Qeveria italiane sado e fuqishme që të jetë, nuk mund të ndalojë Shqiptarët, për të dhënë “jetën për idealin e lirisë”
Vendosja e sovranitetit të shtetit shqiptar mbi Vlorën dhe ndryshimi i politikës italiane ndaj Shqipërisë, pas 2 gushtit 1920
(2 gusht 1920)

Pa u marrë me trajtimin ushtarak të luftës së Vlorës, sepse, nuk është në objektin e studimit tonë, po racionalizojmë këtë ngjarje si efekt politik, e cila shpreh një rezistencë popullore, e cila mbetet për t’u vështruar edhe në pik ëpamjen e ndikimeve të shteteve të fuqishme europiane, të cilat kanë pasur interesa, në pështjellimin radikal të ngjarjes, për t`i dhënë nuaca sa politike po aq edhe diplomatike, por gjithnjë në shërbim të interesave pragmatiste.
Ajo që na tërheq vëmendjen ka të bëj ë me prirjen politike të rezistencës së luftës së Vlorës, për të formuar një farë dypushteti, i cili u shfaq nëpërmjet formimit të një komiteti me karakter zonal e formuluar si “Mbrojtja Kombëtare”, e cila nga pik ëpamja formale kishte karakter ilegal ose e fshehtë, por kishte arritur të organizonte rreth saj forca që po merrnin karakterin e një organizimi ushtarak dhe të frymëtuar, nga një lloj urrejtje propogandistike ndaj ushtrisë italiane. Ky komitet arriti të organizonte politikisht mbledhjen e 29 majit 1920, në jug të qytetit të Vlorës, në Beun, dhe aty nga 3 qershori u përpilua një letër, e cila merrte karakterin e një ultimatumi politik që, i drejtohej gjeneral Piacentinit. Thelbi i Ultimatumit ishte politik, sepse konsideronte rendin administrativ të vendosur nga komanda italiane si një “regjim të padrejtë dhe të paligjshëm”, i cili ishte imponuar jo vetëm në qytetin e Vlorës, por edhe në trevat e tjera të kontrolluara ushtarakisht nga komanda ushtarake italiane. Por është interesante, sepse letra edhe pse shprehte ndjenjën e pafuqishmërisë ndaj një fuqie të madhe si Italia, në anën tjetër tërhiqte vëmendjen politike të komandës italiane se, vendosmëria, për të fituar të drejtën me çdo kusht, nuk i verbonte shqiptarët sa të mos e dinin se një fuqi e madhe, siç është Italia, mund të nënshtrojë me armë një popull të vogël. Por Qeveria italiane sado e fuqishme që të jetë, nuk mund të ndalojë Shqiptarët, për të dhënë “jetën për idealin e lirisë”. Pra, edhe pse letra kishte karakterin e një ultimatumi, në racionalitetin e saj kishte arsyen e lartë politike, e cila bënte retrospekcionin e saj, me idenë pse shqiptarët e kishin toleruar zbarkimin e ushtrisë së “italiane pa kundërshtim”, këtu është fjala për zbarkimin sanitar të Italisë në vitin 1914, duke evidencuar premtimet italiane dhe më pas kalon në ankime kundër mënyrës “koloniale” të qevrisjes së qytetit të Vlorës, nga ana e pushtuesit italian.

Ndërsa letra e konceptuar në formën e një ultimatumi shtron çështjen e Shqipërisë së Jugut dhe akuzon Italinë se, ajo pa u turpëruar ka provokuar copëtimin e Shqipërisë politike dhe bën aluzionin për Traktatin e Titoni – Venizellos, me të cilin i lihej Greqisë një pjesë e madhe e Shqipërisë së Jugut dhe Vlorës i vihej kufiri në Llogara.
Ndërsa, keqardhja më e thellë politike gjente shprehjen te Traktati i Fshehtë i Londrës 1915, i cili edhe pse ishte demaskuar nga Uillsoni dhe nga Rusia bolshevike, Italia, nga ana tjetër e diplomacisë Europiane, edhe pse ishte “vetëquajtur mike e lirisë”, kishte rënë në ujdi diplomatike, për të copëtuar Shqipërinë politike fakt, i cili binte në kundërshtim flagrant me Vendimin e Konferencës së Londrës 29 korrik 1913. Më posht ë letra në karakterin e saj ultimativ mbante qëndrim të fortë ndaj pretendimeve imperialiste të Italisë kundrejt Shqipërisë në tërësi dhe ndaj Vlorës në veçanti, të cilën dëshironte “ta mbante në mënyrë të përhershme si koloni” dhe s ë fundmi konsiderohej e dënueshme politika italiane, e cila kishte synimin për ta mbajttur popullin shqiptar si një “gjë e gjallë”, e cila mund të ndahej midis Italisë, Sebisë dhe Greqisë.
