BBC
Emmanuel Macron ka deklaruar se dëshiron që udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë të zhvillojnë bisedime në një “vend neutral” si Zvicra, duke shtuar se ai po “shton përpjekjet për Gjenevën”.
Presidenti francez tha se dëshiron që edhe liderët evropianë të jenë në tryezë, si pjesë e çdo samiti mes Zelensky-t dhe Putinit.
Macron i bëri këto komente në një intervistë për transmetuesin francez LCI, duke konfirmuar se nga sot do të nisë puna për hartimin e një propozimi për garanci sigurie për Ukrainën.
“Do të mbledhim koalicionin e të gatshmëve së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer për t’i mbajtur të informuar,” tha ai.
“Njëkohësisht, do të nisim punë konkrete me amerikanët, për të parë kush është i gatshëm të bëjë çfarë.”
Ai shtoi: “Ukraina do të bëjë ato lëshime që i konsideron të drejta dhe të mira. Kjo paqe nuk mund të jetë kapitullim — kjo do të ishte tragjike për Ukrainën dhe evropianët.” sn