VOAL

VOAL

Klinika ku verbohen fëmijët e Kosovës

February 8, 2016

Komentet

‘Kuq e Zi’ në Rovato!- Nga Florim Zeqa

 

Festimi i 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 582 vjetori i Flamurit Kombëtar, janë motivi i organizimit të shumë aktiviteteve të larmishme në Itali dhe të gjitha shtetet evro-perëndimore nga ana e mërgatës sonë. Kështu, një grup i të rinjëve kosovarë në Rovato (Lombardia-Itali), më datën 23 Nëntor 2025 organizuan një Turnir madhështor në Futboll të Vogël me karakter festiv.

 

Garë e fortë sportive në frymë të lartë festive

 

Në palestrën e bukur të sporteve në Rovato, në një ambient festiv, të ngrohtë dhe vëllazëror, të stolisur me flamuj ‘Kuq e Zi’ dhe të shtetit të Kosovës u mbajt turniri me karakter garues dhe festiv.

Turniri fillojë me intonimin e hymnit kombëtar, kurse më pas, organizatori Arbër Llugaxhija i përshendeti të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet sportiv duke i falenderuar për pjesëmarrje, me ç’rast 16 ekipeve garuese ju urojë suksese dhe lojëra të bukura gjatë këtij turniri.

 

Secila ndeshje ishte më atraktive sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por ndeshja finale mes ekipeve Vali dhe Demrozi ishte e papërseritshme me emocione të papërshkruara më fjalë.

 

Me plot meritë vendin e parë në këtë turnir e fitoj ekipi nga Kosova, Vali Costruzioni srl, i cili jo vetëm në finale, por në të gjitha ndeshjet demonstroj lojëra të bukura me shumë gola të shënuar, profesionalizëm dhe frymë të lartë sportive.

 

Sikurse çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një fitues shumë të merituar, por, në fakt fitues të këtij turniri janë të gjitha ekipet, të cilat me pjesëmarrjen e tyre e nderuan festën e dyfisht kombëtare dhe gjakun e dëshmorëve të kombit ndër breza.

 

Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë Turniret e Futbollit të Vogël të cilat po e dëshmojnë në vepër se janë ura lidhëse mes të rinjve, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra pjesëmarrës, siq ishte ky në Rovato, ku përveq ekipeve me nga 10 lojtarë (futbollist) të listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës, ndeshjet i përcjellën rreth 1 mijë futbolldashësh nga Rovato, Treviso dhe gjithandej rajoneve italiane.

Ky turnir, përveç pjesëmarrjes enorme të shikuesve, veçohet për nivelin e lartë organizativ.

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur organizator është veterani i futbollit dhe personaliteti i përgjegjshëm, Arbër Llugaxhija, pasardhës i atdhetarit dhe këngëtarit të madh, Fadil Llugaxhija i cili tashmë prehet i qetë në tokën e Kosovës Dardane!

 

Ndarja mirënjohjeve dhe shpërblimeve

 

Pas përfundimit të ndeshjes finale, Arbër Llugagjija në emër të Këshillit Organizativ fillojë me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për mysafirët e nderit dhe më meritorët për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij turniri.

Me motivacionin, për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, me mirënjohje u nderuan: Florim Lumi dhe Fazli Vehapi (veteran të UÇK-së), Arton Berisha, Fadil Bajraktari (mysafir nderi, veprimtarë dhe organizatorë i shumë turnireve), Florim Zeqa (gazetarë dhe publicist), Xhemali Papaj (veprimtar), Lulzim Fana (kameraman i RTV 21) dhe shumë të tjerë.

 

Vlenë për të përmendur se me mirënjohje u nderuan edhe sponsorët, të cilët me mjete financiare e ndihmuan organizimin e këtij turniri.

 

Këshilli organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një Kupë lojtarin më të mirë, portierin më të mirë dhe golashënuesin e parë, si në vijim;

 

-Golashënuesi i parë, Shqipron Imeri

 

-Lojtari më i mirë i turnirit u shpall Drilon Hagjiaj, i cili përveq spektaklit në fushë, dëshmoj diciplinë në të gjitha ndeshjet, sjellje sportive dhe kulturë të lartë njerëzore, me çka e përfitoj mbështetjen e të gjithë pranishmëve në sallë.

 

-Portieri më i mirë, Daniele Merenda

 

Vendi i parë parë dhe fitues i këtij turniri është ekipi Vali Costruzioni srl, të ardhur enkas nga Kosova.

Vendi dytë, Demrozi Costruzioni srl

Vendi tretë, Fazlia

Vendi katërt, Elit

 

Pa dyshim momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, ishte ai i nderimit me nga një kupë dhe medalje për dy vendet e para.

 

Turniri në Futboll të Vogël për nder të ditës së pavarësisë së Shqipërisë, e dëshmoj se për të rinjët shqiptarë nuk është pengesë distanca e gjatë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes tyre. Bie fjala, të rinjët nga Treviso (Veneto) dhe Rovato (Lombardia) ka vite që bashkëpunojnë mes vete, të cilët vajtje-ardhje i bëjnë edhe nga 600 km rrugë për t’u bashkuar në ditët e shënuara kombëtare dhe shtetërore për t’u takuar dhe për të festuar së bashku.

Përderisa sportistët janë dhe mbeten ambasadorët më të denjë të kombit tonë në perëndim, të rinjët janë gjaku më i pastër dhe më i padjallëzuar, kurse mërgimtarët janë arterja më e shëndoshë e qenjes sonë kombëtare.

 

Embëlsira e turnirit

 

Pa dyshim, embëlsira e kësaj gare sportive dhe këtij evenimenti festiv ishte pjesëmarrja e këngëtarit të mirënjohur Shaqir Cervadiku, i ardhur enkas nga Kosova për këtë aktivitet sportiv, i cili me këndimin live para sportdashësve e elektrizoj atmosferën edhe ashtu të zjarrtë festive në Palestrën e Sporteve në Rovato.

Të rrallë janë këngëtarët si Shaqa, modest dhe me vyrtyte të larta njerëzore!

 

Pjesëmarres në këtë ngjarje të bukur festive ishte edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Milano, z. Diamant Kastrati, i cili në fjalën e shkurtër përshendetëse, të gjithëve ua urojë Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë, duke bërë thirrje për unitet akoma më të madh të komunitetit shqiptar në Itali.

 

Ja vlenë për të theksuar se, kësaj radhe, këtë turnir e përcjelli nga afër RTV 21 me kameramanin e mirënjohur Luzim Fana, i cili me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë i përcjelli të gjitha ndeshjet dhe momentet më të veçanta përgjatë këtij turniri deri në momentin më kulmor të ndarjes së shpërblimeve dhe mirënjohjeve nga ana e organizatorit, Arbër Llugaxhija.

 

Sikurse në të gjitha aktivitetet e mërgatës sonë, edhe kësaj radhe nuk mungoj as Florim Zeqa, publicist dhe gazetar me qëndrim të përkohshëm në Treviso-Itali.

Florim Zeqa është autor i 10 librave dhe 3 mijë shkrimeve autoriale, prej të cilave, rreth 150 për aktivitetet e mërgatës sonë, të cilat së shpejti do t’i përjetësoj në librin enciklopedik.

 

Këshilli organizativ i përbërë nga Arbër Llugaxhija, Mirsad Jahaj, Agron Berisha, Adnan Podrimqaku, Avdi Hajraj, Ardit Demrozi, Faton Berisha dhe Mentor Smakiqi janë më të merituarit për organizimin briliant dhe mbarëvajtjen e turnirit për nder të Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në Rovato.

 

Krejt në fund ia vlenë për të theksuar se, ky organizim u mundësua nga sponsorët: Nuove Coperture srl, Demrozi Costruzioni srl dhe sponsori gjeneral Vali Costruzioni srl.

Sanxhak: Festohet për herë të parë Nëntori i Flamurit me muzikë e valle shqiptare

Në Sanxhak u organizua për herë të parë festa kulturore e Nëntorit të Flamurit me muzikë dhe valle të mirëfillta shqiptare, në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”.
Atmosfera ishte e mbushur me gëzim, energji dhe emocione kombëtare, ku shqiptarët e Sanxhakut festuan me motive tradicionale dhe pjesë artistike kushtuar identitetit dhe kulturës shqiptare.
Në këtë aktivitet performuan Shoqëria Kulturore Artistike “Presheva” dhe Shoqëria Kulturore Artistike “Zëri i Luginës”, të cilat sollën melodi dhe valle autoktone që u pritën me entuziazëm nga pjesëmarrësit.
Ngjarja u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sipas organizatorëve, festa synon të forcojë lidhjet kulturore mes shqiptarëve në Sanxhak dhe të promovojë trashëgiminë artistike e kombëtare në këtë rajon.
“Sanxhaku frymoi VeçShqip,” u theksua në njoftim.rtvpresheva

Fotoreportazh: Zjarret në Gramsh- Aktivizohen disa vatra të reja, 42 banesa të djegura, mbi 200 krerë bagëti të zhdukura dhe dhjetëra banorë të evakuuar

Situata e zjarreve në territorin e bashkisë së Gramshit mbetet kritike dhe në zhvillim të vazhdueshëm, ndërsa përhapja e flakëve ka zhvendosur rrezikun drejt vatrave të reja, duke rrezikuar seriozisht jetën, pronën dhe mjedisin natyror të banorëve të zonës.

 

Pasditja dhe mbrëmja e kaluar kanë shënuar një përkeqësim të situatës, me vatra aktive të reja të regjistruara në fshatin Ermenj, në Njësinë Administrative Skënderbegas, si dhe në zonën e Teqes së Dushkut.

Zjarret po përhapen me shpejtësi në një terren tepër të vështirë, për shkak të dendësisë së lartë të pyjeve dhe bimësisë së thatë,duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

zjarr gramsh

Sipas të dhënave zyrtare të konfirmuara nga autoritetet lokale, deri më tani janë djegur 42 banesa në Skënderbegas dhe fshatra të tjerë përreth, ndërkohë që dëmet në gjënë e gjallë janë tejet të rënda:

  • 130 krerë bagëti të imta
  • 22 gjedhë
  • 1 thundrak
  • 80 koshere bletësh
  • Shumë shpendë dhe kafshë të tjera shtëpiake

Për të shmangur rrezikun e ndonjë epidemie, autoritetet kanë filluar që dje procesin e groposjes së kafshëve të ngordhura, ndërsa shërbimi veterinar është në terren, duke hartuar  procesverbalet përkatëse për dokumentimin e dëmeve.

zjarr gramsh

Zona mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, për të frenuar çdo përhapje të mundshme të ndotjes apo sëmundjeve. Numri i personave të evakuuar deri sot në mëngjes ka arritur në 46, pas strehimit të 6 personave të tjerë në konviktin shtetëror të Gramshit gjatë mbrëmjes së djeshme.

zjarr gramsh

Ata i janë bashkuar 40 banorëve të tjerë që u evakuuan një ditë më parë, kryesisht nga zona e Nartës,ku situata deri dje ishte tejet e rrezikshme, por aktualisht është nën kontroll relativ.Përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në terren janë angazhuar:

  • Rreth 50 forca të ushtrisë
  • 7 mjete zjarrfikëse
  • 200 vullnetarë

Bilanci paraprak flet për 10 fshatra të bashkisë Gramsh të prekur nga flakët, ndër të cilët Bletëza dhe Shëmbërdhenji janë evidentuar  si zonat më të goditura, ku nuk ka mbetur asgjë pas.

Operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve po zhvillohen në kushte ekstreme. Dendësia e pyjeve, mungesa e aksesit rrugor dhe erërat e forta që favorizojnë përhapjen e flakëve, kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve dhe vullnetarëve në terren. Zyrtarët lokalë kanë theksuar se çdo orë është kritike për të frenuar përhapjen e mëtejshme, ndërsa kanë apeluar për kujdes të shtuar nga banorët,duke ndaluar çdo veprim që mund të shkaktojë ndezje të reja, si djegia e mbeturinave apo lënia e materialeve të ndezshme në natyrë.

zjarr gramsh

Autoritetet lokale dhe ato qendrore kanë kërkuar bashkëpunim maksimal nga komuniteti, jo vetëm për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, por edhe për të raportuar menjëherë çdo vatër të re, në mënyrë që reagimi të jetë sa më i shpejtë dhe i koordinuar.

Emergjencat Civile dhe strukturat e tjera të përfshira në operacion kanë bërë të ditur se operacionet për shuarjen e zjarreve do të vijojnë gjatë gjithë ditës,me synim vendosjen e situatës nën kontroll, ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë së tyre.Përgjatë gjithë zonës së Gramshit, veçanërisht në territorin malor, rreziku nga zjarret në pyje dhe kullota mbetet shumë i madh.

zjarr gramsh

Temperaturat e larta, thatësira, si dhe faktori njerëzor, janë bashkuar në një përzierje alarmante që po vë në provë kapacitetet vendore dhe ato shtetërore.

Ndërsa flakët nuk kursejnë asgjë në rrugën e tyre, shpresa qëndron te ndërgjegjësimi qytetar dhe përpjekjet e koordinuara,që tragjedia të mos marrë përmasa edhe më të mëdha.

Panorama

Niko Balli, kryetar i shoqatës dardhare “Shpresa”: Dardha turistike e Korçës, bukuri mahnitëse e jona- Fotoreportazh nga VEPROR HASANI

Tashmë jemi duke pritur mysafirët për festimin madhështor që ndodh në Dardhën turistike në Korçë (1624-2024), – rrëfen kryetari i shoqërisë Dardhare “Shpresa”, Niko Balli. Më 16 gusht Ditën e festës së Shën Marisë do të jenë të gjithë këtu. Mysafirët vijnë nga shumë vende të botës, edhe emigrantët tanë, kudo që të ndodhen, do t’i kemi të pranishëm.  Historia e Dardhës ëshë një libër i madh, shpalosja e tij duket sikur nuk ka fund. Pjesë të historisë së saj mahnitin gjithëkënd. Shumëkush mëson gjëra të reja që deri më sot nuk i kishte ditur. Dardha mbetet për Korçën fshat mikpritës me histori të madhe, e prirur për arsim dhe dije. Gjithçka që sheh aty të magjeps, mbetet e paharrueshme, brezat e rinj dëshirojnë të mësojnë mbi vlerat e banorëve të Dardhës, vendlindjes së tyre; 16 gushti çdo vit shndërrohet në madhështi, festë e gëzim.

Dardha e adhuruara e të gjithëve
16 gushti është dita e themelimit të fshatit turistik të Dardhës, tashmë  s’ka mbetur edhe shumë kohë, vendas dhe të huaj nga shumë vende të botës po përgatiten të mbërrijnë në fshatin më të bukur turistik të kësaj zone dhe më gjerë. Deri sot është bërë shumë për këtë fshat të bukur me njerëz të mençur dhe punëtorë, të cilët që nga zanafilla e deri më sot kanë mbetur dhe do të vijojnë të mbeten mikëpritës, patriotë dhe njerëz të dashur. Dera e shtëpisë së tyre është e hapur në çdo kohë. Dardha u themelua më 16 gusht 1624. Dardha ndodhet 20 km në juglindje të Korçës, në lartësinë 1,344 metra mbi nivelin e detit, mes kodrave të Shën Pjetrit, Shkëmbit të Vjeshtës dhe kodrave të tjera. Klima është ideale, ajri i pastër, i pasur me oksigjen, bukuria madhështore mahnit këdo. Gjatë dimrit mund të ushtrohesh në sportin e skive, ndërsa në verë mund të soditësh bukuri përrallore. Mikpritja e dardharëve është dinjitoze.

Dardha, gjithnjë mikpritëse

Festa e Dardhës është e madhe, e bukur, e pafund, mahnit gjithkënd, befas të zbulon gjëra të reja. është gjithnjë mikpritëse, ka histori të madhe priret drejt arsimit, kulturës dhe dijes. Kryetarit të shoqatës dardhare “Shpresa”, Niko Balli nuk i ka munguar kurrë ndihma e Bashkisë së Korçës, dhe kjo bëhet e mundur fal ndihmës së ofuar nga drejtuesi politik i qarkut të Korçës Niko Peleshi, nga kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, nga personalitete të Këshillit të Qarkut, të Prefekturës dhe të institucioneve të tjera, gjithashtu na duhet të përmendim z. Gjergji Konda, Adriana Stefani dhe dardharë të tjerë me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po kështu s’mund të harrojmë stafin e përkushtuar të kryetarit të Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo. Dhe është kjo arsyeja që Dardha shfaqet magjiplotë në çdo kohë, në dimër e në verë pranvera e mbulon me blerim, vjeshta me ngjyra të larmishme, puhizat me freski, ylberi me bukuri, dielli me shkëlqim, aq sa i ngjason një margaritari, njihet dhe çmohet nga gjithë banorët e Shqipërisë të cilët vijnë nga të gjitha anët e vendit, nga zona të afërta dhe të largëta. Tashmë Dardha mbush 400 vjet jetë, ajo u themelua prej të ikurve, prej njerëzve që përndiqeshin nga qeveria osmane sepse nuk donin të ndryshonin fenë.

Dardha me shkollë që nga viti 1768

Në vitin 1768 në Dardhë u çel shkolla e parë, në vitin 1800 nisi të përmendej për përpunimin e drurit, shajakut dhe kostumeve të bukura, spikati përgjatë viteve 1913-1916; në këtë kohë Dardha kishte mbërritur në 500 shtëpi, kishte 3 kisha: të Shën Thanasit, të Shën Gjergjit dhe të Shën Pjetrit. Në ditëfestat e Shën Marisë dhe Shën Pjetrit në Dardhë vijnë mysafirë nga ana e anës; Shën Maria festohet më 16 gusht, e Shën Pjetri në kishën e Shën Pjetrit, e cila ngrihet mbi një shkëmb, mes një pylli të bukur, ku ndizet vallja tradicionale. Dardharët me kostumet e tyre tradicionale kuq e zi dhe brez argjendi i japin hijeshi festës, e bëjnë atë të jetë e paharrueshme. Ushqimet dhe gatesat janë të shumëllojshme, nuk mungojnë turshitë, rakia e kumbullës së egër me shije të veçantë e zjerë dy herë.

Veshja e grave dardhare, unikale

Gratë dardhare çdo të kremte mbanin xibunin, veshjen tradicionale të fshatit (edhe në pajë merrnin një të tillë), kurse ditën e martesës visheshin me fustan të bardhë, gjithashtu kishin edhe rrobat që ua sillnin nga mërgimi, por xibuni ishte veshja e preferuar e tyre. . . Xibuni qepej në Dardhë, përdorej nga pak edhe në fshatrat Sinicë dhe Qytezë. Sipas Sotir Laços dhe Sotir Panit koleksionistë të vjetër, xibuni kishte nisur të preferohej që para shekullit XIX. Ishte veshja e mirënjohur e vendit. Vallja dardhare nuk mund të kërcehej prej grave pa u veshur me xibun, kurse burrat parapëlqejnë veshjen evropiane. Gratë dardhare me xibun u fotografuan nga Thimi Raci me një kujdes të veçantë artistik. Për herë të parë në vitin 1931, fotografuan 10 çifte. Ata që u fotografuan nga Amerika, të cilët ishin fotografuar edhe në studio prestigjioze. Për realizimin e fotografimit ishte bërë prerja (caktimi) i ditës, përzgjedhja e vendit caktimi i orës, por caktimi i veshjeve ishte më i vështiri sepse “ata të Amerikës”, parapëlqejnë kostumet evropiane, kurse fshati i tyre kishte veshjen e tij karakteristike për meshkujt, që quhej “mandio”. edhe vallet kërceheshin nga valltaret e veshura me xibun, veshjet tradicionale të fshatit, ndonjë ditën e martesës e ndërronin me fustanin e bardhë.

Dardha me 100 burime, oborret me lule
Shtëpitë e Dardhës janë karakteristike, të bukura, mbuluar me plloça guri të hirta, portat me motive artistike, oborret me lule, rrugët me kalldrem; nuk mungojnë hotelet bashkëkohore, as muzeu ku shpaloset historia e këtij fshati të dëgjuar në mbarë vendin, dhe as shtëpitë e reja e të bukura me kushte të mira të cilat tërheqin vizitorë të shumtë, nuk mungojnë as restorantet; gjithashu ekziston edhe shtëpia e dikurshme e pushimit, tashmë si hotel dhe restorant. Në Dardhë gjen edhe dy komplekse të mëdha turistike moderne me kapacitete të mjaftueshme akomoduese; njeri prej tyre ndodhet në hyrje të luginës ose në hyrje të fshatit; tjetri në qendër të Dardhës. Por hoteli që tërheq vëmendje është “Hotel Alpin Dardha”, ndërtuar sipas strukturës alpine. Dikur në këtë fshat numëroheshin 100 burime, banorët i kishin shndërruar në çezma që udhëtarët e lodhur nga rruga të gjenin freski, të shuanin etjen dhe të çlodheshin pranë tyre; banorët e Dardhës si shpërblim merrnin bekimin prej tyre.

Dardha u vizitua edhe nga princesha Maxhide Zogu

Gjatë vizitës së saj në Dardhë, ndër të tjera, princesha Maxhide Zogu tha: “Ju çfaq kënaqsinë t’Eme për inisjativën e Shoqërisë “Shpresa”, e cila po fillon me anë botimesh t’ilustroj bukuritë e katundit Dardhë. Kjo inisjativë duhet të jetë shëmbull, sidomos për Bashkitë e ndryshme të Mbretnisë, të cilat vetëm duke krijuar një lëvizje turistike të mbrendshme mund të pasurohen dhe mund të zhvillojnë industritë e ndryshme, të cilat influencojnë ardhjen e të huejve në vendin t’onë.  Dardha për virtytet e saja klimaterike, për bukuritë që natyra i ka dhuruar me bujari të plotë, për kostumet e saja sugjestive, meriton të bëhet një qendër verimi me randësi. Jam e sigurtë se inisjativa e juej do të kurorëzohet prej suksesit të dëshiruem dhe një sasi e madhe të shqiptarëve, të cilët shkojnë për të veruar ne vendet e hueja, do të mësojnë se në Atdheun t’onë gjinden vise shumë ma të bukura”. Në deklarimin e princeshës Mazhide bie në sy shprehja: “Kjo inisjativë duhet të jetë shëmbull, sidomos për Bashkitë e ndryshme të Mbretnisë”, sepse Dardha ishte një shembull i shkëlqyer.

