“Enigma Ey dhe Kalorësit Dardanë” është një libër i hatashëm dhe i papërsëritshëm.
Është libri i një ëndrre të madhe dhe i arsyetimeve mbi paradokset e botës.
Është një libër metaforik në një kuptimshmëri të shumëfishtë që i kapërcen shumë libra të tjerë ndonëse të famshëm, ndonëse më “seriozë”.
Përzgjedhja e këtyre tregimeve përbën një mozaik kujtese.
Ka në to një intimitet dhe një ringjallje të sagave virtuale ilire dhe të simfonisë universale të detit.