“Gafat dhe shakatë e mia, zonja dhe zotërinj, natyrisht që të lenë një shije të keqe, të thartë, ngatërruese, plot ceme, mungesa dhe mburrje. Por, natyrisht, kjo vjen ngaqë unë nuk kam respekt për ata që mund të kenë me shumë respekt për të tjerët, se sa për njerëzit, popullin), kombin, familjen dhe vetvetën e tyre.”( Fjodor Dostojevski, “Shënime nga nëntoka” )
“Sidoqoftë, unë shkruaj ndryshe nga ato që flas, flas ndryshe nga ato që mendoj, mendoj ndryshe nga ato që thëm si dhe nga mënyra se si duhet të mendoj ose gjykoj…Kështu që gjithçka proçedon ose interferon në thellësinë më të errët shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjik të palës tjetër kundërshtare në domenin (kontekstin) e njohur antropofetar, antropokulturorë, antropolitik etj.”( Preludim nga një metaforë e njohur nga Franc Kafka)
Njeriu është një udhëtar i ndërgjegjshëm dhe i përkohëshem në kohë dhe hapësirë, i cili mund të kaloi rrugën e tij jetësore ose profesionale me më pak ose me më shumë sukses, kënaqësi, famë ose lumturi objektive dhe subjektive. Varësisht prej fatit, intelegjencës, intelektualitetit dhe profesionalizmit të tij.
Jemi shumë të vegjël, për të qenë të mëdhënj, jemi shumë pak për me qene te ndare dhe coptuar.
Robert Brifault, pos tjerash thotë :“ Është mjaft e qartë se civilizimi botëror, nuk do të arrinte deri aty ku ndodhèt sot, para se të njihte, provonte, kalonte ose kapërcente fazat e para të zhvillimit dhe evolucionit së bashku me sekretin dhe gjenialitetin e ligjëve dhe fenomenëve të ndryshme natyrore dhe mbinatyrore që ndodhën të fshehura ose maskuara nga arsyeja dhe logjika (koshienca) e njeriut ose civilizimit tonë me një ´vello të mistershme ose enigmatike.”
Një ndër çështjet, aspektet dhe pikësynimet kryesore dhe esenciale (substanciale) të filozofisë së përgjithshme, përveç fuqisë nxitëse ose stimuluese, respektivisht ndikimit tè saj në kërkimet shkencore dhe humaniste, janë narrativi dhe shpirti i njohur hulumtues, eksplorues dhe inovator së bashku me metodat e reja induktive, deduktive, diskursive dhe analogjike të shqyrtimit, studimit, analizës, eksperimentimit dhe vëzhgimit.
Ndaj, e vetmja fuqi e njohur natyrore dhe mbinatyrore që mund t’na ndihmojë dhe ofrojë mbrojtjen e duhur dhe më të sigurtë, përveç Zotit (Hyjit), është fuqia e mendjes (intelektit), shpirtit dhe besimit tuaj. Duke menduar në kopshtin ose thesarin e njohur mendorë, shpirtërorë, shkencorë, intelektual dhe kulturorë të njeriut të ditur, të përkushtuar, besimtar, racional dhe inovatorë .
Të nxitur dhe inkurajuar nga dëshira e kahmotshme për të zgjeruar horizontin e njohurive ose diturive të tyre, e sidomos në fushën e shkencës, industrisë ose teknologjisë së lartë: Student, akademik ose ekspert të njohur dhe eminent nga i tërë globi dhe kontinenti ynë, si të thuash për çdo vitë, ua mësyejnè akademive ose uninerzitetëve me të njohura të botës, për të parë, njohur dhe kuptuar formulën ose maksimën e njohur: ‘Nuk ka Zot tjetër, përveç Zotit (Hyjit) tonë Përbashkët ose Universal.
Gjithashtu, edhe filozofia fetare ose religjioze, pos tjerash na mëson ose udhërrefen se cila është lidhja shpirtërore, emocionale, transhendente (transcendente), intrinznike, ekstrinznike dhe koshiente ose logjike ndërmjet njeriut dhe Krijuesit (Zotit).
Në instancë të fundit, kultura fetare ose religjioze është ngritur ose formuar përmes ‘institucionëve mendore dhe shpirtërore’ të Dërguarve të Zotit (Njeriut) dhe e cila, në vete përmban atë që është më e mira edhe për shkencën, edhe për religjionin.