Lasgush Poradeci dhe Asdreni i kënduan Dardhës

Për Dardhën shkruajtën me përkushtim Lasgush Poradeci dhe Asdreni; shkruajtën edhe për klimën, natyrën, bukurinë, vlerat turistike dhe curative. Tashmë në Dardhë funksionojnë dy hotele me restorantet ku gatuhen gjellë karakteristike, ndërsa pritet edhe ndërtimi i një hoteli të tretë modern, mjaft i pëlqyer mbetet edhe hoteli i Pandi Batellit, shumëkush e shijon si hotel të parë. Dardharët ishin të prirur për dije.  Në vitin 1888, ishte fshati më i madh i krahinës së Korçës me 1454 banorë; numri i shtëpive të fshatit mbërriti në 400. Drejt Dardhës mësynë edhe banorë të Sulit, (nga krahina e famshme e Marko Boçarit), nga Voskopoja e djegur, nga Bozdoveci e Linotopi, nga Lerishta, Qinami etj. Më pas mësynë edhe njerëz të tjerë me synimin për të qenë të lire

Turistët vijnë edhe dy herë në vit

Nëse mbërrin në Dardhë mund të akomodohesh në shtëpinë që ty të pëlqen më shumë, sepse të gjitha janë të bukura, me kushte komode dhe mundësi përzgjedhjeje. Gatimet janë të shumëllojshme, si: kërnackat, oshmaret, mishi i pjekur, produktet e zgarës etj, kurse gjatë stinës së dimrit të apasionuarit pas skive mund të përmbushin kënaqësitë e tyre sportive. Skipista e Dardhës është 1.5 km e gjatë, 70 m e gjerë dhe funksionim të plotë. Vijon të mbetet një ndër aspektet më tërheqëse të Dardhës. Për të gjitha këto ka vizitore që vijnë në Dardhë edhe dy herë në vit, sepse Dardha është e bukur në çdo stinë. Ay mund të përjetosh shushurimën e pyllit, këngën e zogjve, freskinë e pranverës, ansamblin e luleve, ngjyrat ekzaltuese të Gurit të Vjeshtës, geshtenjat e pjekura etj, etj.

Eva Millona bijë e Dardhës

Dardharja, Eva Millona, gruaja e parë shqiptare në administratën amerikane

Që nga dita e përhapjes së këtij lajmi, mbërritjen e Eva Millonait – vijon rrëfimin e vet, Niko Balli, – kryetar i shoqatës së mirënjohur dardhare “Shpresa” nuk po mbetet  banor i Dardhës pa i dërguar, Eva Millonait urimet më të mira dhe përshëndetjet më të ngrohta. Tashmë ata dinë gjithçka për këtë dardhare të shquar. Kontributi i Eva Millonait mbetet i mirënjohur edhe në Komisionin Amerikan për të Drejtat Civile, Këshillin Këshillmor të Guvernatorit të Masaçusetit për Refugjatët dhe Emigrantët, Këshillin e Prokurorit të Përgjithshëm për Amerikanët e Ri dhe Bordin Këshilldhënës për Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Bostonit për Avancimin e Imigrantëve. Shumëkush prej dardharëve, kujton  çmimet e shumta të bijës së tyre për avokatinë dhe udhëheqjen e saj, përfshirë çmimin prestigjioz 2009 Outstanding American by Choice nga Shërbimet e Shtetësisë dhe imigracionit të SH.B.A., dhe Çmimin e Drejtësisë Sociale të Bankës Ëainëright 2010.

Respekti për të vdekurit, siguri për të gjallët

Një histori tjetër e veçantë për fshatin Dardhë vjen prej vitit 1913 nga koloneli Lodeëijk Thomson (1869-1914), i cili bashkë me një oficer tjetër të lartë, të përzgjedhur nga Mbretëria e Hollandës për një mision 3-vjeçar në Shqipëri, zbritën në Vlorë më 10 nëntor 1913, dhe ditë më pas, ndërsa ishin duke kaluar përmes fshatit Dardhë bashkë me 17 ushtarë për të përcaktuar kufijtë e shtetit të atëhershëm shqiptar, ndaluan tek “Çezma e Vishnjës”. Në këtë çast i pari i tyre nisi t’i vështronte i habitur varrezat e fshatit; ato kishin një rregullsi dhe bukuri mbresëlënëse në sistemin e tyre; një prej vartësve të tij iu afrua dhe i tha: “Zotëri, po afron mbrëmja dhe rrugët janë jo të sigurta, duhet të arrijmë Korçën, dhe na duhen 3 orë”.

Koloneli Thomson e pa vartësin e tij dhe i bëri shenjë drejt varrezave: “Këta njerëz që respektojnë kaq shumë të vdekurit e tyre, do të dinë të na respektojnë dhe ne të gjallëve. Sonte do të kalojmë natën këtu”. Varrezat e hershme të fshatit ndodheshin pranë kishës së Shën Gjergjit që nga viti 1624. Transferimi i tyre në një vend tjetër ndodhi në vitin 1938, por te vorreza e parë mbetën shumë prej eshtrave të të parëve të dardharëve. Shkëlqimi i Dardhës u zbulua gjatë viteve ’30. Jeta e gruas dardhare ishte e gjallë, ajo ishte zonjë në kuptimin e vërtetë të fjalës, diskriminimi i saj ishte i papranueshëm.

Niko Balli, kryetar i shoqatës dardhare “Shpresa”: Dardha turistike e Korçës magjia e bukurisë mahnitëse- Nga VEPROR HASANI

 

Tashmë jemi duke pritur mysafirët për festimin madhështor që ndodh në Dardhën turistike në Korçë (1624-2024), – rrëfen kryetari i shoqërisë Dardhare “Shpresa”, Niko Balli. Më 16 gusht Ditën e festës së Shën Marisë do të jenë të gjithë këtu. Mysafirët vijnë nga shumë vende të botës, edhe emigrantët tanë, kudo që të ndodhen, do t’i kemi të pranishëm. Festa, si gjithnjë, do të duket sikur s’ka funnd. Historia e Dardhës ëshë një libër i madh, shpalosja e tij duket sikur nuk ka fund. Pjesë të historisë së saj mahnitin gjithëkënd. Shumëkush mëson gjëra të reja që deri më sot nuk i kishte ditur. Dardha mbetet për Korçën fshat mikpritës me histori të madhe, e prirur për arsim dhe dije. Gjithçka që sheh aty të magjeps mbetet e paharrueshme, brezat e rinj dëshirojnë të mësojnë mbi vlerat e banorëve të Dardhës, vendlindjes së tyre; 16 gushti shndërrohet në madhështi, festë e gëzim.

Dardha e adhuruara e të gjithëve
16 gushti është dita e themelimit të fshatit turistik të Dardhës, tashmë s’ka mbetur edhe shumë kohë, vendas dhe të huaj nga shumë vende të botës do të mbërrijnë në fshatin më të bukur turistik të kësaj zone dhe më gjerë sepse dardha vijon të mbetet e adhuruara e të gjithëve. Deri më sot është bërë shumë për këtë fshat të bukur me njerëz të mençur dhe punëtorë, të cilët që nga zanafilla e deri më sot kanë mbetur dhe do të vijojnë të mbeten mikëpritës, patriotë dhe njerëz të dashur. Dera e shtëpisë së dardharëve është e hapur në çdo kohë. Ajo u themelua më 16 gusht 1624, ndodhet vetëm 20 km në juglindje të Korçës, në lartësinë 1,344 metra mbi nivelin e detit, mes kodrave të Shën Pjetrit, Shkëmbit të Vjeshtës dhe kodrave të tjera që të mahnisin. Klima është ideale, ajri i pastër, i pasur me oksigjen, bukuria madhështore mahnit këdo. Gjatë dimrit mund të ushtrohesh në sportin e skive, ndërsa në verë mund të soditësh bukuri përrallore. Mikpritja e dardharëve është dinjitoze. Nuk gjen autoritet lokal, apo ministwr qw tw mos interesohet pwr Dardhwn. i tillw wshtw zwvwndwsministri Niko Pleshi

Dardha, gjithnjë mikpritëse

Festa e Dardhës është e madhe, e bukur, e pafund, mahnit gjithkënd, befas të zbulon gjëra të reja. është gjithnjë mikpritëse, ka histori të madhe priret drejt arsimit, kulturës dhe dijes. Kryetarit të shoqatës dardhare “Shpresa”, e kryesuar nga Niko Balli nuk i ka munguar kurrë ndihma e Bashkisë Korçë, dhe kjo bëhet e mundur fal ndihmës së ofuar nga zëvëndëskryeministri Niko Peleshi; (banor I qytetit të Korçës), nga kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo nga personalitete të Këshillit të Qarkut, të Prefekturës dhe të institucioneve të tjera Dardha shfaqet magjiplotë në çdo kohë, në dimër e në verë pranvera e mbulon me blerim, vjeshta me ngjyra të larmishme, puhizat me freski, ylberi me bukuri, dielli me shkëlqim, aq sa i ngjason një margaritari, njihet dhe çmohet nga gjithë banorët e Shqipërisë të cilët vijnë nga të gjitha anët e vendit, nga zona ë afërta dhe të largëta. Tashmë Dardha mbush 400 vjet jetë, ajo u themelua prej të ikurve, prej njerëzve që përndiqeshin nga qeveria osmane sepse nuk donin të ndryshonin fenë.

Dardha me shkollë që nga viti 1768

Në vitin 1768 në Dardhë u çel shkolla e parë, në vitin 1800 nisi të përmendej për përpunimin e drurit, shajakut dhe kostumeve të bukura, spikati përgjatë viteve 1913-1916; në këtë kohë Dardha kishte mbërritur në 500 shtëpi, kishte 3 kisha: të Shën Thanasit, të Shën Gjergjit dhe të Shën Pjetrit. Në ditëfestat e Shën Marisë dhe Shën Pjetrit në Dardhë vijnë mysafirë nga ana e anës; Shën Maria festohet më 16 gusht, e Shën Pjetri në kishën e Shën Pjetrit, e cila ngrihet mbi një shkëmb, mes një pylli të bukur, ku ndizet vallja tradicionale. Dardharët me kostumet e tyre tradicionale kuq e zi dhe brez argjendi i japin hijeshi festës, e bëjnë atë të jetë e paharrueshme. Ushqimet dhe gatesat janë të shumëllojshme, nuk mungojnë turshitë, rakia e kumbullës së egër me shije të veçantë e zjerë dy herë.

Dardha vizitohej edhe nga princesha Mazhide Zogu

Gjatë vizitës së saj në Dardhë, ndër të tjera, princesha Maxhide Zogu tha: “Ju çfaq kënaqsinë t’Eme për inisjativën e Shoqërisë “Shpresa”, e cila po fillon me anë botimesh t’ilustroj bukuritë e katundit Dardhë. Kjo inisjativë duhet të jetë shëmbull, sidomos për Bashkitë e ndryshme të Mbretnisë, të cilat vetëm duke krijuar një lëvizje turistike të mbrendshme mund të pasurohen dhe mund të zhvillojnë industritë e ndryshme, të cilat influencojnë ardhjen e të huejve në vendin t’onë. Dardha për virtytet e saja klimaterike, për bukuritë që natyra i ka dhuruar me bujari të plotë, për kostumet e saja sugjestive, meriton të bëhet një qendër verimi me randësi. Jam e sigurtë se inisjativa e juej do të kurorëzohet prej suksesit të dëshiruem dhe një sasi e madhe të shqiptarëve, të cilët shkojnë për të veruar ne vendet e hueja, do të mësojnë se në Atdheun t’onë gjinden vise shumë ma të bukura”. Në deklarimin e princeshës Mazhide bie në sy shprehja: “Kjo inisjativë duhet të jetë shëmbull, sidomos për Bashkitë e ndryshme të Mbretnisë”, sepse Dardha ishte një shembull i shkëlqyer.

