Me dhimbje Deutsche Welle në shqip i thotë lamtumirë ish-kolegut, gazetarit dhe analistit, Artur Zheji.
Artur Zheji kontribuoi për radion e Deutsche Welles në vitet 90-të si korrespondent nga Roma.
Ai vazhdoi më pas aktivitetin e tij në Shqipëri duke u bërë një personalitet i gazetarisë shqiptare, një zë i fuqishëm dhe i respektuar në debatin publik në Shqipëri.
Redaksia Shqipe e Deutsche Welles i shpreh ngushëllime të thella familjes, të afërmve dhe miqve të tij!