Ndërsa, letra, nga fundi i saj duke marrë një shprehje më ultimative dhe me një ndjenjë radikaliteti i drejtohei komandës italiane, e cila duhej të lironte administratën e qytetit të Vlorës e shoqëruar edhe me të gjithë jugun e Shqipërisë dhe t`ja dorëzonte Qeverisë së Tiranës dhe afati i ultimatumit skadonte të nesërmen.

Kjo mënyrë komunikimi, nuk i kishte pëlqyer general Piacentinit, i cili edhe pse ishte treguar miqësor me shqiptarët përgjatë kohës së qëndrimit të tij në Vlorë, u përgjigj ultimatumit me gjuhën e forcës, që do të thotë se, gjeneralit i kishte humbur arsyeja politike.
Ndërsa, nga ana tjetër, qeveria italiane dha shenjën e parë, në 27 qershor nëpërmjet një deklarate premtonte se, do t’i tërhiqte trupat ushtarake, nga qyteti i Vlorës, por evidencohej rëndësia e pozitës strategjike të Vlorës, e cila ishte një pikë e rëndësishme strategjike dhe në rastin që ajo mund të zotërohej, nga e një fuqi, e cila ishte armike e Italisë “Ky do të ishte një rrezik i madh”.
Po në nё 27 qershor 1920, kryeministri Italian, mbajti nje fjalim mbi gjendjen nё Shqipёri dhe luftёn kundёr ushtrisё italiane nё Vlorё, duke bërë të mundur hapin e parë politik, nga fundi i korrikut qeveria italiane e udhëhequr nga Giolitti njoftonte në mënyrë publike ndryshimin thelbësor të politikës italiane në funksion të çështjes shqiptare. Ky ndryshim esencial reflektonte në denoncimin publik të marrëveshjes Titon – Venizellos. Pra Italia, nga politika e kompromisit me Greqinë, e cila në vitet e fillimit dhe në vazhdim të Luftës së Parë Botërore kishte ndërtuar mekanizmin e një krimi publik në Shqipërinë jugore, duke përdorur si mjet politik qeverinë e Vorio Epirit, e cila i kishte kushtuar jugut të Shqipërisë një spastrim etnik të pastër, dhe për më tepër në Konferencën e Paqes në Paris, delegacioni i Vorio Epirit kishte ardhur zyrtarisht me atributin zyrtar si shtojcë e Greqisë zyrtare, përballë Europës politike, pikërisht në Këshillin e Lartë, në institucionin politik kryesor, ku mendohej se, do të formalizohej juridikisht paqja botërore. Delegacioni i kësaj qeveria manipulonte me koncepte fetare, duke arsyetuar se, Shqipëria e veriut ishte vendi i myslymanëve, atje sipas tij e kishin vendin shqiptarët, pra, duke bërë të mundur tkurrjen etnike shqiptarëve përcaktonte njëherash edhe kufijtë politik të “një shteti i tillë myliman” e kishte “patjetër të drejtën të zhvillohet, por në kufijtë e saj të natyrshëm”. Pra, këto argumenta po i përdorim, për të kuptuar se, politika zyrtare e Italisë edhe pse kishte një kundërshtar të egër si Greqia, ishte e detyruar të ndryshonte politikisht, duke mohuar edhe vendimin për ndarjen e Shqipërisë.
Ndërsa, nga ana tjetër këto pohime, në parlamentin Italian u shoqëruan me lëvizjen tjetër diplomatike, duke dërguar në Tiranë një diplomat të rangut të lartë. Nё fillim tё korrikut 1920 u zhvilluan bisedimet italo-shqiptare n ë Porto Romano t ë Durr ësit. Aty, qeveria italiane e p ërfaqësuar nga baroni Alioti u takua me nj ë p ërfaq ësi të qeverisë së Tiranës e p ërb ër ë nga ministrii i brendshёm Ahmet Zogu, ministri pa portofol Spiro J. Kola, si dhe Nuri bej Villa, nёnsekretar i Punёve tё Jashtme. Në kohën që gazeta “Kuvendi” e datёs 23 korrik 1920, nёn titullin “Pse nuk u nёnshkrua protokolli i marrёveshjes”, bёnte tё qartë se qeveria e Tiranёs kishte kundёrshtuar kёrkesat e palёs italiane, p ër t ë mbajtur disa pozita strategjike nё Gjirin e Vlorёs. Baron Alioti, duke mos pranuar tё nёnshkruante protokollin, ndёrmori njё udhёtim nё Vlorё, i cili nё 16 korrik ndodhej nё portin e Vlorёs, ku ishte takuar me gjeneral Piaçentinin, gjeneral Puliezen e ushtarakё tё tjerё. Gjeneral Piaçentini, me kёshillёn e baron Aliotit, nё 17 korrik, kishte dёrguar nё Drashovicё, e cila përbënte një nga bazat më të fuqishme të kryengritjes shqiptare, ushtarakun Ulusie Bosion, pёr tё biseduar me pёrfaqësuesit e Komitetit “Mbrojtja Kombёtare”, i cili kishte përfunduar pa rezultat.