Dardhës i këndoi Lasgush Poradeci dhe Asdreni
Për Dardhën shkruajtën me përkushtim Lasgush Poradeci dhe Asdreni; shkruajtën edhe për klimën, natyrën, bukurinë, vlerat turistike dhe curative. Tashmë në Dardhë funksionojnë dy hotele me restorantet ku gatuhen gjellë karakteristike, ndërsa pritet edhe ndërtimi i një hoteli të tretë modern, mjaft i pëlqyer mbetet edhe hoteli i Pandi Batellit, shumëkush e shijon si hotel të parë. Dardharët ishin të prirur për dije. Në vitin 1888, ishte fshati më i madh i krahinës së Korçës me 1454 banorë; numri i shtëpive të fshatit mbërriti në 400. Drejt Dardhës mësynë edhe banorë të Sulit, (nga krahina e famshme e Marko Boçarit), nga Voskopoja e djegur, nga Bozdoveci e Linotopi, nga Lerishta, Qinami etj. Më pas mësynë edhe njerëz të tjerë me synimin për të qenë të lire

Veshja e grave dardhare, unikale

Gratë dardhare çdo të kremte mbanin xibunin, veshjen tradicionale të fshatit (edhe në pajë merrnin një të tillë), kurse ditën e martesës visheshin me fustan të bardhë, gjithashtu kishin edhe rrobat që ua sillnin nga mërgimi, por xibuni ishte veshja e preferuar e tyre. . . Xibuni qepej në Dardhë, përdorej nga pak edhe në fshatrat Sinicë dhe Qytezë. Sipas Sotir Laços dhe Sotir Panit koleksionistë të vjetër, xibuni kishte nisur të preferohej që para shekullit XIX. Ishte veshja e mirënjohur e vendit. Vallja dardhare nuk mund të kërcehej prej grave pa u veshur me xibun, kurse burrat parapëlqejnë veshjen evropiane. Gratë dardhare me xibun u fotografuan nga Thimi Raci me një kujdes të veçantë artistik. Për herë të parë në vitin 1931, fotografuan 10 çifte. Ata që u fotografuan nga Amerika, të cilët ishin fotografuar edhe në studio prestigjioze. Për realizimin e fotografimit ishte bërë prerja (caktimi) i ditës, përzgjedhja e vendit caktimi i orës, por caktimi i veshjeve ishte më i vështiri sepse “ata të Amerikës”, parapëlqejnë kostumet evropiane, kurse fshati i tyre kishte veshjen e tij karakteristike për meshkujt, që quhej “mandio”. edhe vallet kërceheshin nga valltaret e veshura me xibun, veshjet tradicionale të fshatit, ndonjë ditën e martesës e ndërronin me fustanin e bardhë.

Eva Millona, bijë e Dardhës
Dardharja, Eva Millona, gruaja e parë shqiptare në administratën amerikane

Që nga dita e përhapjes së këtij lajmi, mbërritjen e Eva Millonait – vijon rrëfimin e vet, Niko Balli, – kryetar i shoqatës së mirënjohur dardhare “Shpresa” nuk po mbetet banor i Dardhës pa i dërguar, Eva Millonait urimet më të mira dhe përshëndetjet më të ngrohta. Tashmë ata dinë gjithçka për këtë dardhare të shquar. Kontributi i Eva Millonait mbetet i mirënjohur edhe në Komisionin Amerikan për të Drejtat Civile, Këshillin Këshillmor të Guvernatorit të Masaçusetit për Refugjatët dhe Emigrantët, Këshillin e Prokurorit të Përgjithshëm për Amerikanët e Ri dhe Bordin Këshilldhënës për Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Bostonit për Avancimin e Imigrantëve. Shumëkush prej dardharëve, kujton çmimet e shumta të bijës së tyre për avokatinë dhe udhëheqjen e saj, përfshirë çmimin prestigjioz 2009 Outstanding American by Choice nga Shërbimet e Shtetësisë dhe imigracionit të SH.B.A., dhe Çmimin e Drejtësisë Sociale të Bankës Wainëright 2010

Dardha me 100 burime, shtëpitë me lule

Shtëpitë e Dardhës janë karakteristike, të bukura, mbuluar me plloça guri të hirta, portat me motive artistike, oborret me lule, rrugët me kalldrem; nuk mungojnë hotelet bashkëkohore, as muzeu ku shpaloset historia e këtij fshati të dëgjuar në mbarë vendin, dhe as shtëpitë e reja e të bukura me kushte të mira të cilat tërheqin vizitorë të shumtë, nuk mungojnë as restorantet; ekziston edhe shtëpia e dikurshme e pushimit, tashmë si hotel dhe restorant. Në Dardhë gjen edhe dy komplekse të mëdha turistike moderne me kapacitete të mjaftueshme akomoduese; njeri prej tyre ndodhet në hyrje të luginës ose në hyrje të fshatit; tjetri në qendër të Dardhës. Por hoteli që tërheq vëmendje është “Hotel Alpin Dardha”, ndërtuar sipas strukturës alpine. Dikur në këtë fshat numëroheshin 100 burime, banorët i kishin shndërruar në çezma që udhëtarët e lodhur nga rruga të gjenin freski, të shuanin etjen dhe të çlodheshin pranë tyre; banorët e Dardhës si shpërblim merrnin bekimin prej tyre.

Turistët vijnë në Dardhë edhe dy herë në vit

Nëse mbërrin në Dardhë mund të akomodohesh në shtëpinë që ty të pëlqen më shumë, sepse të gjitha janë të bukura, me kushte komode dhe mundësi përzgjedhjeje. Gatimet janë të shumëllojshme, si: kërnackat, oshmaret, mishi i pjekur, produktet e zgarës etj, kurse gjatë stinës së dimrit të apasionuarit pas skive mund të përmbushin kënaqësitë e tyre sportive. Skipista e Dardhës është 1.5 km e gjatë, 70 m e gjerë dhe funksionim të plotë. Vijon të mbetet një ndër aspektet më tërheqëse të Dardhës. Për të gjitha këto ka vizitore që vijnë në Dardhë edhe dy herë në vit, sepse Dardha është e bukur në çdo stinë. Ay mund të përjetosh shushurimën e pyllit, këngën e zogjve, freskinë e pranverës, ansamblin e luleve, ngjyrat ekzaltuese të Gurit të Vjeshtës, geshtenjat e pjekura etj, etj.

Respekti për të vdekurit, siguri për të gjallët

Një histori tjetër e veçantë për fshatin Dardhë vjen prej vitit 1913 nga koloneli Lodeëijk Thomson (1869-1914), i cili bashkë me një oficer tjetër të lartë, të përzgjedhur nga Mbretëria e Hollandës për një mision 3-vjeçar në Shqipëri, zbritën në Vlorë më 10 nëntor 1913, dhe ditë më pas, ndërsa ishin duke kaluar përmes fshatit Dardhë bashkë me 17 ushtarë për të përcaktuar kufijtë e shtetit të atëhershëm shqiptar, ndaluan tek “Çezma e Vishnjës”. Në këtë çast i pari i tyre nisi t’i vështronte i habitur varrezat e fshatit; ato kishin një rregullsi dhe bukuri mbresëlënëse në sistemin e tyre; një prej vartësve të tij iu afrua dhe i tha: “Zotëri, po afron mbrëmja dhe rrugët janë jo të sigurta, duhet të arrijmë Korçën, dhe na duhen 3 orë”. Koloneli Thomson e pa vartësin e tij dhe i bëri shenjë drejt varrezave: “Këta njerëz që respektojnë kaq shumë të vdekurit e tyre, do të dinë të na respektojnë dhe ne të gjallëve. Sonte do të kalojmë natën këtu”. Varrezat e hershme të fshatit ndodheshin pranë kishës së Shën Gjergjit që nga viti 1624. Transferimi i tyre në një vend tjetër ndodhi në vitin 1938, por te vorreza e parë mbetën shumë prej eshtrave të të parëve të dardharëve. Shkëlqimi i Dardhës u zbulua gjatë viteve ’30. Jeta e gruas dardhare ishte e gjallë, ajo ishte zonjë në kuptimin e vërtetë të fjalës, diskriminimi i saj ishte i papranueshëm.

Korçë, prof.as.dr. Ledina Alolli e përkushtuar ndaj qytetarëve “Shqipëria Madhështore” do të shpërbëjë sistemin e korrupsionit- Nga Vepror Hasani

Në 11 Maj, Voto nr. 1: Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

 

Aktualisht, Ledina Alolli, prof.as.dr, është Dekane e Fakultetit Ekonomik e Universitetit “Fan S. Noli”; gjithashtu ka qenë kandidate e Partisë Demokratike për Bashkinë Korçë, në zgjedhjet vendore të 14 prillit 2023. Gjithashtu mban titullin “Profesor i associuar” në Marketing. Është pedagoge prej vitit 2002 në Universitetin “Fan S. Noli”, ka mbajtur e mban disa pozicione brenda strukturës së Universitetit si përgjegjëse departamenti, anëtare e Këshillit të Fakultetit Ekonomik dhe anëtare e Senatit Akademik të Universitetit “Fan S. Noli”. Përgjatë vitit 2017-2018 Ledina u angazhua si pedagoge pranë Universitetit Europian të Tiranës. Ka mbi 40 publikime në revista, periodikë shkencorë, konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është njohëse e dy gjuhëve të huaja, anglisht dhe italisht. Në Legjislaturën e VII të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ledina u zgjodh deputete e Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës. Përgjatë viteve 2009-2013, Ledina ka qenë Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Qarkun Korçë. Në të njëjtën kohë ka qënë pjesë e disa komisioneve parlamentare si Anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Anëtare e Sekretariatit për Kërkim Shkencor, Bibliotekën dhe Botime, Anëtare zvendësuese e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias.

Zotësia e Ledina Alollit shkëlqen

Znj. Ledina Alolli ka mbajtur pozicione publike, si brenda Partisë Demokratike dhe në institucionet më të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë. Pjesëmarrjen në strukturat e Partisë Demokratike e nisi si anëtare e PD, dega Korçë, kulmoi me pozicionet e Kryetares së Lidhjes Demokratike të gruas, dega Korçë dhe Nënkryetare e PD, dega Korçë. Aktualisht është anëtare e Kryesisë së kësaj dege dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Në nivel lokal, Ledina ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak, Bashkia Korçë dhe Nënkryetare e këtij këshilli. Në zgjedhjet e datës 14 maj 2023, Prof.as.dr. Ledina Alolli kandidoi për Kryetare të Bashkisë Korçë, si pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”; është kandidate e parë fituese në primaret e qytetit të Korçës për Partinë Demokratike; e martuar, nënë e dy fëmijvë, Erikut dhe Kethrin. Jemi me fat na thotë, prof.as.dr, Ledina Alolli që kemi lindur në këtë vend kaq të bukur si Shqipëria me ujëra të kristalta, plazhe, rrënoja të lashta, pyje të bukura, vende historike, atraksione mahnitëse, bare dhe restorante fantastike me ushqim, pije, akomodim dhe gjithçka tjetër të leverdishme për çdo lloj buxheti.

