Edhe pse e paralajmëruar, keqardhje për humbjen dëshpëruese demokrate/ëve, si dhe neveri për bashkautorët e ligjit dhe përgjegjësit e zgjedhjeve të damkosuara të 11 majit, të cilat konfirmuan 140 vakancat në borderonë e Kuvendit, por (mbas 34 vitesh) ia nxinë edhe më shumë Shqipërisë Euroatlantike.
Fatkeqësisht, edhe këto zgjedhje nuk prodhuan zgjidhje ose rotacion demokratik të pushtetit, por me 95 deputetë të emëruar (jo votat e qytetarëve) nga super-Kryetarët, e demaskuan krizën politike të pluralizmit fasadë, demokracisë së dështuar, shtetin e kapur nga korrupsioni endemik si dhe shpërdorimi i parave publike, mekanizmave dhe administratës shtetërore për mbajtjen edhe 4 vitet e ardhshme të pushtetit.
Në vijim të angazhimeve politike për mbrojtjen dhe zhvillimit të interesave kombëtare dhe euroatlantike të RSH, po paraqes përmbledhje rreth këtyre zgjedhjeve maskaradë:
Shoqëria njerëzore nuk ka gjetur ende as sistem me të mirë dhe as ilaç më të shëndetshëm se pluralizmi, zgjedhjet e lira, rotacioni politik dhe ekonomia e tregut. Kështu, pavarësisht bindjeve politike, kundërshtive ndaj qeverisë apo interesave me pushtetin, shpresoj të biem qetësisht dakord për: “Domosdoshmërinë ulëritëse që ka kombi, demokratët, socialistët, pra mbarë shqiptarët për rotacionin e pushtetit”. Por, përtej dalldisjes bolshevike nga fitorja edhe për 4 vjet e pushtetit apo dhe dëshpërimit legjitim të demokrateve nga humbja e përsëritur 4 herë, zgjedhjet e 11 majit nuk kanë asnjë të fituar. Për më keq: “Shqipëria është e humbura e madhe; pluralizmi, pra e majta dhe e djathta mbetën të gjunjëzuara nga udhëheqësit e madhërishëm, për pasojë liria e votës dhe ardhmëria e shqiptarëve mbeten të kërcënuara nga demokracia fasadë dhe shteti i dështuar”. Për këdo që mërzitet në të drejtën për ta shijuar superfitoren apo demokratët e mllefosur nga 16 vite opozitë, nënvizoj se si askund tjetër në botën demokratike (përjashto RusinëPutiniste, Bjellorusinë, etj.), 95 deputetë, pra më shumë se shumica e cilësuar janë të emëruar nga 2 super-Kryetarët. Pjesa tjetër (45) të zgjedhur me vota në një fushëbetejë cinike, përveçse rrogës nga buxheti shtetit si dhe përkujdesjes për të duartrokitur me entuziazëm Kryetarët e mëdhenj, kanë zero peshë ose fuqi vendimmarrëse. Shkurt, ligji i damkosur me konsensusin e turpit (i vetmi në 16 vitet e fundit) dhe rezultatet e 11 majit, blinduan Autokracinë e Kryetarëve të Madhërishëm, duke thelluar krizën e pluralizmit fasadë, demokracisë dhe shtetit të dështuar si dhe pshurrur Republikën Parlamentare.
Së pari, edhe pse Kryekomisari me qillota, në Momerandumin e Kuçit emëroi 83 deputetë, zgjedhjet e 11 majit nuk i ka fituar PS, por fuqia kriminale e të (gjithë)Pushtetshmit, duke shpërdoruar institucionet dhe administratën shtetërore (+200 mijë patronazhiste dhe 740 mijë pensionistë) si dhe me dorovitjet alla-sulltanatë të parave dhe pronave publike, me qëllim: “Mbajtjen me çdo çmim të pushtetit sikur RSH të ishte Burkina Faso, Junta e Malit, Xhibudi dhe jo 16 vjet vend i NATO-s”. Me papërgjegjshmëri tinëzare, pronari i ish-PS, i devijoi dështimet në 12 vitet që lamë për: “mosbraktisjen e vendit, punësimin e 300 mijë të rinjve, shëndetësinë falas, zero taksa për naftën, bukën, vezët, zero influencë politike mbi koston e rrugëve, inceneratorët, koncesionet dhe zero korrupsionin, edhe pse Tigri/nr. 2 i qeverisë së tij nga arratisja e cilësoi “organizatë kriminale” si dhe Lali/Pushtetari nr.2; ministra, deputetë etj., flenë në birucat e burgjeve, ose gdhihen në dyert e SPAK”!