Ndërkaq, arsimi (arsimimi), shkenca, teknika, edukata, kultura, morali, disiplina dhe emancipimi i gjithëmbarëdhëm botërorë ose planetar, ishin një fitore ose triumf i përgjithshëm i shoqërisë së re njerëzore ose qytetare, e cila i kishte (i ka) rrënjët e forta dhe me të shëndetshme aty ku parimi ose postulati i njohur i lirisë së ndërgjegjes, arsyes dhe besimit përbën gurin ose bazamentin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi dhe shteti.
Duhet njohur, kuptuar dhe vlerësuar njejtë dhe barabartë edhe “kulturën ekskluzive” të Perëndimit, edhe “kulturën ekzotike” të Lindjes.
Me rastin e revolucionëve dhe restaurimëve të njohura shkencore, industriale, kulturore dhe politike në Evropë ose Perëndim, sikur u përzien ose gërshetuan në sfond të të gjitha kombet, shtetët dhe kulturat e ndryshme dhe ideologjitë, me të gjitha ndryshimet dhe specifikat e tyre.
Rezultat i kësaj ishte shpirti dhe fuqia e njohur krijuese ose inovatore së bashku me vullnetin, kurajon ose guximin e lartë reformatorë ose revolucionar.
Ndërkohë që nga puçja ose pikëtakimi frytëdhënës dhe empirik i këtyre parimëve dhe elementëve (instrumentëve) të njohura reformatore (restauruse), revolucionare dhe evolutive: Lindën dhe u shfaqën më pastaj, të gjitha llojet e artit, shkencës, teknikës, kulturës, industrisë, teknologjisë së lartë etj. Pati zbulime të reja dhe forca ose enërgji të reja krijuese ose inovatore dhe kështu me radhë.
Në fakt, shkenca dhe feja, nuk janë në luftëra ose konflikte të ndryshme me njëra tjetrën, përveç atyre që nuk i njohin dhe i keqkuptojnë, keqpërdorin dhe i keqinterpretojnë ato. Dhe, aq me pak feja islame ose muslimane me fenë kristiane ose katolike. Absolutisht kurrë! Jo çfare.
Kur’ani thotë: ” Ata që ecin ose levizin në kërkim të dijes ose diturisë, Zoti (Allahu) ua bën ose mundëson të ecin ose levizin drejtë ‘kopshit të madh’ të parajsës ose xhenetit.”
Ungjilli thotë: “Të mençurit ose të diturit, janë pasardhës ose trashegimtar të bekuar të engjëjve dhe profetëve. Prandaj, kushdo ose sëcili prej tyre që angazhohet në fushën e dijes ose diturisë, merrë bekimin e Zotit (Hyjit) dhe rrugën e parajsës…”
Një besimtar i vërtetë, dhe një shkenctar ose dijetar i madh, nuk ngopën kurrë së kërkuari dhe fituari dritën e madhe të besimit, dijes ose diturisë, deri në çastët ose momentët e fundit të jetës së tyre, para se të kalojnë në amshim, xhenet ose parajsë.
Shkenca dhe feja ose religjioni, në instancë të fundit, janë gjithëmonë në ujdi, përputhje dhe pajtim të plotë:
Një histori dhe dy paralele, apologji dhe interpretime të larmishme, diskursive dhe analogjike me njërra tjetren:
Kur shohim (shikojmë), lexojmë dhe mësojmë mbi historinë dhe kulturën e përgjithshme arabe ose muslimane: Shohim dhe kuptojmë se arsimi (arsimimi), shkenca, edukata dhe kultura e gjithëmbarëshme në Lindjen e Mesme, respektivisht në botën arabe ose muslimane, janë shfaqur ose paraqitur në të njejtën kohë me librin e shënjtë të Kur’anit.
Bile, thuhet ose tregohet se si Profeti Muhamet (s.a. u.s.) -pas çdo falje të mengjesit (sabahut) i lutej Zotit (Allahut) me këto fjalë :” O Zot i Dashur dhe i Madhërishëm, të lutëm Ty për dije ose dituri të vlefshme, për mendje pjellore, shpirtë të pastër, vepra të mira dhe të lejuara, si dhe për bereqete dhe furnizime të mira!”, fund i citatit.
Me shaqjen e librit të shënjtë të Kur’anit, si dhe me ardhjen ose përhapjen e fesë islame ose muslimane, thuhet se bota arabe u ngritë, përformua dhe civilizua shumë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme shkencore dhe humaniste. Duke e ngritur në instancën me të lartë, rëndësinë e madhe në fushën e dritës së dijes ose diturisë, si dhe duke i ndjekur dhe zbatuar me përkushtim dhe devocion të plotë rregullat, parimët, urdhërat dhe mësimët e njohura nga libri i shënjë i Kur’anit.