Paratë e pensionit të mos jenë paradhënie e vdekjes

Nuk është vështirë të bësh kurorë, e vështirë është të gjesh njeriun që e meriton kurorën na thotë, Ledina Alolli. Të qeverisësh do të thotë të parashikosh, të dish ku do të mbërrish. E tillë është Partia Demokratike, programi i saj ka në qendër individin! Këtë të vërtetë tashmë e gjejmë edhe te “Paketa e Dhembshurisë”, e cila sjell dimensionin njerëzor të një qeverisjeje të mirë e cila të mos vijë si lëmoshë, as si mbijetesë, por si synim për një jetesë normale. Partia Demokratike vjen me programe konkrete për largimin e varfërisë ekstreme, dhe kjo në Shqipëri do të ndodhë brenda 3 muajve të parë të qeverisjes: Minimumi jetik do të jetë 200 euro për t’i thënë “JO” urisë, çka do të thotë normalitet dhe dinjitet, ose më qartë, pensioni minimal 200 euro është një hap drejt një jetese normale; paga minimale do të jetë 500 euro, me synimin drejt arritjes së pagës minimale të vendeve të Rajonit; 1200 euro do të jetë paga mesatare; energjia 7 lekë, që do të thotë – Dritë që ndez shpresë! Pra, programi i Partisë Demokratike do të jetë krejt ndryshe nga “bonusi dhe përkujdesja elektorale” e Edi Ramës, sepse pensionistët meritojnë çdo të mirë, ata janë themelet e vlerave të shoqërisë sonë. Rritja 20 përqind për çdo pension dhe deri 2 pensione shtesë në vit, do të thotë më tepër shërbime dhe cilësi jete për gjyshërit dhe prindërit tanë… Projekt u hartua gjatë 333 ditëve, kur lideri i demokratëve qendroi në arrest shtëpie për shkak të një plani që kishte thurur mafia e Sorosit dhe Edi Rama. Projekti që në pamje të parë të thotë se është një fjalë e stërmadhe, se është diçka e largët, është aq e afërt, aq real, dhe është në mendjen e secilit prej jush, është në zemrat tuaja dhe të fëmijëve tuaj, të mbarë shqiptarëve kudo që janë’, – nënvizoi Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët në Napoli. Lideri i opozitës Sali Berisha prezantuar para shqiptarëve në Napoli, programin e PD-së për emigrantët. Berisha u shpreh se, do të ketë lehtësira për të gjithë ata shqiptarë që kthehen në atdhe, do të jenë për 5 vite pa asnjë taksë.

Dyfishim i fondeve për komunitetet fetare

“Erdha për të uruar Fiter Bajramin, kryetarit të Komunitetit Mysliman, hirësisë së tij Bujar Spahiu, bashkëpunëtorëve të tij dhe me këtë rast të gjithë besimtarëve që kanë agjëruar dhe gjithë besimtarëve të Zotit, këtë ditë të nderimit të përkushtimi, sakrificës së njeriut ndaj të madhit Zot, vlerave hyjnore më të mira. E shfrytëzova rastin për të zotuar para kryetarit të Komunitetit Mysliman dhe të gjithë shqiptarëve se, pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare, fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht. Sikundër një përpjekje madhore do të bëhet për rikthimin e pronave të tyre, ose kompensimin, pasi pronat e komuniteteve fetare, janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri…”.

Partia Demokratike
E vetmja Alternativë për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza

Partia Demokratike vjen në këto zgjedhje me programin e reformave si e vetmja alternativë politike që do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë dhe do të forcojë ekonominë.
Projekti “Shqipëria Madhështore” do të shpërbëjë sistemin e korrupsionit duke i kthyer lekët e vjedhura shqiptarëve, përmes modelit të qeverisjes transparente dhe në mënyrë të ndershme.
Së bashku do të kthejmë shpresën dhe do e bëjmë Shqipërinë Madhështore! Në 11 Maj, Voto nr. 1: Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore: kjo është ndjenja që ushqen dikush për njerëzit që i do a që i dhimbsen, dashuria a dhembja që ka a që ndien dikush për dikë a për diçka; ndjenjë e thellë keqardhjeje etj … Liria është pushteti natyral i njeriut për të bërë çfarë i pëlqen, për aq sa kohë ai nuk ndalet prej forcës së ligjit. (Ciceroni) Po citoj këtu z. Berisha: “Programi ekonomik i PD/ Berisha: Zero taksa për biznesin e vogël dhe profesionet e lira. Ulje nga 15 në 2% të taksës së shitjes së pronës, ulje të çmimit të karburanteve. Do të krijohen 4 zona të lira ekonomi.

 

Shqiptarët e diasporës shpëtim për Shqipërinë
5 vite pa taksa për çdo emigrant që rikthehet

Në Napoli: Njësoj si shekuj më parë, do të jenë shqiptarët jashtë atdheut që do të shpëtojnë Shqipërinë. 5 vite pa taksa për çdo emigrant që rikthehet në vend. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, – na thotë Ledina Alolli, – gjatë takimit entuziast me diasporën në Napoli, është shprehur se, shqiptarët ashtu si shekuj më parë, do të vijnë sërish për të shpëtuar Shqipërinë. Ky është viti i diasporës, sepse njëlloj si dikur, shekuj më parë, do të jenë shqiptarët nga jashtë që do të shpëtojnë Shqipërinë. Ndaj edhe sot mund të themi si atëherë, prite Edi Rama diasporën se po vjen! Po vjen të shpëtojë mëmëdheun!’, theksoi kreu i PD-së, gjatë fjalës së tij.
Gjatë fjalës së mbajtur në takimin madhështor me shqiptarët në Napoli, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, paralajmëroi Edi Ramën se, diaspora po vjen, dhe ai nuk ka vend ku të fshihet. ‘Edi Rama, më 11 maj ata kanë një fjalë me ty, ik o mjeran se nuk ke ku të shkosh. Miqtë e mi, ëndrrat e shqiptarëve i rrënoi Edi Rama, po shpirti i tyre për liri, betejat e tyre, virtytet e tyre nuk vdesin kurrë. Shqiptarët i lindin nënat për t’i dalë zot Shqipërisë. Prite diasporën Edi Ramën, nuk ke vend mbi tokë’, theksoi kryedemokrati, Sali Berisha në fjalën e tij në Napoli. Kryedemokrati Sali Berisha bëri publik për herë të parë faktin se, projektin e ‘Shqipërisë Madhështore’ e ka përpiluar gjatë kohës që ishte në ‘arrest shtëpie’ nga mafia e Sorosit dhe Edi Rama. Po ky është viti i diasporës. Programi ekonomik i PD/ Berisha: Zero taksa për biznesin e vogël dhe profesionet e lira. Ulje nga 15 në 2% të taksës së shitjes së pronës, ulje të çmimit të karburanteve. Do të krijohen 4 zona të lira ekonomike, – nënvizoi Sali Berisha

Kryeministri ble pajisje përgjuese

Tashmë po i referohem një çast Floriana Garos, – na thotë Ledina Alolli: Një kryeministër që blen pajisje përgjuese ka frikë nga populli i tij. Sapo Sali Berisha të rikthehet në pushtet, qytetarët do të rimarrin të drejtat e tyre. Ja dhe Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:
Të dashur qytetarë, një kryeministër që ble dhe përdor Deep Packet Inspection (DPI) nuk është thjesht i pushtuar nga paranoja – ai është një njeri që ka frikë nga populli i tij. Kjo teknologji është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj privatësisë, lirisë së shprehjes dhe demokracisë. Ju premtoj: Sapo Sali Berisha të rikthehet në pushtet, qytetarët do të rimarrin të drejtat e tyre. Privatësia juaj do të mbrohet. Bisedat tuaja, të dhënat tuaja, liria juaj personale nuk do të përgjohet apo kontrollohet më kurrë nga një qeveri! Të drejtat qytetare janë të shenjta! Askush nuk ka të drejtë të mbyllë TikTok-un apo platformat e tjera pa një ligj të qartë, vetëm për t’ju përgjuar në fshehtësi më pas. Zgjohuni, shqiptarë të dashur! Shqipëria jonë po fundoset çdo ditë e më thellë me këtë kryeministër. Është koha të ngrihemi, të mbrojmë të drejtat tona dhe të shpëtojmë demokracinë!

Të kthehemi tek shëndetësia funksionale
Piranjat: gjendje e mjerueshme në urgjencat mjekësore

Siç e ndoqëm edhe në televizor, – na thotë Ledina Alolli, – ‘Piranjat’ ekspozuan gjendjen e mjerueshme me të cilën përballen pacientët që ka në urgjencat mjekësore, ndërsa Kryeministri deklaronte shpalljen e programit si krenari të reformave në shëndetësi, ndërsa e vërteta është se pacientët në urgjencë përballen me kapacitete të kufizuara ambientesh, kapacitete të kufizuara pajisjesh, kapacitete të kufizuara personeli shëndetësor, mungesë shtretërish në urgjencë, pacientë të shtruar nëpër korridore ku kalon kushdo, pa asnjë privatësi, pa asnjë kujdes të dinjitetit të pacientit, pa vende të lira nëpër pavione, pa personel shëndetësor të mjaftueshëm; pa aparatura që të përballojnë fluksin; edhe ata pak mjekë që janë, punojnë 16 deri në 24 orë në ditë, gjë që shkakton rënie të cilësisë së shërbimit për shkak të lodhjes së pashmangshme fizike; siç deklaron stafi, ka vetëm një EKG prej tre muajsh në të gjithë urgjencën e QSUT, siç deklarohet nga stafi, kurse të tjerat janë prishur dhe nuk rregullohen sepse ‘nuk ka lekë. Edhe nga dy skanerat e urgjencës ‘ka mbetur vetëm një… Ta kemi të qartë! Siç shprehet vetë Rama, ‘nuk janë individët që korruptojnë sistemin, por sistemi që korrupton individët’, dhe sistemi është krijuar nga vetë Rama. Urgjenca e QSUT pret qindra deri në mijëra raste në ditë për shkak se centralizimi i sistemit shëndetësor detyron që të gjithë të sëmurët të drejtohen vetëm në QSUT dhe pajisjet amortizohen me shpejtësi dhe nuk zëvendësohen, shtretërit nëpër pavione nuk janë të mjaftueshëm dhe nuk shtohen, ndërkohë që Kryeministri premton vetëm ndërtim hoteli dhe parking brenda në QSUT. Ky është rezultati i ‘Shëndetësisë falas’ miq! – pohuan Piranjat.

Fotoreportazh- Qindra mijëra njerëz protestojnë në qendër të Beogradit

Krenare Cubolli

Beograd, 15 mars 2025

Beograd, 15 mars 2025

Mijëra qytetarë janë duke protestuar në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.

Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, studentët – të mbështetur edhe nga akademikë dhe qytetarë të tjerë – organizojnë protesta dhe bllokojnë fakultete.

Si kundërpërgjigje, një grup i quajtur “Studentët 2.0” është mbledhur në Parkun e Pionierit në Beograd para dhjetë ditësh, duke kërkuar që t’iu jepet fund bllokadave në fakultete.

Heshtje në Sheshin Sllavija në Beograd

Qytetarët e tubuar në Sheshin Sllavija të Beogradit mbajtën në orët e mbrëmjes 15 minuta heshtje për 15 viktimat e tragjedisë në Novi Sad.

Në këtë qytet të Serbisë, 15 njerëz humbjen jetën nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Protestuesit, të udhëhequr nga studentët, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për incidentin.

Beograd, 15 mars 2025.

Beograd, 15 mars 2025.

Sheshi Sllavija nëpërmjet fotografive

Qindra mijëra njerëz raportohet të jenë mbledhur në Sheshin Sllavija në qendër të Beogradit, mbrëmjen e së shtunës.

Kërkesë kryesore e protestuesve është përgjegjësia politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit humbën jetën 15 persona, nëntorin e kaluar.

