Ish-drejtori i Arkivit të Shtetit, Kastriot Dervishi në një reagim pas intervistës së Nexhmije Hoxhës tregon, sesi ia shpërblye e veja e ish-diktatorit ish-ministrit Abdurrahman Dibra që e ndihmoi me bursë.
Dervishi tregon dokumentin e firmosur nga Enver Hoxha për pushkatimin e gjashtë intelektualëve në mars të vitit 1946. Dervishi thotë se këtë fat pati dhe djali i ish-ministri Abdurrahman Dibra ndërsa vetë ai u burgos.
Ndërsa për atë që Nexhmija tha se familja e saj kishte vështirësi në përballimin e jetës me rrogën që ajo dhe Enveri merrte, Dervishi shkruan se, “gënjen kur thotë që mezi “shtynin muajin” në familje, kur kjo familje i grabiti shqiptarëve plot 320 tonë flori”.
Nexhmija hodhi në treg helmin e saj të fundit. I shfrytëzoi edhe këto minuta apo orë të fundit për të na thënë se ngelet e njëjta. As nuk jam çuditur se as kam shpresuar ndonjëherë se do ndodhë ndonjë kërkim ndjese dhe faljeje prej atyre që kam bërë krime. Këta janë të gatshëm edhe sot të bëjnë të njëjtën gjë.
Si njerëz mosmirënjohës, të zinj sa s’ka ku të shkojë, luajnë edhe në prag të vdekjes agjitacionin helmsjellës me shpresën se ky do të ndikojë sadopak te brezi i ri.
Nexhmije Xhunglini kur ishte nxënëse është ndihmuar me bursë nga ish-ministri Abdurrahman Dibra. Jo vetëm që nuk ia diti për nder por këtë e burgosi dhe djalin Qenan Dibra, ia pushkatoi. Babai i Nexhmijes, po me ndihmën e A.Dibrës u punësua në Kryqin e Kuq në Tiranë. Gjatë kohës së luftës nuk është internuar sikurse gënjen kjo por ka qenë ekonomat në shtëpinë e fëmijës.
Gënjen kur thotë që mezi “shtynin muajin” në familje, kur kjo familje i grabiti shqiptarëve plot 320 tonë flori. Asnjë pushtues nuk i ka shkaktuar qytetarit shqiptar këtë grabitje kaq masive dhe një rrënim kaq të madh ekonomik. Çifti Hoxha përfaqësoi një regjim mizerabël që me triska e nisi e me triska e bitisi.
Në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria e Hoxhës krahasohet me vendet e fundit afrikane. Sikur Shqipëria të kishte “ngrirë” në vitin 1944, do të ishte shumë më e lehtë ta vijonte qeverisjen sot, sesa me pasojën e 46 viteve komunizëm, eksperimentit më tragjik e të kotë të njohur deri sot.
Në lidhje me krimet, Nexhmija tha se E.H. ishte “burrë shteti” e nuk merrej me këto gjëra. E para: asnjëherë E.H. nuk u bë dot burrë shteti. Ai ishte shefi udhëheqës i krimit. Është provuar që vendimet për ekzekutimet me vdekje i merrte Byroja Politike e E.H. dhe i certifikonin gjykatat.
Lexoni vetëm kujtimet e Enver Hoxhës. Ndër të tjera, në to ka shumë urrejtje, hakmarrje e zili. Dhe natyrisht të urryerit përmenden aty dhe janë persekutuar, vrarë apo dënuar me burgim.
Po bashkëlidh një urdhër ekzekutimi të E.H. për disa persona. Ndër ta ka profesorë shumë të shkolluar. Pasi miraton ekzekutimin, ky “njeriu që nuk di gjë”, kërkon të mësojë edhe fjalën e tyre të fundit. Se normalisht, çfarë pune tjetër kishte veç kësaj?
Nazizmi zgjati 12 vjet, ndërsa stalinizmi 2 herë më shumë. Krahas shumë karakteristikave të përbashkëta, në mes tyre ka shumë ndryshime. Hipokrizia dhe demagogjia e stalinizmit, ishte e . . .
Më 2 korrik 1990, pothuajse të gjitha ambasadat e huaja në Tiranë, çelën dyert e tyre për ata që donin të iknin nga Shqipëria. Si ndodhi kjo? Si mund të flakej brenda një nate frika gat . . .
Nga Dashnor Kaloçi
Memorie.al / Viti i largët 1979, përveç tërmetit të 15 prillit, ku humbën jetën rreth 36 persona (sipas variantit zyrtar), duket se do të mbahet mënd, apo më saktë ka . . .
Nga Ruben Avxhiu
-2 Korriku dhe një histori personale –
Memorie.al / Plot 35 vjet më parë, në 1 korrik 1990, familja ime filloi pushimet vjetore në një nga plazhet e Durrësit. Besoj te . . .
Nga Qerim Vrioni
Ndër fotografët e Beratit, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e qytetit në shekullin e kaluar, është dhe Ilia Xhimitiku. Madje, ai për kohëzgjatjen e veprim . . .
Brenda pak ditëve në oborret e ambasadave të Gjermanisë, Francës, Italisë e të Greqisë, u futën rreth 5.000 refugjatë shqiptarë që kërkonin azil politik. Edhe pse nuk e dinin se k . . .
Nga Pjetër Logoreci
Një ndër personazhet e spikatur që kontribuuan për vendosjen e themeleve të sportit shqiptar, ishte padyshim dhe shumë talenti, atleti nga Shkodra, Qazim D . . .
PROF.DR.ELMAS LECI
Në vitin 1995, për një “gabim” të sajuar në gazetë, ministri pezulloi nga detyra kryeredaktorin e gazetës së Ushtrisë. Ngjarja bëri bujë edhe në median e kohë . . .
Të ndalemi në disa paragrafë të hyrjes së librit me kujtime të Ramiz Alisë “Jeta ime”:
“Duke kthyer kokën prapa, shkruan ai, -pa dyshim ka arsye të bëjmë autokritikë dhe t’i kërkoj . . .
Nga Uran Kalakulla/ Nazizmi zgjati 12 vjet, ndërsa stalinizmi 2 herë më shumë. Krahas shumë karakteristikave të përbashkëta, në mes tyre ka shumë ndryshime. Hipokrizia dhe demagogjia e . . .
DON KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)
Don Kolec PRENNUSHI u le në Shkoder me 1 Janar 1902 nga prindët Pjeter e Nine Prennushi. Ishte nipi i At Mati Prennushit, Provinçial i Fretenve. Don . . .
Sa herë që vjen nandori, m’kujtohen historitë që dëgjoja gjatë fëminisë sime në shtëpi, si i vranë komunistët intelektualët mbarë nëpër Tiranë pas “çlirimit”, qofshin këta vendali ose j . . .
Komentet