Pos Univeritetëve dhe Kalifatëve të njohura të Bagadit dhe Damaskut, si dhe “Dinastive” të njohura Omejada, Abasida dhe Fatimida, një rol të madh asokohe ka luajtur edhe Andaluzia (në Spanjën e sotme), e sidomos metropola e njohur e Kordobës (Cordoba) si qendër e madhe shkencore, biblotekare ose univerzitare e arabëve ose muslimanëve në mesjetë, e cila dikur ka qenë epiqendër ose pikë qëndrore e studimëve, hulumtimëve dhe zhvillimëve të njohura epokale dhe revolucionare në fusha dhe drejtime të shumëta të shkencës dhe kulturës. E sidomos në fushën e mjeksisë (medicinës), astronomisë, artit, letërsisë dhe filozofisë. Aty ishin edhe Granada, Kadizi (Kadis), Alikante (Alicante), Sevila etj.
Arabët ose muslimanët, kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në shkencën, mendimin dhe intelektin e njohur evroperëndimorë.
Në astronomi, ata ishin të parët qè ndanë globin tokësor në meridianë. Ata përcaktuan gjatësinë e një grade. Llogaritën sipërfaqen e Tokës dhe zbuluan se sa kilometra kubik ka globi tokësor. Duke vëzhguar lëvizjet e yjeve, llogaritën të parët se kur do të ndodhte eklipsi i Diellit dhe i Hënës.
Duke studiuar atmosferën, e cila mbështjell globin tokësor, e matën dhe zbuluan se lartësia e dritës është 100 kilometra, kurse jashtë kësaj lartësie, hapësira është e zbrazët, me çka pajtohen, me pak përjashtime edhe astrofizicientët e sotëm.
Arabët ishin të parët, që i ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën.
Arabët ishin të parët, që i ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën. Ata ishin të parët që i studiuan trupat qiellorë… dhe u dhanë emra të veçantë, të cilët përdorën edhe sot në gjuhët e ndryshme evropiane ose gjithëbotërore, dhe shërbejnë si gjurmë të pashlyeshme të kulturës së lavdishme arabe.
Ibn Ruzhdiu, i njohur në Perëndim me emrin Averros, nga Kordoba, është i pari që ka zbuluar njollat e diellit.
Arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në kohën kur në Kostandinopojë (Stamboll) dhe Romë, mësohej se Toka është e rrafshët.
Revolucioni i njohur dialektik dhe metaestetikë” së bashku me Logjikën e Re (“Logicae Novae”) shkëncore, fetare, letrare, kulturore, artistike ose filozofike, kanë rrjedhur dhe janë zhvilluar pikërisht nga kopshti i njohur shpirtërorë, fetarë, letrarë, kulturorë dhe filozofik arab ose musliman në mesjetë.
Ndërkaq, filozofia e përgjithshme fetre dhe kulturore, universalitetin e saj global ose globalitetin universal së bashku me metafizikën e moralit, substancialitetin antikë dhe subjektivitetin modern ose bashkohorë, siç dihet i kanë hasur dhe zbuluar në “kopshtin” e lartëpërmendur fetarë, kulturorë dhe filozofik të filozofëve dhe dijetareve te njohur arabë ose musliman, respektisisht, në përkthimet, eksplorimet, ravijezimet, konturimet, konvencionalizimet dhe interpretimet e shkëlqyera të veprave të njohura të Sokratit, Epikurit, Platonit, Aristotelit dhe të filozofëeve ose dijetarëve të tjerë grek ne Antikë nga ana e filozofëve, mendimtarëve dhe kulturologëve të njohur artab ose musliman në mesjetë.
Për këtë fakt, në vargun e shumë syrësh, na bëjnë të qartë edhe Toma Akuinski, Kristian Volfi, Françesko Gabrieli, H. Pireny në librin e tij të njohur me titull “Profeti Muhamet dhe Karli i Madh”, Herman dhe Ante Dalmatinski në stilin dhe cilesinë e njohur të përkthyesve dhe intërpretëve të shkëlqyer ose kryesorë nga Kroacia (Dalmacia) të shkollës ose akademisë së njohur të Toledos dhe Sevilës në Spanjë , Bertrand Raselll, Julian Schnieder, si dhe shumë e shumë mendimtar, filozof ose humanist të tjerë evropian dhe të tjerë në sfond.
