Gjykimi i kryeministrit Albin Kurti me 9 mars 2000 në Gjykatën e Qarkut në Nish të Serbisë dukej komplet ndryshe nga ai në Hagë. Aty u mbrojt UÇK’ja.
Kurti, atëbotë vetëm 25 vjeçar dhe deklaronte para gjykatës:
Unë kam punuar si Sekretar i Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik (PPP) të UÇK-së, z.Adem Demaçi. Angazhimi im si sekretar ka qenë në përfaqësimin dhe avansimin sa më të mirë të politikës së UÇK-së dhe Iuftës së saj çlirimtare. Lufta çlirimtare e UÇK-së ishte Iuftë e drejtë gjithpopullore që kishte për synim qëllimin e shenjtë: çlirimin e Kosovës dhe të popullit shqiptar nga robëria serbe dhe realizimin e pavarsisë së Republikës së Kosovës.
Në fund, unë këtë gjyq nuk e njoh e as nuk e pranoj ashtu siç nuk e njoh e nuk e pranoj as Serbinë e as Jugosllavinë. Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën e drejtësinë. Ky gjyq është në shërbim të politikës ditore fashiste të MiIosheviqit.
Pas kësaj fjalës sime unë nuk do të përgjigjem më në pyetjet e këtij gjyqi që nuk e njoh. Unë përgjigjem vetëm para gjyqit të popullit tim. Rrjedhimisht nuk ka rëndësi se sa do të më dënoni 10,20,30 apo 50 vjet. Për mua dënimi nuk paraqet kurrfarë mase vlerësuese për asgjë. KosovaIme