Shtëpia Botuese “Pyutit” në Izrael boton vëllimin poetik “Shalom, loti im”/”Shalom my teardrop”, në hebraisht – לוֹם, דִּמְעָתִי! Ky vëllim u përkthye nga autorja e njohur izraelite Shoshana Vegh, njëkohësisht edhe botuesja e këtij vëllimi “modest por të fuqishëm” siҫ shprehet ajo edhe në parathënien e tij. “Në këtë kohë, -vazhdon ajo¬ -është e rëndësishme të forcohen marrëdhëniet midis popujve që ndajnë një lidhje pozitive vlerësimi dhe ruajtjeje të vlerave. Ky botim është një hap tjetër në vlerësimin për dashurinë dhe humanizmin. Si përkthyese nga anglishtja në hebraisht, u tërhoqa nga zëri poetik Erebara – një shprehje lirike dhe e ndjeshme e një gruaje që rizbulon identitetin e saj dhe përqafon popullin hebre dhe Tokën e Izraelit. Poezitë e saj pasqyrojnë lidhje të thella emocionale me peizazhet dhe vendet e shenjta izraelite.”
Ndërsa Dr. Ofra Matsov Cohen, Studiuese e Letërsisë Hebraike, thekson:
“Poezitë në këtë përmbledhje nga poetja Mimoza Erebara luajnë me madhështi dhe bukuri, dhe janë një lloj ode për historinë dhe të kaluarën tonë, pa lënë mënjanë edhe figurat nga historia hebraike. Ilustrimi në poezitë e saj shprehet bukur në udhëtimin që poetja e çon lexuesin në vende të ndryshme në Tokën e Izraelit. Nga Jerusalemi, Deti i Vdekur, përmes “Tel Avivit Blu” në një qytet tjetër të bukur bregdetar, Ashdod, dhe prej andej, në Galile. Më duket se tekstet do t’i flasin zemrës së lexuesit izraelito-hebre, dhe gjithashtu duket se lexuesit do të mahniten nga autenticiteti që një folëse shpreh dashurinë e saj për Tokën e Izraelit, për të kaluarën e saj në përkthimin e bukur të Shoshana Vegh.”
Në fakt ne gjuhën hebraike më parë janë botuar e promovuar po nga kjo Shtëpi Botuese “Pyutit”, edhe dy autorë shqiptarë: Agron Shele dhe Jeton Kelmendi pwrkthyer nga Shoshana Veght e cila me nje pwrkushtim mbreslwnws sjell pwr lexuesin hebre jo vetwm autorw nga gjuha shqipe po edhe nga gjuhw tw tjera, duke vendosur kwshtu ura mirwsie, paqeje e dashurie universale.Nacional