Marrë nga libri i
të Madhit Dijetar
Gene X. Kortsha
“ONE MAN’S JOURNEY TO FREEDOM”
(UDHETIMI E NJI NJERIUT PER NE LIRI)
GENE X. KORTSHA
1924 – 2016
Tridhetë e tri vjet ma parë me 1998 , Don Preng Ndrevashaj i tregon Genc Korçes, çka ai ka ndigjue prej Peter Freeman (Sinishtaj) komandant i skuadres pushkatare, që ka ekzekutue këta tre të burgosun. Peter Freeman ka kenë emni i marrun me mend kur ai ka fillue nji jetë të re në Kanada.
”Freeman, i ka thanë Don Prengës, kur i pushkatuen tre të bugosunit, dy prej tyne kanë ra përdhe, ndersa At Antoni asht zhdukë nga pamja i rrethuem prej nji rêjet. Oficeri në komand ka shkue afer trupave të shtrimë perdhe.
Trupat e Lef Nosit dhe Maliq Bushatit shihen të perplasun perdhe, ndersa trupi i At Anton Harapit
qendron i padukshem, i rrethuem prej nji rêje. U deshten disa minuta që të zhduket Rêja. Atëherë dhe vetem atëherë, ushtarët pane trupin e dobët të San Françeskut në Mbretninë e vdekjes.
Ne vjetin 2004, në nji bisedë në mes Genc Korçes dhe Viktor Dostit , kur Genci i tregon atij ngjarjen e P. Anton Harapit, Ai shtoj nji hollësi interesante . Ai tregoi që para shumë vjetësh në Shqipni, nji ushtar që ka kenë antar i skuadres pushkatare i ka tregue atij të njajten hollësi per rêne që ka errësue trupin e P. Antonit per nji kohë mbas pushkatimit.”
Gene Kortsha.
Shenim nga Fritz RADOVANI:
Botohet pandryshue asgja nga shkrimi i të Ndjemit G. KORTSHA.
Asht marrë nga Dijetari i Madh Gene X. KORTSHA në vitin 2014.
Melbourne, 3 Qershor 2025,