Betejën drejt 11 majit, Kryeministri Rama e (ç)fokusoi me gjyqin popullor ndaj rikthimit të “Gogol-Berishës”, duke kujtuar zgjedhjet e 26 majit; vrasjet e 1997-1998, Gërdec, 21 janar; besnikëritë ndaj aleatit të halleve (burgosur) si dhe urrejtjen ndaj Like-Floririt; kompromiset mbi interesat kombëtare me Belerin e vrasjeve të Peshkëpisë (1994); si dhe me përqeshje popullorçe ndaj moshës (nga non-grata ose buf kënete), duke mos kursyer edhe ekspertin e mirënjohur amerikan të zgjedhjeve z. LaCivita, që e degradonte si xha Latifi. Nga ana tjetër rishpiku dhe privatizoi aspiratën europiane të shqiptarëve, ëndërr që në 34 vjet është shpërdoruar nga kryepushtetarët e radhës, vetëm për mbajtjen/marrjen e pushtetit. Ndërsa në këtë fushatë tejkaloi çdo dalldi egocentrike: “Vetë/ m i madhi fare, do ta marrë për dore një grua/vajze të bukur për ta ulur Shqipërinë në karrigen e BE”. E thënë shkurt, përsa të ketë kësi Madhështori, RSH s’ka nevojë fare për zgjedhje, as opozitë, pasi vetëm ai e di, e do dhe punon për përparimin e kombit! Praktikisht, edhe “bufët e dinë” që ashtu si Presidentin, Ministrat, listat e mbyllura me 46, me përjashtime të rralla edhe 37 të hapura (gjithsej 83) deputetë nuk janë përzgjedhur për meritokraci, dije, integritet dhe vlera të spikatura, por vetëm pasi kanë kaluar sprovat e gjunjëzimit ndaj udhëheqësit të madhërishëm. Keqardhje që në tepsinë e kësaj derexheje kanë rënë edhe disa mendje racionale që kanë mbetur nga ish-PS, të cilët fushatën për mbajtjen 16 vjet të pushtetit, e legjitimojnë me tunelet, rrugët, investimet publike. Ndërsa shpresoj se mirë e dinë që edhe opozita më e përkryer nuk bën as rrugë, as investime dhe kështu, i bie që RSH s’do ketë shanse për rotacion politik të pushtetit
Së dyti, konsideruar shpërdorimin kriminal të pushtetit në zgjedhje, me 326 mijë vota dhe 33 deputetë më pak se PS, pra vetëm me 50 mavro-deputetë të emëruar: “Opozita e sunduar nga Sali Berisha, edhe i shiti, edhe ia vodhën, por i humbi në mënyrë mëkatare zgjedhjet e 11 majit”.
Mjaft është mjaft! Nën përgjegjshmërinë e “Këshilltarit në fushën e reformave të Sigurisë Kombëtare dhe integrimit në NATO, i bëj thirrje publike z. Sali Berisha të japë dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i kryetarit të PD”, thirrje që shkon edhe për 20 drejtuesit qendrorë dhe komisarët-blu të 12 qarqeve.
Vetëm dorëheqja do i hapte rrugë një procesi transparent, gjithëpërfshirës, të gjithanshëm dhe të shëndetshëm transformimi. Çdo përpjekje delekuente për të mbajtur kolltukët, apo edhe kontrolluar reformimin e së djathtës do t’i bënte funeralin e dytë poshtërues PD (i pari në korrik 2021), si dhe do t’i përdhoste përjetësisht aktorët.