MPB jep vlerësime për numrin e pjesëmarrësve

Ministria e Brendshme e Serbisë vlerësoi se 107.000 njerëz po marrin pjesë në protestën e sotme në Beograd.

Deri tani nuk ka pasur incidente të mëdha apo shkelje të rendit publik, thuhet në njoftim.

Pamje nga Sheshi Sllavija në qendër të Beogradit

 

Dardha, e bukur në verë, e mrekullueshme në stinën e dimrit- Fotoreportazh nga Vepror Hasani

Ameriko Vespuçi zbuloi Amerikën, emigrantët e Amerikës, Dardhën e Korçës

Fshati turistik i Dardhës sipas Asdrenit dhe Niko Ballit

 

Në verë gjithçka përvëlon: edhe karrigia, edhe tavolina, edhe filxhani i kafesë, edhe rruga, edhe pluhuri, edhe makina, edhe uji, edhe… vetëm freski nuk ka. Kështu e nisi rrëfimin e tij, Niko Balli, kryetar i shoqatës dardhare, “Shpresa”. Befas ndjen se ke nevojë të ikësh gjëkund, të arratisesh larg, atje ku ka një puizë pylli, ku sheh një re të bardhë, ku rrjedh uji i ftohtë dhe duket sikur shiu do të vijë, atje ku hijen e pemve e ndjen nëpër trup dhe atë çast të duket sikur ke gjetur një planet tjetër. Në raste të tilla mua më kujtohet një poezi e Asdrenit ku thotë:

Erdhi vera, zuri vapa,
Ti do prehje qetësi,
Ç’do punim lëre prapa,
Mos u lodh e mos djersi.

Po ku të shkosh? Kjo është pyetja e gjithkujt në raste të tilla. Shumkush e ka gjetur. Për ditë të tëra me radhë, qindra qytetarë të rretheve të ndryshme të vendit nga Tirana, Durrës, Fieri, Elbasani etj i drejtohen fshatit turistik të Dardhës në rrethin e Korçës. Vijnë edhe nga vendet fqinje: Maqedonia Greqia e Kosova, Italia së fundi edhe nga Amerika, vijnë edhe nga Australia e gjetkë. Shpesh vijnë emigrantë dardharë të larguar një apo dy shekuj më pare, (stërnipat dhe mbesat tyre). Dardha mbushet me vizitorë dhe turistë. Çfarë ndodh në ditët e nxehta me Dardhën dhe Korçën, na i tregon, Kryetari i shoqatës dardhare “Shpresa”, Niko Balli, njëherazi edhe President i Shoqatës së Agroturizmit për qarkun e Korçës.

Fshati Dardhë i pushtuar dimër dhe verë

Mund të them se është krejtësisht e vërtetë, me qindra vetë vijnë nga qytete të ndryshme, dimër dhe verë, pushtojnë Dardhën çdo ditë. Tashmë Dardha pret vizitorë të shumtë.  Dëshiroj të shprehem me gjuhen e vizitorëve. E dini si shprehen ata? Që në çastin e parë që i takon të thonë: “Jemi nisur nga qytetat tona ku vapa të merr frymën, asfalti djeg si zjarr e uji avullon, por sapo lemë Korçën prapa e marrim udhën e Dardhës ndjejmë freskinë e malit. Pastaj kilometër pas kilometri vetëm ngjitemi drej majave të maleve, duke ndier se ajri bëhet më i ftohtë, më i lehtë dhe vjen një çast kur kupton se je mbushur krejtësisht me frymë. Kur mbërrin në Dardhë gjithçka është krejet ndryshe. Pyjet e Suareve lëvizin degët e shpërndajnë ajër gjithandej. Vështron barin dhe lulet që ende janë të freskëta, njësoj si lulet që nxjerrin kokën nga poshtë dëborës. Rrëket e përrenjve vijnë nga çdo anë e njomin ajrin me shkumë. Atë çast ndien se gjendesh mes shatërvaneve të vërtetë të natyrës…” Ndërsa Niko Balli rrëfen për vizitorët e mbetur të befasuar, të habitur e të mrekulluar, ndërsa unë sërish shtyhem më tej me poezinë e Asdrenit:

Në do jetë e ditëbardhë,
Gjak në rremba e shëndet,
Merre rrugën shko në Dardhë,
Ku ndien gaz me të vërtetë.

Si kalohet një ditë në Dardhë?

Nuk mund të them se është e lehtë. Duhet të jesh vetë atje, të shohësh e të shijosh gjithçka. Nëse vjen për herë të parë, edhe pse mund të jesh në mes të fshatit të duket sikur je i humbur mes një pylli të madh. Megjithatë vizitorët nuk mjaftohen me kaq. Pëlqejnë të ngjiten në kodrat e Shën Pjetrit, të cilat ngrihen 1400 metra mbi nivelin e detit, u pëlqen të shohin Gurin e Vjeshtës, 1416 metra të lartë, u pëlqen të shkojnë sa te një cep i fshatit te një tjetër, pastaj hyjnë mes një pylli dhe mbeten atje për orë të tëra, ku ndjen freskinë si të jesh në një ditë vjeshte. Dita ikën shpejt dhe nëse vizitorëve u duhet të ikin të nesërmen, për këtë gjë u vjen keq. Sigurisht që pas disa ditësh, ka nga ata që kthehen sërish, duke marrë me vete miq të tjerë. Megjithatë gjithkujt i bën përshtypje fakti se në këtë fshat të gjithë të presin me dashamirësi, njësoj sikur të kesh qenë miku i tyre i vjetër. Nëse kalon para një porte të ftojnë të pish një gotë raki kumbulle të zierë tri herë, apo një gotë verë. Në këtë çast më kujtohet vazhdimësia e poezisë së Asdrenit. Edhe ai thotë të njëjtën gjë:

Gjithë katundi krahëhapur,
Me gëzim si mik të prêt,
Tërë dyert janë hapur,
Ti hyn brenda si një mbret.

Ç’gjë tjetër ofron Dardha për vizitorët?

Dardha ofron më shumë nga sa mund të mendohet. Është kjo arsyeja që çdo vit shtohen mysafirët e saj. Mund të them se brenda një viti numri i vizitorëve dhe turistëve të huaj shkon në më shumë se 10.000 vetë. Ajri dhe uji i saj kanë vlera kurative. Ajri i saj, freskia, vesa, uji i burimeve, aroma e barit dhe gjelbërimit i japin gjithkujt një çlodhje të plotë. Nëse je anemik duhet të shkosh të çlodhesh në Dardhë, nëse dikur ke qenë i sëmurë, atëhere një gjenerim të plotë mund ta marrësh vetëm në Dardhë, mjekët rekumandojnë edhe më shumë se kaq, ku nuk lenë pa përmendur edhe personat limfatikë. Ajri i saj bën mirë për fëmijët dhe të rinjtë. Ndoshta është kjo arsyeja që pjesa më e madhe e vizitorëve janë të rinj, por në këtë fshat nuk mungojnë të vijnë njerëzit e të gjitha moshave.  Dardha vërtetë  të jep gjak të pastër, të bën më të ri nga sa je në të vërtetë”. Fjalët e fundit të Niko Ballit më kujtojnë një pjesëz tjetër të poezisë së Asdrenit ku thotë:

Lart ke mal të gjelbëruar,
Lule-shtruar bukuri,
Erë pylli të qëruar,
Në qofsh plak të bën të ri.

Ke burime shkumë ergjëndi,
Uji i tyre që të ngjall,
Si dhe pamjen e çdo këndi,
Që të mbushin me plot me mall.

Dardha njihet për gatimet tradicionale

Në Dardhë nuk ka ndryshuar asgjë. Rakia e saj është ajo e kumbulluës e zierë tri herë, por nuk mungon as vera, pastaj vjen lakrori me dy petë, i pjekur në saç me dru lisi. Mishin e gjen në gatimet më tradicionale. Veç kësaj aty mes maleve, pyjeve dhe lartësive mbi 1300 metra gjen edhe peshkun e freskët, të rritur në rezervate me ujëra të pastra si kristali e të ftohta si bora vetë, që zbresin nga majat e maleve. Gjithçka që dëshiron e gjen aty. Nuk është se këto i gjen vetëm në një lokal, sepse aty ka disa shtëpi pushimi, ka disa hotele dhe restorante, ndërsa tashmë është duke përfundur një nga lokalet më luksoze të këtij fshati, pamja e të cilit të le të mrekulluar, ndërsa komoditeti i tij mund të thuhet se do të jetë një parajsë e vërtetë. Që të gjitha ndërtesat ngrihen në lugina malesh, në faqe kodrash apo buzë rrëkeve, atje ku natyra rezervon pamjen më të bukur të saj. Sigurisht, njeriut, përveçse një çlodhjeje të mirë i duhet edhe një ushqim i mirë, sepse vetëm atëherë kupton nëse ka patur një çlodhje të vlefshme dhe nëse shëndeti i tij ka ndryshuar… Edhe Asdreni e ka shprehur mjaft bukur këtë gjë kur shkruan:

Faqet e verdha, faqet e bardha.
Dhe të dobëtat mushkri,
Prapë të kuqe t’i bën Dardha
T’ep fuqi dhe lumturi!

Dardhës nuk i mungojnë as vlerat kulturore

Po, asgjë nuk i mungon Dardhës. Ajo njihet për kostumet e saj popullore tepër të veçanta që nuk i gjen në asnjë vend tjetër. Gjen edhe sot e kësaj dite kitarat dhe mandolinat, këngët e vjetra të serenatave që këndohen si dikur. Aty ngrihet Shën Gjergji, një kishë e mrekullueshme me vlera të rralla. Ikonostasi i saj mbetet i famshëm. Ndërkaq gjen edhe dy kisha të tjera, atë të Shën Pjetrit dhe të Shën Thanasit. Të gjitha ndërtesat janë të ndërtuara me gur, ndërsa rrugët me kalldrëm. Aty gjithçka është e vjetër, klasike, befasuese. Dardha përmendet që nga vitet 1600, lulëzimin e saj e pati në vitin 1900, kur numri i shtëpive shkoi në 500, ndërsa më pas emri i Dardhës do të zbehej sërish, veçanërisht pas vitit 1940. Shumë dardharë morën rrugët e botës si kurbetlinjë. Pjesa më e madhe e tyre u përqëndrua në Amerikë. Tashmë që të gjithë kanë filluar të kthehen. Jo për të jetuar aty, por për të resturuar shtëpitë e tyre apo për të ngritur shtëpi të reja. Ndoshta do të vijë një ditë kur ata do të jenë sërish banorë të Dardhës. Madje ata po vijnë, skipista ishte një ftesë e madhe për ta.

Skipista, madhështi e Dardhës

Vitet e fundit treguan se Dardha ka hyrë përfundimisht në udhën e turizmit. E ardhmja e saj duket e sigurtë. Numri i shtëpive në fshat po shtohet. Banorë të qyteteve të tjera vijnë e interesohen për blerje trualli, për ngritje hotelesh e restorantesh, disko, kënde lojrash etj. Tashmë Dardha ka skipistën e saj, ujësjellësin e saj që vjen nga burimet e maleve, uji është i ftohtë dhe i bollshëm, ashtu siç i ka të shumta edhe burimet. Unaza e Dardhës, (kështu e quajnë dardharët), është e shtruar me kalldrëm, me gjelbërim, instalimet elektrike gjatë gjithë natës tregojnë pamjen e një fshati mes një pylli të madh me dru ahu, pishe, bredhi dhe lajthie. Duket sikur gjithçka aty është ndërtuar për t’i dhënë jetë njeriut… Këtë gjë e thotë edhe Asdreni, por këtë radhë e ka fjalën çfarë duhet të bësh, kur ke përfundur pushimet në Dardhë dhe të duhet të kthehesh sërish në shtëpi, atje ku bën nxehtë, asfalti djeg  dhe pluhuri të sosur nuk ka:

Ndaj shtëpisë me të vajtur,
Plot shëndet nis vepro,
Mirëqënien duke mbajtur,
Por prap Dardhën mos harro”!

