Me rastin e botimit të librit “Lutje në kohën e Sizifit”, poeti Jaho Margjeka ka qenë i ftuar në një intervistë të veçantë në televizionin publik RTSH 24, ku ndau me publikun reflektime të thella mbi poezinë, ekzistencën dhe sfidat e njeriut bashkëkohor.
Si botues i këtij vëllimi poetik, ndjej jo vetëm kënaqësinë profesionale të realizimit të një projekti të rëndësishëm letrar, por edhe mirënjohjen njerëzore për mundësinë e bashkëpunimit me një autor që e trajton poezinë si akt besimi dhe si një formë rezistence shpirtërore.
“Lutje në kohën e Sizifit” nuk është thjesht një libër poetik, por një udhëtim meditativ nëpër absurditetin e kohës moderne, i përshkuar nga një ndjeshmëri e lartë estetike dhe nga një përkushtim i rrallë ndaj gjuhës dhe mendimit.
Urime Jaho Margjeka për këtë arritje! Fjala jote është një pasuri që tejkalon kufijtë e kohës.