Se këndejmi, e ngritur dhe themeluar nga pjesëtarët e ” Dinastisë Omejada”, gjegjësisht, nga Kalifët e njohur të Kordobës” (në Spanjën e sotme): Universiteti dhe Bibloteka e famshme arabe e Korodobës (Cordoba) me më tepër se 8OO.OOO libra ose vepra të ndryshme shkencore ose metodologjike nga fushat e njohura të filozofisë, astronomisë, fizikës, gjeografisë, mjekësisë (medicinës), logjikës, etikës, matematikës etj.: Ishte Universiteti dhe bibloteka me e madhe dhe më shquar gjithandej globit në atë kohë. Në Kordobë (Cordoba) asokohe u bënë të shquara edhe formulat ose ekuacionet e njohura matematikore ose aritmetike si 2X+1= 5 , apo 1OX-1O=1O etj. (lëxo: X= 2) dhe kështu me radhë.
Meqë fjala mbi “Dinastitë” ose “Kalifatët” e njohura “Omejada” dhe “Abassida” të Damaskut (Siri) dhe Bagradit (Irak), respektivisht, mbi shkëlqimet e tyre shkencore, fetare, kulturore ose akademike për disa shekuj me radhë: Do shtuar në vazhdim se Kalifi i njohur i Bagdadit, Mamuni dhe dikur me vonë edhe Harun el Rashidi etj.., asokohe rrënzë brigjëve të njohura të Lumenjëve të famshëm të Babilonisë (Tigrit dhe Uufratit)-metropolën e njohur të Bagdadit, e kishin ngritur dhe promovuar në një qendër ose metropolë të shquar shkencore, universitare ose kulturore më shkëlqime të njohura globale ose universale gjithandej globit tonë tokësorë Duke i ftuar dhe punësuar shkenctarët, dijetarët ose mendimtarët me të shquartè kohës nga Arabia, Përsia (Irani), Evropa dhe kështu me radhë në Universitetin ose Akademinën e Lartë Shkencore ose Pedagogjike të Bagdadit ku gjuha arabe ishte “gjuhë e lartë” aristokrate, shkencore ose akademike e njerëzve të ditur, eruditë ose poliedrikë.
Asokohe qyteti ose metropola e njohur e Bagdadit, me më tepër se 1 milion banorë, ishte qyteti ose metropola mè e madhe dhe më e famshe e botës që nga shekulli shtatë (7) dhe deri dikur në msjetën e vonë, përkatësishtë, deri në fillimin e luftërave të njohura mesjetare të kryqëzatave dhe djegies (kalljës) dhe plaçkitjes së Bagdadit nga bandat dhe hordhitë tataro-mongole dhe të tjera.
Krahas qytetit ose metropolës së njohur të Bagdadit ku ndodhej edhe selia e “Kalifatit Abassida” me seli në Bagdad ( kryeqytet i Irakut), aty ishte edhe qyteti ose metropola tjetër fetare, shkencore, univeersitare ose kulturore e Damaskut ku ndodhej selia ose rezidenca e Kalifatit tjetër Arab “Omejada” me seli në Damask (kryeqytet i Sirisë).
Bagdadi dhe Damasku në mesjetë ishin qytete milionëshe dhe metropola të shquara shkencore, universitare ose kulturore të botës arabe dhe me gjërë.
Në anën tjetër ndërkaq, Renesansa e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj ose 2OO vite me radhë, respektivisht deri në shekullin XVI (16): Mund të konsiderohet si njëra prej etapava ose periudhave me të plleshme, me reformatore, me evolutive dhe me revolucionare ose restaurore në historinë e pergjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë njerëzorë.
Shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shtetëve ose kontinentëve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga feja ose religjioni.
Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjello Bonarotin, Françesko Petrarken, Jeronim De Raden etj.
Ndryshe nga kjo, rënia ose pushtimi i Konstantinopojes (Stambollit të sotëm) me 1453, atëbotë i shpërndau ose degëdisi mësuesit ose dijetarët e njohur grek së bashku me letrat ose shkrimët e tyre letrare, shkencore ose kulturologjike gjithandej Europës dhe me largë.
Sokrati, Aristoteli, Platoni, Galeni, Hipokrati dhe të tjerë, tani mund të lëxohëshin, mësohëshin dhe studiuohëshin vetëm në bazë të burimëve ose deftesave të ndryshme,respektivisht nga përkthimet e njohura të romakëve, arabëve (muslimanëve) ose ebrenjve.
Edhe medicina ose mjekësia, kishte zënë të quhej si “skolastikë jetësore” për shkak të lidhje-ndarjeve të saj dialektike, organike dhe empirike me jetën e përditshme ose reale dhe praktike.
