UGSHPD, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës, si organizatë media vijon punën e vëzhguesit pranë Qendrës KQZ për votuesit nga jashtë.
UGSHPD ngren shqetësimin e numrit të ulët të punonjësve të sigurisë në Qendrën e Votuesve nga jashtë të KQZ e që pritet të mikpresë mbi 240 mijë vota të emigrantëve.
Niveli i sigurisë me persona fizikë në këtë Qendër KQZ është mjaft i ulët, pavarësisht 6 telekamerave të montuara në ambientet e brendshme.
UGSHPD ngren shqetësimin se kjo Qendër ka dy hyrje dalje që mundësojnë hyrjen e pakontrolluar të personave pavarësisht telekamerave të pozicionuar në ambientet e brendshme.
UGSHPD ka konstatuar se në hyrjen e pasme të godintës nuk janë poziconuar telekamera sigurie, për ditë me radhë janë shkarkuar thasët me zarfe të dorëzuara nga KQZ.
Vetëm më datë 9 maj 2025, kjo hyrje është mbyllur me një panel kompesate, lehtësisht i lëvizshme.
UGSHPD konstaton se ambienti i KQZ për votuesit nga jashtë monitorohet nga 6 telekamera sigurie 24 orë në 24 orë të dokumentueshme në kanalin youtube të KQZ në po 6 kanale live.
UGSHPD ngren shqetësimin e kontrollit të monitorimit non stop dhe të telekamerave të sigurisë në 6 kanalet live të KQZ.
Çfarë ndodh nëse një nga këto telekamera ka problem teknik?
Kush kontrollon nëse një nga këto telekamera për shkak të një problemi teknik të brendshëm o të jashtë mbetet, figura e saj mbetet statike dhe e pa u përditësuar?
A disponojnë subjektet zgjedhore raportet ditore të video monitorimit të këtyre 6 telekamerave?
Gjatë këtyre ditëve sa defekte kanë pasur telekamerat e sigrguisë?
Kush është kompania përgjegjëse që sigurinë mbarëvajtjen funksionit të tyre?
Si zhvillohet procesi i dorëzimit të zarfeve të mbërritura me votën e Diasporës?
Sot 10 maj 2025, në ora 8.00 të mëngjesit pranë Parkut të Komitetit Olimpik Shqiptar mbërriti furgoni i DHL me 8000 zarfe- skeda votimi të emigrantëve.
Automjeti i DHL qe shoqëruar nga kompania private e sigurisë Eagle me praninë e një punonjësi të saj.
Automjeti qe i mbyllur me një kod i cili u hap në ambientet e jashtme pranë hyrjes së godinës e në prani të punonjësve të KQZ si dhe të mbikqyrësve të subjekteve zgjedhore.
UGSHPD gjatë këtyre ditëve ka konstatuar se me statusin si mbikqyrës pranë Qendrës KQZ për Votuesit nga jashtë, janë të pranishëm vetëm përfaqësues të dy forcave politike Partia Demokratike e Partia Socialiste.
Vihet re mungesa e mbikqyrësve o vëzhguesve të partive më të vogla politike e të oranziatave civile qoftë dhe të diasporës.
Brenda në furgonin e DHL është e pranishme një telekamera që vëzhgon gjattë udhtëtimit thasët me zarfet e votaimit, por qe pamjet e së cilës janë në monitorimin e DHL e të KQZ e jo publike, e as në disponim të forcave politike, vëzhguesve apo mbikqyrësve të forcave politike.
UGSHPD ka verifikuar se thasët me zarfet e votës së diasporës hapen në ambientet e brendshme të KQZ nga punonjësit e DHL. Më pas punonjësit e KQZ bëjnë skanerizimin e tyre përmes barkodeve që mban çdo zarf.
Me grupe 300 zarfe kutitë shpërndahen në tavolinat e punës së operatorëve të KQZ që janë punonjës të përhershëm të KQZ apo operatorë të puënsuar part time.
Çdo tavolinë pune ka tre operator KQZ të pajisur me jelekun përkatës identifikues, ngjyrë e bardhë e logon e KQZ.
Zarfet e verdha të DHL hapen në këto tavolina ku identifikohen zarfet e rregullt dhe ato me probleme.
Zarfet e rregullta ndahen sipas 12 qarqeve të Shqipërisë e futen në kutitë përkatëse të votimit.
Zarfet me probleme mbyllen në zarfe të tjera gri e regjistrohen me proces verbal si dhe mbyllen në kuti votimi të ndara sipas rretheve për t’u shqyrtuar në një moment të dytë nga komisionet e numërimit të cdo qarku.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës ka verifikuar situatën e djeshme mbi hyrjen e rreth 75 zarfeve dorazi nga DHL e të mbërritura nga KQZ.
Këto zarfe janë sot të bllokuara në ambientin e Qendrës së KQZ për votuesit nga jashte me proces verbalin përkatës.