Alioti kishte kaluar gati gjithё korrikun n ë Vlor ë, Durrёs e Tiranё. Ai pati disa takime me Sulejman Delvinёn. N ë vijim të tyre, ai dёrgonte vazhdimisht raporte mbi bisedimet qe zhvillonte, duke theksuar qёndrimin e palёkundur tё palёs shqiptare pёr tёrheqjen e plotё tё trupave italiane nga Vlora. Nё njё prej disa raporteve shёnonte se “Qeveria e pёrkohshme i njeh shumё mirё vёshtirёsitё tona tё brendshme dhe spekullon me kushtet e rёnda tё mbrojtjes sё Vlorёs, tё cilat shtypi italian bёnte tё njohur rastin e polemikave qё ngjalli sjellja e Partisё Socialiste, dhe ishte e pamundur t’i bindje shqiptarёt pёr praninё e Italisё nё Vlorё”.
Ndërsa, nga fundi i korrikut, kur “Komitetit Kombëtar” ushtroi me tepër forcën ushtarake ndaj ushtrisё italiane, e cila filloi tё rishikonte qёndrimin e saj. Ajo pranoi tё hynte nё bisedime tё reja me qeverinё shqiptare, duke dërguar për këtë qëllim Kontin Manzoni nё vend tё baron Aliotit. Italia kishte kёrkuar qё bisedimet tё zhvilloheshin nё Durrёs, por qeveria shqiptare kishte kёmbёngulur pёr nё Tiranё, ku u arrit tё zhvillohej edhe takimi. Manzoni ishte vёnё pёrpara faktit tё kryer. Nё takimin me Sulejman Delvinёn, atij iu bё e ditur se teksti ishte gati. Kёshtu vetёm 24 orё pas marrёveshjes nё Tiranё, Manzoni, i bindur pёr situatёn tashmё tё pashpresё, kёrkonte autorizimin pёr firmёn. Ndërsa Sforca si kryeministër i dha autorizimin menjёherё mё 29 korrik dhe protokolli i Tiranёs u nёnshkrua mё 2 gusht 1920”.
Marrёveshja detyronte Italinё tё tёrhiqte ushtrinё e saj nga Shqipёria pёrpara 2 shtatorit 1920 dhe te hiqte dore nga Vlora, bregdeti i dhe pjesët e tjera të Shqipërisë, duke përjashtuar ishullin e Sazanit, i cili, do të vazhdonte të ishte nën autoritetin e forcave ushtarake italiane. Duke ndjekur me kujdes burimet, të cilat reflektojnë situatën dhe raportet politike midis Italisë dhe Qeverisë shqiptare duket se, e vetmja pikë, e cila mbijetoi, nga i gjithë programi fillestar i Italisë për Adriatikun ishte ishulli i Sazanit. Njëherash trajtoheshin një seri çështjesh administrative, të cilët ishin të lidhur me t ërheqjen e trupave italiane dhe kalimin gradual të pushtetit në duart e Qeverisë së Tiranës.
Nj ëkoh ësisht, qeevria italiane angazhohej qё tё respektonte pavarёsinё e plotё dhe integritetin territorial tё Shqipёrisё dhe tё jepte prova tё mjaftueshme tё respektit ndaj sovranitetit shqiptar mbi Vlorёn dhe tё “riatdhesonte trupat italiane aktualisht tё bllokuara nё Vlorё dhe bregdetin e saj dhe nё trevat e tjera tё Shqipёrisё”.
Me rëndësi të veçantë politike është marrëveshja e 2 gushtit konceptohej si “protokoll paraprak”, i cili nga pik ëpamja institucionale bënte të mundur krijimin e një dialogu me idenë e një marrëveshje më të themeluar dhe konstitucionalizuar, duke parashikuar në të ardhmen një raport miqësie e përsosur nëpërmjet një faze të dyt ë nëpërmjet delegacioneve të të dy qeverive
Ndёrsa pala shqiptare bёnte njё lёshim, duke lёnё ishullin e Sazanit nё pёrdorim tё Italisё, por jo tё aneksuar pёrfundimisht prej saj. Shqiptarёt do tё trasferoheshin matanё rivierёs sё Shushicёs dhe Vlora do tё konsiderohej si zonё neutrale gjatё periudhёs sё riatdhesimit tё forcave ushtarake italiane. Kurse, qeveria shqiptare do tё merrte tё gjitha funksionet e veta pёr tё administruar qytetin dhe provincёn e Vlorёs, shoqёruar nga njё numёr i mjaftueshёm xhandarёsh.
