Salla e Kuvendit Komunal në Pejë ditën e Shtunë dt.19 korrik 2025 ishte e stërmbushur me dashamirët e artit dhe të fjalës së shkruar.Kështu nën përkujdesjën e LSHK. dhe Kryetarit të saj prof dr.Shyqeri Galica,si dhe të familjarëve të Sejdi Berishës u kujtua me shumë
mall dhe emocione Bardi i Pejës tani më i amëshuar Sedi Berisha.
Neki Lulaj
Kujtesa librore për një njeri të librit
Në ditën e përurimit për librin kushtuar Sejdi Berishës
Edhe pa këtë libër që po ju paraqesim sot kujesa e Sejdi Berishës do jetë kaherë e ndezur.
Librat e tij janë piskama shekujsh. Studentët e miqtë do ta kenë në breza në çdo tryezë. Lulet që do vëmë te varri i tij, kurrë nuk do kenë vyshkje
Mbase edhe ky libër do ishte një homazh kujtese për atë bard të Kosovës.
Nuk kemi nevojë në Kosovë vetëm për dëshmorët e luftës, po dhe ata që i shërbyen shkronjës.
Me bashkëudhëtaret ngusht të lapsit dhe pendës me miqtë e mikut tonë të përbashkët po kujtojmë dhe nderojmë punën kulmuese të mikut tonë të shquar dhe vlerat e tij madhore sa
pesha e qiellit dhe e tokës nuk i maten me asnjë kandar.
Mua më shkrepi ideja e guximshme pas mbi 25 vite takimesh të ngrohta miqesore qe të gdhend kujtesën për të. Është shërbimi më i vogël për gazetarin, shkrimtarin, poetin dhe mendjendriturin
e madh Sejdi Berishën. Gjithë jetën shprehu përmes vargut dashurinë për familjen dhe individin. Iku në heshtje duke lënë një psherëtimë dhe duke e ngritur një përmendore madhështore me një fantazi të harlisur me një lirizëm plot lëng e njomështi, njashtu si Lasgush Poradeci dikur.
Me tërë fuqin e fjalës mund të theksoj se Sejdi Berisha kishte ndikim të jashtëzakonshëm në jetën kulturore të Pejës dhe më gjerë, kisha për ta martur në analizë poezinë “Elegjia e shekujve”, në të cikën vërehet shembulli i qartë i fuqisë së tij krijuese dhe i angazhimit të thellë ndaj padrejtësive historike,dhimbjes dhe luftës për liri. Pikëtakimet tona të Blini i Poetit, si vend ku fliteshin për hallet e mëmëdheut dhe për zhvillimet kulturore, me aromën e kafes dhe gurgullimat e rrjedhës se lumit, një kujtim shumë i bukur, një peizazh shpirtëror që përmes fjalës shpërfaq lidhjen e ngushtë mes miqve dhe dashurinë për artin. Nën hijën e Blinit ” flisnim, dertonim për hallet e mëmëdheut, për libra të rinj,ai tregon se bisedat mes poetëve dhe shkrimtarëve janë gjithnjë një mundësi për të komunikuar dhe përcjellë pasionin dhe brengat e popullit. Ky Bli ishtë si një vend i shenjtë pelegrinazhi për ata që kanë kontribuar në letërsi dhe kulturë, dhe në këtë rast, për Sejdi Berishën, simboli i pasionit të tij të pandërprerë për artin. Pa e harruar intervistën time e publikuar me Sejdiun, si dhe një shkrim për librin “Njeriu ‘a”Vendlindje’ ”.
Sejdiu ishte një gur xhevahiri. Ishte lumë i qetë si Buna që nuk shtjerr kurrë. Dhimbjen dinte ta kthente në frymëzim e plagët në mençuri kohe .
“Athua,a është madhështi dhe njerëzore që pas këndimit,njeriu t’i kërkoj falje vetvetes?!…S.Berisha
Opusi i tij letrat mbi dyzetvjeçar dhe botimi i 44 librave janë një trashëgimi madhore që ia la kombit.
Poeti i shquar dardan, Bardi i poezisë moderne shqipe gjithmonë për lexuesin shqiptar sillte diçka te re si ne poezi, prozë, monografi romane, ese, këndveshtrime letrare drama, poema. Shpesh pohonte: „Rrugëtimin tim e shtrova në libër për ta mposhtur dëshpërimin dhe për ta madhështuar lumturinë, krenarinë dhe fatin e njeriut“.
Latinët thonë se për ata qe nuk jetojnë më duhët thenë vetëm e vërteta.
Proza dhe poezia e tij kishin plot metafora e tema të veçanta dhe shumë interesante duke përhapur universin e bukurisë në vargje.
Nga një jetë plot me sfida e qe ne vargjet e tija hetohet një rënkim i heshtur duke pikuar nga palca e shpirtit si loti nga syri
diçka e veçantë.
I brumosur herët me valët e pamëshirshme të jetës dhe me një dashuri vuajtjesh prindërore duke ja vjedhur situatat skandaloze pafajësinë fëmijërore. Më vonëe këto ishin tema oqeanike që e preoukupuan autorin deri në frymën e fundit të jetës.
Dashuria prindërore dhe fati i atdheut ishin fanari i jetës se tij. Ai ishte një fisnik i rrallë, një hulumtues i talentuar dhe latues i vargut, shumë i dashur dhe i respektuar për çdo kend, i rreshkur nëpër valët e jetës, plot me sfida por kurrë nuk ishte i mërzitur e donte jetën u gëzohej rezultateve të miqve, botimeve të reja i qeshte fytyra kur i dhuronim ndonjë libër.
“Unë i gëzohëm botimit të librit
të një mikut ta kisha botuar vetë”
Sejdi Berisha
Sejdiu ishte një personalitet i spikatur me vlera autentike i letërsisë bashkëkohore. Në rrugëtimin e tij krijues ka vlera të veçanta me një stil krijues dhe figuracione letrare çka e karakterizojnë
karakterin dhe simbolikën e pasur të autorit dhe botën e tij shumë dimensionale. Ai ka një filozofi emocionuese universale që rrallë e gjen tek ndonjë krijues tjetër.
Librin që po e përurojmë sot “Një jetë bardi“ e hartova me mikun tim Agim Desku. Idesë tonë ju bashkangjitën miqtë e sinqertë të Sejdiut, mbi njëzet krijues nga Kosova, Shqipëria Ilirida dhe trevat e tjera shqipfolëse si dhe nga mërgata si nga Bostoni-Amerika dhe nga Anglia. Po sjellim në këtë libër kujtimet më të bukura shoqëruar me foto gjatë takimeve jetësore me poetin, përshtypjet të shkruara prozë e poezi kushtuar vetë Sejdi Berishës. Besoj qe për lexuesin e mirëfilltë sa do jenë emocionuese aq edhe do ta ngrejnë kërshërinë për të kërkuar librat që i la si testament kombëtar artit dhe letërsisë. Kështu qe ai herët e fitoi pavdekësinë.
Atë ditë nëntori që ju vizitova në shtëpi u ndamë pa lamtumirë me shpresë që të takohemi shpejt.
Ti na le. Mik, nuk guxoj as sot, as kurrë të të them “Lamtumirë!”
Sa herë që e kujtoj Blinin te shoh ty aty ulur me ndonjë libër te ri në dorë.
Le të jetojmë sëbashku rizgjimin e tij në një libër.\
U kujtoftë në jetë të jetëve.