Mësimdhënësit ose pedagogët mjekësor ose medicional, asokohe kryesisht i përkthenin, mësonin dhe spjegonin veprat ose mësimet e njohura të shkenctarëve ose dijetarëve të njohur arab ose musliman.
Ndonëse, parimisht ishte e ndaluar praktika, por jo edhe teoria. Feja ose religjioni në fillim, nuk e lejonin derdhjen e gjakut, shpimin (shpuarjen) e trupit dhe obduksionin. Kështu që deri vonë nepër shkollat ose univerzitetët mjekësore, ishin të ndaluara kirurgjia, anatomia dhe disa lëndë të tjera nga shkenca e medicinës.
Ndërkaq, në periudhën e renesansës, kirurgët do quhën ose titullohën si ‘mjeshtër’ ose ‘maestro të zanatit ose profesionit’ dhe ishin të bashkuar në kuader të korporatave profesionale. Ndonëse, edhe shkolla e njohur medicionale e Parist, gjer në vitin 13OO, kishte qëndrim negator dhe reaksionar ndaj kirurgjisë. Anatomia mësohej së bashku me fiziologjinë dhe medicinën e përgjithshme praktike dhe teorike. Tek në gjysmën e dytë të shek.XIII (13) kirurgjia si lëndë ose disiplinë e posaçme e medicinës, kishte filluar të mësohej ose ligjërohej në Univerzitetin e Bolonjes së bashku me librin e parë të Anatomisë dhe Kirurgjisë në Europë, të shkenctarit dhe profesorit të shquar italian, Mondino de Luzzi.
Ndërkohë që disekcionet ose obduksionet e para të trupave të vdekur njerëzor nepër fakultetët ose univerzitetët e njohura të Bolonjes, Napolit, Salernos etj., asokohe ishin quajtur si ngjarje senzacionale dhe bombastike, apo si “teatro të anatomisë dhe kirurgjisë”! Edhe në Univerzitetin e njohur të Montpeljes në Francë, dikur ishte futur praktika e lartërmendur italiane e obduksionit dhe disekcionit.
Enciklopedia e përgjithshme kirurgjike e asaj kohe ndodhët e ndërlidhur me emrin dhe mbiemrin e shkenctarit, pedagogut ose kirurgut të njohur francez, Guy de Chollak ( 13OO-1368)- një studenti dhe pedagogu të shquar të Univerzitetëve të Bolonjes (Itali) dhe Montppeljes (Francë)
Ndërkaq, në periudhën e Renesansës, emrat më të shquar në fushën e medicinës ishin: Girolamo Fracastoro dhe Leonardo da Vinçi (Itali), gjermani (flamani), Andreas Vesalius, anglezi William Harvey, francezi Ambriose Pare, gjermanët Theofrast B. von Hohenheim dhe Phiipp Aurelius-autor të librit të njohur “De Humani Corporis Fabrica”; homologët e tyre rusë dhe polak si George Dragobich Katermak dhe Philipp Lashkovsky, anglezi ose britaniku i shquar T. Sidenham i quajtur asokohe si “Hipokrati anglez ose britanik” , Francis Silvius, Herman Burgave, Bartholini, Stena, De Graafa, Brunner, Wiersung, Whaton, Pachion dhe të tjerë, të cilët mësimet ose leksionët e përgjithshme në fushën e medicinës, thuhet se i kanë marur nga shkenctarorët e njohur arab (musliman) në fushën e anatomisë, kirurgjisë, fiziologjisë ose epidemiologjisë infektive si Ibn Z. Rushdiu, Aviceni, Maimonidezi etj.
Filozofia dhe psikologjia thonë, duke pohuar njëzërit: ” Ata gjëra ose ato çështje që nuk i njohim dhe nuk i dijmë sa duhet, dhe që na përseritën dhe kujtohem mëse shumëti dhe më së shperti, janë pikërisht ato që kemi deshirë t’i harrojmë sa me parë.
Ç’është e vërteta, mund të këtë qytete ose vendbanime të ndryshme pa lumenj, pa ura, pa kështjella, pa mure ose fortifikata të ndryshme, por nuk ka si të thuash asnjë qytet ose vendbanim të mundshëm, pa libra, pa shkolla, pa librari, bibloteka, pa mësim, pa lutje, pa faltore, pa tempuj ose pa shtëpi të Zotit dhe të kultit. Dhe, kjo është edhe një deshmi tjetër mbi lidhjen e përjetshme në mes dijes dhe besimit të njohur njerëzorë.
ASh