Në dimrin e sivjetshëm një dyndje e paparë emigrantësh shqiptarë të Amerikës mbërriti në Korçë në fshatin turistik të Dardhës, enkas për t’u stërvitur dhe argëtuar në skipistën e saj, numri i të ardhurve po rritet, aq sa mund të themi se, nëse Ameriko Vespuçi zbuloi Amerikën, emigrantët e Amerikës zbuluan Dardhën turistike të Korçës me bukurinë e saj të pafund dhe magjepse. Skipista ka një shtrirje prej 18 km, ndodhet në juglindje të Korçës, e shndërruar në një destinacion special turistik, gjë që po rrit fluksin e vizitorëve. Së shpejti do të pasohet edhe nga një skipistë tjetër. Qeveria do të vijojë të përkrahë këtë nismë nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, pasi synohet ndërtimi i resortit të parë ndërkombëtar të skive në vendin tonë si një destinacion i ri i turizmit dimëror në Shqipëri. Pista e skive në Dardhë të Korçës, është e vetmja në vendin tonë dhe mbetet e kërkuar nga turistët vendas dhe të huaj, veçanërisht të amerikanë. Skipista gjendet në majë të Bigllës, në një lartësi prej 1640 metrash e cila mbetet mjaft e kërkuar nga turistët që vijnë nga qytete të ndryshme të vendit dhe të huaj.

Skipista e Dardhës këtë fundjavë për herë të parë priti një garë ndërkombëtare në ski. Mënyra e organizimit të një gare të tillë, në vendin tonë erdhi e përmirësuar në të gjithë komponentët. Falë këtij organizimi të Federatës së Skive, “Korça Open” riktheu në vëmendje traditën korçare të sporteve dimërore. Gjithashtu mund të themi se skipista e Dardhës, është një destinacion unik i krijuar nga pasioni i zjarrtë. Së shpejti do të ndërtohet një resort i parë ndërkombëtar i skive në vendin tonë. Skipista e Dardhës këtë fundjavë tërhoqi jo vetëm vendas por edhe të huaj, të cilët e gjetën veten të mrekulluar me fshatin që shkëlqen dhe pistën e skive e vetmja e këtij lloji në vendin tonë.
*Ameriko Vespuçi, 9 mars 1451 – 22 shkurt 1512), eksplorues italian,  financier, lundërtar dhe hartograf i cili ishte i pari që demonstroi se Brazili dhe baseni i Karaibeve nuk ishin pjesët e jashtme të Azisë lindore siç kishte hamendësuar Kolombo nga udhëtimet e tij, por tha se kjo ishte një tokë e re e cila nuk ishte ende e njohur nga Bota e Vjetër. I referuar si Bota e Re, ky super kontinent i dytë u emërua “Amerika”, që rrjedh nga fjala Americus, versioni latinisht i emrit të Ameriko Vespuçit. Turistët e huaj kryesisht kanë ardhur nga Italia dhe Anglia, ndërsa shtojnë se janë mahnitur me mikpritjen dhe pamjen që kanë gjetur. Na prisni vitin tjetër, tashme Dardha është e dashur për ne, di t’i presë mysafirët, përfundoi rrëfimin e tij, Niko Balli, kryetari i shoqatës dardhare “Shpresa”.

Reportazhi i Politico – Si po degradojnë burgjet fantazëm të Melonit në Gjadër

Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi për herë të parë planin e saj prioritar për të gjetur, ndaluar dhe trajtuar azilkërkuesit në territor shqiptar, ky u prezantua si një kundërpërgjigje madhështore ndaj krizës së migracionit në Evropë.

Por tani që ka kaluar vit dhe 67.5 milionë euro, skema ka ngecur në labirintet e proceseve gjyqësore pa asnjë shans për trajtimin e azilkërkuesve, ndërtesat e boshatisura tashmë drejt shembjes, ndërsa personeli italian pak nga pak po kthehet në shtëpi.

“Dukej sikur të ishim në një qytet fantazmë,” tha për POLITICO bashkë-presidentja e Volt Europe, Francesca Romana D’Antuono, e cila vizitoi qendrën e paraburgimit në Gjadër në fund të nëntorit dhe mori pjesë në protestat kundër kampit me aktivistë vendas.

“Por më pas, kur hymë, kishte shumë policë,” shtoi ajo. “Çështja është se ata nuk bëjnë asgjë gjatë gjithë ditës, sepse në të vërtetë nuk ka ndonjë gjë për të bërë.”

Sipas D’Antuonos, oficeri i lartë i policisë që i shoqëroi gjatë vizitës dukej i pakënaqur me komunikimet e saj me stafin policor. “Mendoj se edhe ata e ndjejnë absurditetin e gjithë kësaj,” tha ajo.

Në tetor, 16 emigrantët e parë – nga Bangladeshi dhe Egjipti – mbërritën në qendrat me një anije luftarake italiane. Por brenda shtatë ditëve, të 16-të u kthyen në Itali pasi gjyqtarët e imigracionit në gjykatën e Romës rrëzuan projektin e Melonit.

Image

Nga fundi i nëntorit, një pjesë e stafit italian të punësuar nga Medihospes, kompania që menaxhon operacionet në të dy qendrat, nisi të kthehej në Itali.

Burime në ambasadën italiane i thanë POLITICO-s se pavarësisht reduktimeve të stafit muajin e kaluar, të gjitha stacionet mbeten të pajisura plotësisht – me ndërrime turni të policëve gjatë gjithë orarit – në rast se vjen një valë e papritur refugjatësh.

Projekti parashikon një qendër pritjeje dhe klasifikimi në Shëngjin, ku fillimisht sillen refugjatët e kapur nga roja bregdetare italiane, përpunohen të dhënat e tyre personale dhe u ofrohen shërbime fillestare të kujdesit shëndetësor. Pjesa e dytë e operacionit, një kamp paraburgimi në Gjadër, gjendet në brendësi të vendit rreth 8 kilometra nga qyteti i qarkut të Lezhës.

Shëngjini shërbeu gjithashtu si një zonë strehimi për refugjatët afganë, pasi talebanët u kthyen në pushtet në Afganistan në gusht 2021. Pavarësisht se u tha se do të ishte një strehë e përkohshme, shumë refugjatë mbetën të bllokuar aty për gati dy vjet, në pritje të dritës jeshile për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara.

Sandër Marashi, kreu i portit në Shëngjin, tha se megjithëse prej javësh nuk ka ardhur asnjë emigrant, “i gjithë stafi italian është ende në port dhe në qendër dhe ata menaxhojnë gjithçka këtu”.

Banorët vendas në qytetin turistik të Shëngjinit thonë se policët italianë i kalojnë ditët duke pushuar në hotelin me pesë yje Rafaelo Resort, duke u ngrohur në diell dhe duke shijuar gosti me ushqime deti, ndërsa makinat e tyre të policisë karabiniere qëndrojnë të parkuara jashtë.

Image

Mediat shqiptare raportojnë se policët italianë të Gjadrit – të izoluar në një fshat malor me vetëm disa qindra banorë vendas për t’u bërë shoqëri – janë të izoluar, të mërzitur dhe gjithnjë e më të indinjuar ndaj kolegëve të tyre të Shëngjinit, të cilët ata pretendojnë se po shijojnë jetën e mirë.

Sipas një historie të botuar në revistën e brendshme të policisë italiane, pa refugjatë në dukje, oficerët lokalë të burgut në Gjadër kanë marrë masa për të shpëtuar dhe shëruar qentë endacakë të fshatit.

“Një dhomë pritjeje shumë e shtrenjtë”

Në prill, qeveria italiane ndau 65 milionë euro për ndërtimin e dy qendrave dhe 2,5 milionë euro të tjera për shpenzimet e stafit italian në vitin 2024. Në përgjithësi, qeveria vlerësoi se do të shpenzonte rreth 680 milionë euro gjatë pesë viteve të ardhshme për mirëmbajtjen dhe drejtimin e qendrave.

Ndërkohë, qeveria italiane pret një vendim nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, që pritet këtë pranverë, nëse trajtimi i emigrantëve në një vend të tretë është në përputhje me ligjin e BE-së.

“Është thjesht një dhomë pritjeje shumë e shtrenjtë”, tha për POLITICO deputetja e Parlamentit Evropian të Volt, Anna Strolenberg, e cila vizitoi qendrën në Gjadër me D’Antuono.

Megjithatë, policia italiane e punësuar në Shqipëri mori një rritje të konsiderueshme pagash. Ndërkohë që paga mesatare e një oficeri në Itali është më pak se 2000 euro, ata që vijnë në Shqipëri mund të fitojnë deri në 6000 euro.

Image

Një emision televiziv shqiptar regjistroi fshehurazi një grup policësh italianë në qendrën e Shëngjinit duke pranuar se pjesën më të madhe të kohës e kalonin në saunën e hotelit, pasi nuk kishin çfarë të bënin tjetër.

Strolenberg argumentoi se plani i Melonit për qendrat e përpunimit në Shqipëri ishte jorealist që në fillim. “Italia kthen në total rreth 3000 persona në vit ose më pak. Në Shqipëri donin të përpunonin rreth 3000 persona në muaj”, tha ajo.

Objektet tashmë kanë filluar të dëmtohen, shtoi eurodeputetja.

“Në spital, mund të shihje ujin që pikon nga muret,” tha ajo. “Dhe në tokë, uji mbetej aty.” Ajo shtoi se ishte e vështirë të imagjinohej se si do të funksiononte objekti kur të mbushej me njerëz.

Model i dështuar apo fitore politike?

Që nga inaugurimi i dy qendrave më 11 tetor, projekti ka marrë vlerësime nga liderët evropianë, duke përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, të cilët kanë shprehur interes për ta përsëritur atë diku tjetër.

Von der Leyen vlerësoi projektin dhe e quajti atë “një zgjidhje inovative”, duke u kërkuar liderëve të tjerë të BE-së të nxjerrin “mësime nga protokolli Itali-Shqipëri”.

Image

Përpara samitit të fundit evropian në fund të Tetorit, Meloni drejtoi një takim jozyrtar mbi “migracionin dhe zgjidhjet inovative” për të rekrutuar liderë të tjerë të BE-së “të interesuar për çështjen e migracionit”.

Por Strolenberg thotë se me hapjen e qendrave Meloni vetëm sa ka ngjallur shpresa false si liderëve europianë ashtu edhe qytetarëve të BE-së.

“Politikanët e tjerë në Evropë e shikojnë këtë marrëveshje dhe shpresojnë se do të ketë sukses, se mund t’u ofrojë një rrugëzgjidhje për gjëra të tjera,” tha ajo, duke argumentuar se bisedimet për migracionin do të bëhen “edhe më të polarizuara” si rezultat.

Të dy Strolenberg dhe D’Antuono argumentuan se edhe nëse projekti dështon, nuk do të jetë një humbje politike për Melonin.

