Partia Demokratike i ka dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për shtyrjen e afateve për regjistrimin e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit.
Shkarko dokumentin
PD kërkon zgjatjen e regjistrimit për diasporën, minimumi deri më 9 mars, ndërsa për këtë u shpreh edhe lideri i opozitës Sali Berisha se PD nuk merr kurrë përsipër të kundërshtojë ushtrimin e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast nuk mund të ndodhë.
“PD nuk merr kurrë përsipër të kundërshtojë ushtrimin e të drejtës së votës qytetarëve shqiptarë në asnjë rrethanë, në asnjë rast nuk mund të ndodhë. Por, ajo që themi ne, është të zgjatet minimumi gjer në datën 9 afati, meqenëse akti normativ u votua vetëm para 3 ditësh. Por ne jemi që çdo njeri që ka aplikuar, t’i njihet e drejta e votës, t’i sanksionohet, të mund t’i konfirmohet. Pra, nuk bëjmë ne kaste me të drejtën e votës, nuk kemi ne fobira siç ka Edi Rama që ka kryer krime të shëmtuara dhe tani kërkon pas këtyre krimeve, të bllokojë votimin e diasporës“, tha Berisha në një deklaratë për media.