Në takimin e liderit të opozitës Sali Berisha me diasporën në Brescia të Italisë, mori pjesë edhe kryetari i bashkisës së Kavajës Fisnik Qosja, ku cilësoi në fjalimin e tij që Shqipëria ka nevojë për ndihmën e diasporës të eci përpara dhe duhet t’i japim një dorë vendit tonë jo si të ftuar, por si pronar të tokës shqiptare.
Kryetari i bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja:
“Shqipëria dhe diaspora janë një trup i vetëm, një shpirt i ndarë në dy brigje, por gjithmonë i lidhur fort. Sot dua të flas si një shqiptar që ndjen mall për ju, si një shqiptar që ndjen respekt dhe krenari për ju. Sot ku në Bershia zemrat tona rrahin njëlloj, si në Tiranë, si në Durrës, si në Shkodër, si në Elbasan, si në Lezhë dhe si në Kavajë. Ky është një moment që prek zemrën, sepse nuk jemi thjesht një grup njerëzish që flasim për të njejtën gjuhë, jemi një familje, jemi një komb. Ju i keni mbajtur kokën lart Shqipërisë, keni ngritur emrin e vendit tonë, kemi mbajtur gjallë gjuhën, traditën, besimin në zot, dashurinë për flamurin kuq e zi në zemrat tuaja dhe të fëmijëve tuaj të lindur në Itali. Vëllezër dhe motra përtej fasadës shteti shqiptar i ka lënë jetim bijat dhe binjtë e vet përtej kufinjve, asnjë vëmendje, asnjë shëbrim, asnjë e drejtë e garantuar, drama e ikjes sot nuk është një statistikë, nuk është më një fjalë e rëndë, por një realitet që shikohet në sytë e lirë. Janë rrugët bosh në Shqipëri, janë klasat pa nxënës, janë shtëpitë ku mungon zëri i të rinjve, janë nënat që presim dhe binjtë që s’kthehen më. Dua t’ju them që Shqipëria ka nevojë për ju, ka nevojë për mendjen tuaj, për përvojë tuaj, për vizionin tuaj, për dashurinë tuaj. Shqipëria nuk mund të ndërtohet pa ju, Shqipëria nuk mund të eci para pa ndihmën tuaj. Kemi nevojë për t’i dhënë një dorë vendit tonë të eci përpara, jo si të ftuar, por si pronar të tokës shqipëtare.” sn