Kombi shqiptar ndodhet përballë një udhëkryqi të zymtë në pikëpamje politike dhe me
rrjedhime serioze ndaj interesave kombëtare.
Në Shqipëri zgjedhjet politike janë zhvilluar me 11 maj të këtij viti, ndërkohë që Kuvendi po
kryen funksione me deputetët e legjislaturës së kaluar, gjë që do vazhdojë deri në shtator.
Nxjerrja e rezultatit përfundimtar duket i largët sepse KQZ po vazhdon rinumërimin e votave në
rreth 50 % të kutive të votimit. Gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë për këto zgjedhje janë
prezantuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku, ndër të tjera, referohet
“politizimi i thellë i administratës zgjedhore”, “blerja e votave” dhe “përdorimi i burimeve
shtetërore nga pushteti partiak”. Konstatime të tilla nuk janë pak për të mbritur në konkluzinin
se legjitimiteti i tyre është në pikëpyetje të madhe.
Në Kosovë, edhe pse zgjedhjet politike kanë mbaruar që prej afo 5 muajsh, akoma nuk është
konstituuar Kuvendi i ri. Për të 36-tën herë, Kuvendi nuk po zgjedh dot Kryetarin e vet! Një
vakuum politik i paprecedent, të cilin Kosova nuk e ka lejuar as në kohë më të vështira të saj. Sa
do të vazhdojë kjo aventurë politike?
Dhe kjo ndodh pikërisht kur retë e sigurisë rajonale e më gjerë po bëhen gjithnjë e më të
errëta. Situata e sigurisë në rajon është e kërcënuar nga shumë faktorë. Presidenti i Serbisë,
Aleksandar Vuçiç, deklaroi këto ditë se ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe
shtoi se “vetëm një numër i vogël njerëzish e dinë” çfarë është blerë gjatë viteve të fundit,
pasi “gjithçka është bërë në fshehtësi”. “Qëllimi ynë” – u shpreh ai, “është ta mbrojmë vendin
tonë”!
Askush nuk e kërcënon Serbinë ushtarakisht. Madje, edhe ata që e ndëshkuan kohë më parë
për genocidin masiv që ushtroi makineria ushtarake e policore serbe kundër popullit shqiptar të
Kosovës, sot, hapur apo nën zë, po i njohin statusin e të viktimizuarit! Sigurisht duke i lënë rrugë
të hapur për hakmarrje. Këtë status hakmarrës, dashur pa dashur, e dekonspiroi vetë Presidenti
Serb kur tha se ushtria serbe “po bëhet tmerrësisht goditëse”. Nuk është vështirë të kuptohet
se planet ushtarake i ka, siç e ka edhe modelin që aplikoi Putini në Ukrainë, ku bëri ç’deshi,
ndërsa Perëndimi ishte i pafuqishëm për ta ndalur.
Ndërkohë, raportet e Kosovës me aleatët e mëdhenj natyralë janë lënduar, ku e ku edhe
përkeqësuar. Duhet ta konsiderojm fat dhe privilegj që Presidenti Trump e përmendi edhe
konfliktin Serbi-Kosovë si ndër konfliktet e rrezikëshme të kohës, duke u shprehur se konflikti
është dëmtuar në perspektivën afatgjatë dhe duke premtuar se “do ta rregulloj përsëri”. Por a e
ndihmojnë këtë proces politikat konfliktuale dhe, sidomos, vakuumi institucional i krijuar në