Për ta plotësuar këtë thirrje për dorëheqje, nënvizoj se PD i ka humbur me “meritë”, vetëdije, llogari meskine dhe heshtje mëkatare, zgjedhjet e 11 majit, pasi në vend t’ju paraqisnit demokratëve dhe shqiptarëve frymën fituese, personalitete me integritet të spikatur dhe aleancën e vlerave të djathta (jo qelbësirave dhe kusarëve), i poshtëruat me një listë “të para/pas leckosur; dhuratave për kryetarët e partive fantazma (pa anëtarë, por fotozhenikë), duke ricikluar luftëtarët e betejës turpëruese për bravat e PD (8 janar 2022) dhe humbësit në 4 zgjedhje parlamentare; ish-zyrtarë të korruptuar si dhe ekstremistë me precedentë në veprimtari terroriste (si rasti Belerit) ndaj integritetit dhe interesave kombëtare”!
Duke ushqyer deri në delirancë “udhëheqjen e betejës globale ndaj Soros, si shoku Enver me luftën e proletariatit botëror kundër USA dhe BRSS; me kontratën e Muleve për heqjen me para të non-gratave në SHBA dhe UK”, si dhe duke mitizuar fuqinë e z. LaCivita (si sherifi/Mesia që do sillte fitoren nga Trumpi), i telendisët votuesit mendjehapur dhe shpresat e demokratëve të dëshpëruar nga 12 vjet opozitë.
Sigurisht, nuk jam i lumtur, por “i nderuar” që me vetëdije nuk u bëra pjesë e humbjes suaj mëkatare, të cilën e kam paralajmëruar që në takimin e parë mbas kthimit nga Uashingtoni (5 janar 2025), kur kryetarit në detyrë i kam përcjellë vlerësime dhe këshilla “konfidenciale”, që: “Të mos mbetet peng i borxheve dhe miteve personale (liderit fjalëmbajtur) posaçërisht ndaj grupit të Gazit/Vulës, as ndaj bashkëluftëtarëve për bravat dhe as ndaj kryetarëve të partive (pa anëtarë)”, si dhe për ta çliruar PD nga kurthi i betejës kamikaze për listat e sigurta, duke dalë z. Berisha i pari jashtë bunkerit 30% i të emëruarve deputetë, një shembull që do duhej t’u imponohej drejtuesve politikë në Qendër si dhe 12 qarqe”! Për shkak e të moshës, sigurisht mund të shpreh keqardhjen për z. Berisha, por edhe zhgënjimin që futi në bunkerin e listës së mbyllur, pjesën më të konsumuar dhe neveritur nga demokratët dhe shqiptarët, duke lënë në fushëbetejë (listën e hapur), personazhe me integritet dhe qytetari të spikatur si Alimehmeti, Tabaku, Spahija, Kopliku, Celi/FR, Kalaja/ DR, Kreka, Mahmutaj etj., ndërsa shumica tjetër, delekuente ose defiçente lokalë, të gatshëm të kacafyteshin me njëri-tjetrin për kryetarin dhe 40 bunkeristët. Kështu, dorëheqja nuk është lutje, as akt fisnikërie, por detyrim që buron nga përgjegjësitë e humbjes mëkatare më 11 maj. Mos i mashtroni më demokratët, pasi me gjithë pasojat e (bashkë) Ligjit të turpit dhe shpërdorimin kriminal të pushtetit, zgjedhjet e 11 majit tashmë janë të certifikuara/uruara nga kryetarët e kancelarive demokratike. Prandaj sinqerisht, ju këshilloj të dilni nga kurthi i diskretitimit të mëtejshëm, duke shkuar në forume dhe seminare (si rasti IDU, që maksimumi i pjesëmarrësve të “nderit” janë PM Kilit, ish Presidenti Ukrainës), sidomos mbas humbjes fatale si dhe kur kryetarët e 52 vendeve europiane (anëtare ose jo në BE) ishin në Tiranë, duke nderuar flamurin e Skënderbeut, si dhe promovuar aspiratën e shqiptarëve drejt BE-së. Do të ishte shumë më serioze që krerët