Ju lutem mos më kërkoni,
Mos më kërkoni, të zgjohem nga varri.
Të bëhem lugat, a përbindësh,
Në netët e errta t’i ruhen hijes time.
.
Mos më lejoni të rri shumë mbi dhe.
Ditën e vdekjes ta mbani shënim.
Ora ime është mbi gur, aty m`skalit emrin.
Më mbuloni me dhe t`thatë, jo baltë arash.
.
Mendoni një ditë, bar mbi mua,
Një qengj të kruaj dhëmbët e rinj.
Unë prej poshtë t’i bëj ADN-në.
Ai të rritet i sertshëm me krenarinë e vogëlisë.
.
Nuk dua dritare, s`kam deshirë të shikoj.
Dua terr, ndoshta e kam nevojë veçimin.
Lulet i çel vet, në gji i mbaj, zemrës ia shtoj trokitjet,
Ndoshta bilbili i mëngjeseve pranverore më thërret.
.
Unë jam në t`ndamtë e kohës do dëgjoj.
Simfonin e gëzimit të zogjve.
Në larën e diellit që shpon gjethet, degë qershie,
Aty tek dheu im, avujt e pranverës çlirojnë jetë.
Mund të zgjohem,
Për dhuratë kam lulen, që më ka çel në zemër.
21.02.2025