Një bionde kërkon të bëhet police.
Oficeri i policisë i bën asaj disa pyetje.
Oficeri: Sa bën 2 + 2?
Biondja: Bëëëën… 4!
Oficeri: Cila është rrënja katrore e 100?
Biondja: Ëëëësht… 10!
Oficeri: Mirë! Atëherë, kush e vrau Abraham Lincolnin?
Biondja: Uuunë… Nuk e di.
Oficeri: Epo, mund të shkosh në shtëpi dhe të mendosh për këtë. Kthehu nesër.
Biondia shkon në shtëpi dhe telefonon një nga shoqet e saj, e cila e pyet nëse e kishte fituar punën. Biondja thotë e entuziazmuar: “Jo vetëm që e mora punën, por tashmë po punoj në një çështje vrasjeje!”