e shteteve t’i takonit në Tiranë për t’ju shprehur vlerësimet e opozitës për mbështetjen e Shqipërisë si dhe rezervat për zgjedhjet e 11 majit! Po ashtu, këshilloj të hiqni dorë nga rizvarritja mëkatare e demokratëve për rinisjen e revolucionit (alla-Lili) me Bardhin e zengjinesë, Almën e shpërdoruar për epshet Gjicit, flamurin e Himarës së Belerit; revoltën perverse kundër popullit dhe gazetarëve nga hajdut të njohur votash (për Lulin në korrik 2021) dhe të nominuar si minues të demokracisë; apo ordinerë që presin çdo të hënë në kanjëllat e SPAK-ut për të demonstruar përgjërimin ndaj BabaKryetarit. “fali o Zot se nuk dinë se çfarë bëjnë” ndaj çdo të shkalluari/e që “fajësojnë perëndimin dhe kërcënojnë ambasadën e SHBA”(!), apo që qurraviten të mos japë dorëheqjen duke i thurur lëvdata qesharake udhëheqësit të pavdekshëm, si dikur shokut Enver që s’bente gjumë, qepte çorapet …”, etj.
Në shtesë, fatmirësisht zgjedhjet e 11 majit konfirmuan edhe fitimtarë, si znj.Jorida Tabaku dhe mjekun Ilir Alimehmeti. Rreth 40 mijë votues të lirë, i besuan jo për PD, por për qytetarinë shembullore, rrënjët fisnike/djathta, forcën e arsyes, integritetin e spikatur si dhe përgjegjshmërinë politike “duke e përçmuar dhe sfiduar edhe betejën kamikaze për listat e sigurta”. Prandaj kjo votë mbart shpresën se Shqipëria mundet dhe do të bëhet demokratike edhe për inat të politikanëve zullumqarë, që pasi ju kanë vjedhur votat, privatizuar partitë politike dhe institucionet kushtetuese, i sundojnë shqiptarët edhe në 34 vitet e fundit.
Po ashtu, shpreh respektin për kurajën e drejtuesve të 4 entiteteve politike në maskaradën e 11 majit, të cilët së bashku me 170 mijë vota (rreth 16 deputetë nga 4 që morën) ia dolën të diskretitonin sistemin e turpit. Do uroja që në zgjedhjet e radhës, këtë “eksperiencë në tentativë” ta konsiderojnë si mësim për të tejkaluar mllefet primitive, pra: “Për t’ju bashkuar një opozite imponuese për rotacionin e elitave (pronarëve) të partive, si dhe të pushtetit politik në RSH”.
Si mesazh përmbledhës: “Edhe mbas humbjes mëkatare si kjo e 11 majit, nuk gjej, pasi nuk ka arsye për t’u gjunjëzuar, por motivim edhe më i fortë për këdo që beson në misionin e rikthimit të 100% të fuqisë së votës së lirë, ose pushtetit të vjedhur të qytetarët”. Thënë këtë, ju bëj thirrje vëllazërore arsyeve fisnike të demokratëve dhe mbarë shqiptarëve që: “Përtej dëshpërimit nga kjo humbje të 4-ërt, të përbashkohemi rreth besimit te vota e lirë për të realizuar rotacionin politik të partisë, pushtetit, bashkë me këtë rikthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë funksionale, si SHBA dhe gjithë Europa Demokratike”. Me këtë rast, falënderoj përzemërsisht dhjetëra mijëra miq (brenda dhe jashtë vendit), intelektualë dhe patriotë të shqetësuar, si dhe qytetarë të zakonshëm, për konsideratat, rezervat si dhe mesazhet inkurajuese në angazhimin tim politik mbas daljes në rezervë, si dhe i garantoj publikisht se: “Mbetem edhe më i përkushtuar për të kontribuar me eksperiencën euroatlantike, përulësi si dhe përgjegjshmëri politike në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare dhe vlerave Euroatlantike në RSH”.