Sidoqoftё, qeveria shqiptare, pas kapёrcimit tё konfliktit me Italinё, kishte ende probleme tё vёshtira me dy shtetet fqinje, nё veri dhe nё jug. Pёr tё pёrballuar kёtё situatë, ajo gjate vjeshtёs se 1920 vendosi qendrёn e aktivitetit tё saj nё politikёn ndёrkombёtare nga Konferenca e Paqes nё Paris, nё Lidhjen e Kombeve. Duhet pranuar se, marrëveshja e 2 gushtit, nuk duhet parë në një koncept zonal dmth e lidhur vetëm më një qytet si Vlora, sepse marrëveshja vështron përtej kufizimeve lokale. Kjo marrëveshje shënon ndryshim rrënjësor në të gjitha cështjet e Shqipërisë politike pas krizës botërore, duke u bërë e mundur të pranohet juridikisht rimëkëmbja politike e shtetit shqiptar. Në kohën që në veri të Shqipërisë dukej tërheqja e ushtrisë jugosllave, e cila ushtronte autoritetin e saj dhunues ndaj sovraniteti politik shqiptar edhe pse kishte hasur në një pengesë ushtarake dhe diplomatike të Italise. Jugosllavia në shtator të 1920 u tërhoq nga “vija strategjike”, e cila mbante prej vitit 1918 në pjesën veriore me pretendimin e një “bazë mbrojtëse” kundrejt Italisë në rastin më të mirë që mund të merrte mandatin politik mbi shtetin Shqiptar.
Ndërsa, duke sjellë disa argumenta të gjurmimeve tona shteti shqiptar tashme e kishte kaluar fazën kontestuese, të njohjes nga shtete europiane, por përsëri skepticizmi disi cinik i shteteve ballkanike, nuk dukej se kishte ndryshuar cilësisht. Kjo prirje vërtetohet nё 12 tetor 1920, delegacioni shqiptar nё Konferencёn e Paqes i kishte prezantuar Sekretarit tё Pergjithshёm, Drumond, kёrkesёn e Qeverisё së Tiranёs pёr pranimin e Shqipërisё në Lidhjen e Kombeve. Kurse mё 22 nёntor 1920, delegacioni shqiptar paraqiti edhe njё memorandum tё posaçёm qё pёrmbante platformёn e kёrkesёs sё Shqipёrisё pёr tu pranuar nё Lidhjen e Kombeve. Kjo plaformë i rikujtonte Europës politike dialektikën e vështirë të shtetitformimit shqiptar, duke filluar që nga viti i njohjes së tij, nga Fuqitë e Mëdha “Bazuar nё gjykimin qё Shqipёria nuk ishte njё shtet i ri, por kishte statutin e saj qё pёrpara Luftёs sё Parё Botёrore dhe ekzistenca e shtetit tё pavarur kishte aprovimin e Konferencёs nё Londёr. Aktet kryesore qё kishin njohur shtetin shqiptar ishin tё viteve 1913 –1914 dhe asnjё nga Fuqitё nёnshkruese tё kёtyre vendimeve nuk e kishin denoncuar”. Memorandumi shtronte probleme tё Shqipёrisё politike dhe gjatё Luftёs sё Parё Botёrore, trojet e së cilës ishte bёrё shesh lufte, fakt i cili kishte bёrё tё mundur shkeljen flagrante tё vendimeve tё 1913 -1914. Kjo situatё kishte shkaktuar njё kaos total nё territorin politik shqiptar shqiptar, qё pёr rrjedhojё kishin shkatёrruar edhe ato struktura shtetёrore qё mund tё ishin ndёrtuar para luftёs botёrore. Me mbarimin e luftёs shteti shqiptar ishte rimёkёmbur dhe kishte kapёrcyer disa vёshtirёsi dhe kishte arritur tё mbante territorin e 1913 dhe qeveria shqiptare kishte pas mbarimit të luftës kishte bërë të mundur tё kontrollonte situatёn brenda vendit. Njëherash Memorandumi bёnte trajtim juridik, duke mbrojtur pikpamjen se qeveria shqiptare kishte tё gjitha atributet pёr tu konsideruar si qeveri de facto dhe de jure dhe, për më tepër kishte dalё nga njё asamble kombёtare e Kongresit të Lushnjes, i cili ishte shprehje e vullnetit politik të shqiptarëve dhe kishte arritur tё dilte si palё nё marrёveshje me Greqinё 1920 e reflektuar nëpërmjet Kompromisit të Kapshticёs, dhe marrёveshjes me Italinё nё 2 gusht 1920. /Telegraf