qytetërimin e vendit. Ishte në stilin e jetës të shprehej pa dorashka kur ishte fjala për të vërtetën, pa kompromis ,po, ishte i kultivuar, i kulturuar dhe xhentëllmen, fisnik, elitar dhe europian, thesar pë shoqërinë dhe vendin, Me shije dhe përkrahje ndaj të bukurës, në art dhe lëtërsi.
Pas shumë vitesh, zotëria fisnik do më mbështeste fort në misionin tim, me debatet e forta në median e shkruar, përkrah shkrimtarit universal I. Kadare, dhe veprës së tij. Në gazetën Rilindja Kombëtare, dënon “Vrasësit me pagesë në publicistikë”, duke më mbështetur fort në krijimtarinë letraro-artistike. Ashtu si do të mbështeste njerëzit e pambrojtur në të drejtën e tyre, përballë uzupatorëve të mediave me tarafe dhe ofiqe pushtetesh.
Fatkeqësisht, këta intelektualë të fisëm dhe shumë dimensional si Abdi Baleta, të duken të përjetshëm. E ruajtëm respektin dhe miqësinë familjare edhe në Tiranë, megjithatë, ndjej keqardhje, që rrethanat e kohës, tërmetet natyrore dhe shtetërore, covidet dhe të tjera viroza që gryejnë jetën dhe shoqerinë tonë, nuk na lanë kohë dhe vemendje, për t’i falenderuar e nderuar ashtu si duam dhe e meritojnë. Kjo miqësi e pastër do të mbeten njw nga gjërat më të çmuara që patëm në jetët tona.
Atdhetar i pa mposhtur i çështjes Kombëtare. La një thesar të madh, shkrimesh, intervistash dhe fjalimesh. Mbi të gjitha problemet, shtetërore, Ideologjike, politike, ekonomike, shoqërore, e kulturore, që shqetësonin vendin. Ku përfshihen të gjitha fushat e veprimtarisë të një kombi. Veprat e Tij, botuar në më shumë 50 vëllime janë një pasuri udhërëfyese, këtë koha e ka vërtetuar dhe do të tregojë çdo ditë e më shumë të vërtetat brenda tyre…
Mëkatet e klasës politike shqiptare. Baleta përdor fjalën “mëkate” për të përshkruar gabimet strategjike dhe etike të udhëheqjes politike shqiptare: Heshtja për ndarjen e Kosovës. Moskërkimi i reciprocitetit për shqiptarët jashtë kufijve. Asimilimi në emër të integrimit. Përulja ndaj axhendave ndërkombëtare.
“Një vizion kombëtar i munguar”. Libri përmbyllet me thirrjen për një strategji të re kombëtare, e cila nuk e sheh çështjen shqiptare si të mbyllur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, por si një proces ende të papërfunduar. Baleta thekson nevojën për unitet politik, konsensus kombëtar, dhe qëndrim dinjitoz në politikën e jashtme.
Librat e Abdi Baletës, janë një dëshmi e guximshme dhe e pa qortuar, ndaj dështimeve politike që kanë shoqëruar shqiptarët pas periudhës së luftërave në ish-Jugosllavi. Ndihmon njerëzit të kuptojë se pavarësia e Kosovës nuk është fundi i çështjes. Kritikë e ashpër por konstruktive, që i fton shqiptarët të rimendojnë qëllimet e tyre afatgjata. Integriteti kombëtar kërkon një qasje shumë më serioze sesa deklaratat patriotike. Na tregon, peripecitë e shtetit të dytë shqiptar. Mëkatet e politikës shqiptare pas Dejtonit. Etj.
Çështje dhe probleme te tjera, që prekin çdo aspect të jetës politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të vendit.
Do ta përfundoj shkrimin tim e sigurt se shumë bëma e veprimtari të larta të burrështetasit Abdi Baleta, mbeten pa thënë, për tu thënë e treguar gjatë gjithë jetës nga cilido që e ka njohur. Një nga studentët e tij, gazetari Redi Shehu, do të shprehej ndër të tjera: “Abdi Baleta ka qenë figura në të cilën, gënjështra, fallciteti, tradhëtia, dinakëria,, dredhia dhe islamophobia përballeshin me të, iknin të turpëruara nga forca e argumentit të tij. … Është koha kur më të mirët po ikin. Është koha kur secili duhet të mos e lerë injorancën, tradhëtinë dhe gënjështrën të bredhë lirshëm midis nesh…”
Milazim Krasniqi, gazetar, publicist, poet, shkrimtar, studiues dhe profesor universitar, do ta përshkruante, në shkrimin e tij: “Abdi Baleta, një udhërrëfyes i jashtëzakonshëm për politikën dhe kombëtarizmin.”
Prehu i qetë njeriu i mirë dhe burrështetasi i nderuar Abdi BALETA. Vepra jote u bëftë dritë të ndriçojë udhët tona.

Nadire BUZO