Arti
Arti është shpirti, që shfaqet në krijim,
arti është nektar pranveror i zemrave,
arti është liria pa censurë e krijuesve,
arti është fluturim i lirë i shqiponjave.
Mos e pengo! Mos e lejo!
Jemi njerëz,
të gjithë në këtë botë,
si ti dhe si unë,
si ata dhe si ato,
secili është dikush,
le të bëj më të mirën që do,
ti mos e pengo!
Por,
kur ai do që të bëj të keqen,
bëhu barrikadë,
qëndro fort,
mos e lejo!
Stafetë
Fëmija jetën nis e jeton,
qan, qesh, ecën e vrapon,
jetën me prindër fëmija gëzon,
hallet janë tonat, ai s`i kupton.
Edhe me ne, prindërit tanë
kështu kanë vepruar,
punonin pareshtur,
për të na rritur e gëzuar,
hallet e tyre s`i kuptonim,
pa brenga jetonim.
Kështu ishte,
kështu do të jetë,
nëpër shekuj,
kjo jetë stafetë.
Shpezët shtegtarë
Dallëndyshe e lejlekë,
ejani përsëri,
kur ikni na sillni mërzi,
kur ktheheni na mbushni me dashuri.
Ju na gëzoni, por edhe na mësoni,
jeni shembull i familjes së bukur,
ju sillni mbarësi, ju sillni dashuri,
edhe ajri dhe natyra buzëqesh,
me ju, ne njerëzit ndihemi më të lumtur.
Shkruaj!
Duhet kurajë për të shkruar,
duhet vetëbesim e guxim,
shkruaj përjetimet jetësore,
me sinqeritet e pa detyrim.
Kurrë mos u mburr me të kaluarën tënde,
të kaluarën shkruaje, askush s`të pengon,
nëse ajo harrohet, kush do ta ritregojë?
Shkruaj, është detyra imja, jotja, detyra jonë.
Ngutja
Të mos ngutemi kur marrim vendim,
të mos ngutemi kur mbajmë qëndrim,
të mos ngutemi kur dikë fajësojmë,
pa prova, veten dhe tjetrin dëmtojmë.