Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, u shpreh në për KafeSheqto në Syri TV se fitorja e Edi Ramës në zgjedhje do të ishte një humbje absolute për shqiptarët. Sipas tij, kjo do të përfaqësonte një rikthim në një kohë të errët të shoqërisë shqiptare, ku pushteti i disa individëve është autoritar dhe shkatërron interesat e popullit. Mediu theksoi se problemi më i madh në Shqipëri është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, jo vetëm se kush votohet.
Ai e akuzoi Edi Ramën për manipulim të zgjedhjeve dhe e mbështeti këtë me raportet e OSBE-ODHIR. Mediu vlerësoi se lëvizjet e fundit të opozitës drejt Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve janë të rëndësishme për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve. Sipas tij, PD dhe opozita kanë përgatitur një raport të detajuar mbi shkeljet e ligjit nga qeveria dhe lidhjet e PS-së me grupet kriminale. Ai theksoi nevojën për një marrëdhënie të shëndoshë me qytetarët dhe faktorin ndërkombëtar për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve nga Rama. Mediu përfundoi duke theksuar se Edi Rama ka manipuluar zgjedhjet, duke përdorur administratën për interesa elektorale.
Mediu:
Une mendoj qe fitorja e Ramës në zgjedhje do të thotë humbje absolute e shqiptarëve, është një rikthim në një kohë të errët të shoqërisë shqiptare, në jehonën e një regjimi tërësisht autoritarist që ka të bëjë vetëm me pushtetin e disa individëve dhe qëllimin e tyre për përfitime dhe shkatërrim të interesave të shqiptarëve, kjo është evidente.
Sa gjasa ka që të ndodhë?
Une mendoj që në Shqipëri, problemi më i madh nuk është se a votohet apo nuk votohet Edi Rama, problemi më i madh në Shqipëri ka qenë dhe ngelet garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Edi Rama nuk ka fituar ndonjëherë, Edi Rama ka manipuluar dhe këto janë prova të cilat janë dhënë nëpërmjet raporteve të OSBE-ODHIR.
Prandaj mendoj që lëvizjet e fundit të opozitës drejt Bashkimit Evropian dhe drejt SHBA-ve janë mjaft të rëndësishme për ta ngritur këtë alarm për çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përpara procesit zgjedhor.
Opozita ka detyrën për të marrë të gjitha masat për të frenuar inkriminimin e zgjedhjeve, për të frenuar manipulimin e zgjedhjeve.
Çdo gjë që bën Edi Rama sot si kryeministër është vetëm në efekte zgjedhore, në kundërshtim me ligjin.
PD dhe opozita kanë përgatitur një raport jashtëzakonisht të detajuar për veprimet e qeverisë në kundërshtim me kodin zgjedhor, për veprime kriminale të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në procesin zgjedhor.
Të gjitha grupet kriminale në qarqet kryesore janë të lidhura me strukturat e PS-së, të dirigjuara prej tyre për të intimiduar votuesit, për të blerë vota dhe padyshim për të grabitur zgjedhjet, dhe në këtë pikëpamje mendoj që është shumë e rëndësishme në nivelin qendror të opozitës, por edhe në nivelin lokal, që të organizohet një marrëdhënie e shëndoshë me qytetarët, edhe me ligjin, por edhe me faktorin ndërkombëtar për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve nga Edi Rama.
Edi Rama nuk njeh dhe nuk vlerëson votën e qytetarëve, për të ajo që vlen është manipulimi dhe kontrolli i pushtetit.
Edi Rama nuk ka fituar ndonjëherë zgjedhjet, Edi Rama ka manipuluar.
Raporti i OSBE-ODHIR flet për blerje dhe intimidim votash, flet për përdorimin e administratës si makineri elektorale etj.