“Narrativa tani në Itali është se nëse projekti nuk po ndodh, nuk është sepse nuk është një ide e mirë, por sepse ka gjyqtarë komunistë që po shkatërrojnë gjithçka,” tha D’Antuono, duke theksuar sulmet nga Meloni dhe aleatët e saj politikë drejtuar ndaj atij që ata pretendojnë se është, një gjyqësor me prirje progresive.

“Do të duket se të paktën ajo [Meloni] bëri më të mirën që mundi,” tha Strolenberg.

Ndërkohë, vëmendja tani po përqendrohet edhe tek institucionet si Gjykata e Drejtësisë së BE-së, vendimi i së cilës i lejoi gjykatës së Romës të kërkonte që pjesa e vogël e refugjatëve të dërguar në Shqipëri që nga tetori të kthehej në Itali.

“Parlamenti Europian po zhvendoset djathtas. Qeveritë evropiane po zhvendosen djathtas. Sa do të qëndrojë pushteti gjyqësor? Nuk besoj se do të zgjasë shumë, sepse ligjet gjithashtu evoluojnë me fuqitë politike, “tha D’Antuono./ Politico/ sn

VIDEO- “Betlehemi i gjallë” në Hajmel të Vaut të Dejës mbledh qindra vizitorë. Fshati që sjell traditën e para 2 mijë viteve me lindjen e Krishtit

Nga Vau i Dejës, Armir Mehaj, News24

“Betlehemi i gjallë’ i kthyer tashmë në traditë në fshatin Hajmel të Vaut të Dejës tërhoqi vëmendjen e qindra vizitorëve nga Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, duke improvizuar realitetin e rreth 2000 vjetëve më parë me lindjen e Krishtit. Në një skenë teatrale, në qiell të hapur që i përngjan antikitetit, mbi 250 banorë të zonës aktrojnë vullnetarisht duke të futur në botën e udhëtimit drejt lindjes së Jezusit.

Për gazetarin e News24, Armir Mehaj qytetarët pohojnë se përjetuan shpresën që sjell lindja e tij.

“Kjo ka filluar që në vitin 2018. Së bashku me besimtarët e tre fshatrave, vullnetarisht të gjithë marrin si aktorë që kalojnë 4-5 orë duke qëndruar këtu brenda “Betlehemit”, duke i bërë këto festa më të gjalla, siç është edhe tradita Françeskane për të rindezuar edhe njëherë në zemrat e besimtarëve dëshirën për Krishtin”, shprehet një prej banorëve.

 

Pamjet që të kthejnë pas në kohë emocionojnë vizitorët teksa kujtimet lidhen me shkrimin e shenjtë që sjell realitetin e mbi 2 mijë viteve më parë.

“Është vërtetë një ndjesi shumë e bukur dhe e veçantë”, shprehet një vizitore.

“Është hera e parë që vij këtu dhe jam shumë e lumtur. Shoh njerëz nga të gjitha anët”, thekson një vizitore tjetër.

“është hera e parë për mua këtu. Dhe kam ngelur pa fjalë. është origjinal sikur të ishim 2 mijë vjet përpara”, shton një vizitor.

“Vij nga Kosova, këtu është shumë bukur, i gjithë populli shqiptar i bashkuar”.

“Betlehemi i gjallë” sipas organizatorëve synon të përcjellë mbi të gjitha mesazhin e një shprese të re për botën dhe mbi të gjitha bashkimin e njerëzve në pritje të lindjes së madhe.

Qyteti i improvizuar i Betlehemit në fshatin Hajmel të Bashkisë së Vaut të Dejës është një shembull i gjallë i lindjes së Krishtit përmes të cilës përcillet mesazhi i bashkimit, paqes dhe se pas vështirësive sigurisht vijnë ditë të mira.

“Betlehemi i gjallë” vetëm në natën e parë tij u vizitua nga rreth 2 mijë qytetarë të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe jo vetëm.

(BalkanWeb)

Fotoreportazh- Dymbëdhjetë vjet rrugë nga Tropoja në UNESCO

Jetmira Delia-Kaci

“K’cimi i Tropojës” është një interpretim gjatë të cilit flet krejt trupi dhe nuk i ngjan asnjë valleje tjetër.

Tashmë nën mbrojtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, kjo vlerë e trashëgimisë kulturore në Shqipëri pritet të marrë më shumë vëmendje për t’u ruajtur e trashëguar ndër breza, me të gjitha elementet që e bëjnë origjinale dhe të veçantë.

Interpretimi i K'cimit të Tropojës në skenë.

Interpretimi i K’cimit të Tropojës në skenë.

K’cimi më i lashtë sa vallja

Skënder Haklaj, etnokoreograf, i cili mban edhe titullin “Mjeshtër i madh”, ishte nismëtari i përgatitjes së dosjes për ta paraqitur në UNESCO.

Ai tregon për Radion Evropa e Lirë se çfarë simbolike ka ky kërcim:

“Ka motive të shqiponjës, sokolit e bareshës. Ka esencën e jetës blegtorale, por edhe qëndresën, dyluftimin, luftën. K’cimi flet… ka dashurinë dhe martesën, ka rite dhe rituale. Është një histori e tërë e popullit të Tropojës e shprehur në këtë k’cim”.

Skender Haklaj, nismëtar i dosjes në UNESCO, gjatë promovimit ndërkombëtar të K'cimit të Tropojës.

Skender Haklaj, nismëtar i dosjes në UNESCO, gjatë promovimit ndërkombëtar të K’cimit të Tropojës.

Haklaj këmbëngul që ai të mos quhet valle, sepse, siç thotë, është shumë më i lashtë se vallja.

Për më tepër, tregon ai, interpretuesit nuk kapen as për dore, as për gishti, as për krahu – “secili interpretues është drejtues”.

Haklaj thotë se e interpreton këtë kërcim që në moshën 5-vjeçare.

Kujton fëmijërinë e tij dhe thotë se në atë kohë nuk kishte asnjë shtëpi në Tropojë që nuk kishte çifteli, fyell dhe lahutë dhe familjarët të mos dinin ta interpretonin “K’cimin e Tropojës”.

Dymbëdhjetë vjet punë

Pasioni që në fëmijëri për ta ruajtur këtë trashëgimi, ishte iniciativë personale e Haklajt.

Fillimisht, gjeti mbështetjen e institucioneve për ta futur në listën e kryeveprave të trashëgimisë kombëtare, e më pas për të vijuar rrugën drejt UNESCO-s.

“Edhe k’cimi e ka në thelbin e tij qëndresën, ndaj dhe unë kam qëndruar gjatë në rrugën për ta bërë të njohur ndërkombëtarisht”, thotë Haklaj.

Një valltare duke interpretuar K'cimin e Tropojës.

Një valltare duke interpretuar K’cimin e Tropojës.

Sipas tij, ky është i vetmi kërcim që mund të kërcehet “edhe me gurë e rrasa dhe pa vegla muzikore”.

“Është k’cim që të përfshin gjithë trupin dhe është unik”, thotë Haklaj.

Ai tregon se edhe vendet fqinje i kanë dhënë vlerësimet e tyre, sepse është dashur të pyeten nëse kanë pretendime se është kërcim i tyre.

“Por, nuk ka pasur pretendime as nga Kosova, as nga Serbia, as nga Greqia… Është unik sepse nuk ngjan as me vallet e Pukës, Kukësit, Rugovës, edhe pse i kemi afër”, thotë Haklaj, duke u shprehur shumë krenar që “K’cimi i Tropojës” njihet tashmë edhe ndërkombëtarisht.

Pamje nga aktivitetet kulturore në Tropojë.

Pamje nga aktivitetet kulturore në Tropojë.

Për ta përgatitur dosjen thotë se i janë dashur 12 vjet punë, për të mbledhur në terren të dhëna, rrëfime mbi rëndësinë e këtij kërcimi, domethënien e tij dhe simbolikën.

Xhevit Hysenaj, nënkryetar i Shoqatës “K’cimi i Tropojës” tregon për Radion Evropa e Lirë se si u kompletua dosja:

“Pasi u diskutua nisma për ta futur fillimisht në listën e kryeveprave të trashëgimisë kombëtare, e më pas për të vijuar rrugën drejt UNESCO-s, tre vjet më pas e ngritëm shoqatën dhe u deshën edhe nëntë vjet të tjerë – bashkë me Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës dhe Akademinë e Shkencave – ta plotësojmë dosjen dhe ta dorëzojmë”.

“Ka pasur mosbesues, por ne arritëm të tregonim se k’cimi është krejt i veçantë dhe nuk gjen tjetër që i ngjan”, thotë Hysenaj.

Haklaj shton se pas vendimit të UNESCO-s, pritet të hartohet edhe një rregullore që ky kërcim të futet edhe si lëndë mësimi në shkolla.

Skender Haklaj me grupin e të rinjve dhe fëmijëve që mësojnë K'cimin e Tropojës

Skender Haklaj me grupin e të rinjve dhe fëmijëve që mësojnë K’cimin e Tropojës

Brezi i ri mes traditës dhe modernes

Prej vitesh, Haklaj jep kontributin e tij që kjo trashëgimi kulturore të përcillet ndër breza.

Ai drejton dy qendra artistike në Tropojë dhe në Tiranë.

Fëmijë duke interpretuar K'cimin e Tropojës.

Fëmijë duke interpretuar K’cimin e Tropojës.

Bashkëpunëtorja e tij, Rolinda Rrushi, tregon se interesimi i fëmijëve për ta mësuar kërcimin është i madh në Tropojë – qytet në verilindje të Shqipërisë – por jo edhe në kryeqytet.

“Në Tropojë ka mbi 120 fëmijë dhe mosha të reja që janë pjesë e kurseve tona për ta mësuar k’cimin, ndërsa në Tiranë janë më pak. Personalisht, ndjej keqardhje që fëmijët janë më shumë të prirë të rrinë me telefona, apo edhe kur zgjedhin kërcimin, orientohen më shumë nga kërcimi modern e më pak tek ai tradicional. Nëse tani e njeh edhe bota, ne do të duhet ta duam edhe më shumë”, thotë Rrushi.

Ajo bashkëpunon prej nëntë vjetësh me Haklajn.

Fillimisht e mësoi vetë “K’cimin e Tropojës” e tani ua përcjell brezave të rinj, bashkë me valle të tjera tradicionale shqiptare.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, tregon se vajzat janë më të interesuara se djemtë.

“Shpresoj që me hyrjen në UNESCO të ketë një shtim të interesit të fëmijëve dhe të rinjve për ta mësuar këtë k’cim. Është shumë e rëndësishme që të ruhet ndër breza ashtu siç është, me të gjitha elementet që e bëjnë të veçantë, dhe të mos ngatërrohet as me ‘Vallen e Rugovës’, as me ‘Vallen e Shotës’ etj.”, thotë Rrushi.

Grupi artistik i drejtuar nga Skender Haklaj gjatë paradës së shqiptarëve.

Grupi artistik i drejtuar nga Skender Haklaj gjatë paradës së shqiptarëve.

Amela Mrishaj është një vajzë 12-vjeçare që jeton në Tiranë. Ajo vjen nga zona e Nikaj Mërturit në Tropojë dhe prej pesë vjetësh është në kurs, ku mësoi “K’cimin e Tropojës” dhe po mëson edhe valle të tjera tradicionale.

“Më pëlqen ky kërcim dhe dua që gjithë kohën e lirë ta kaloj duke interpretuar. Edhe disa shoqe të mia mësojnë bashkë me mua. ‘K’cimi i Tropojës’ është i veçantë. Kur e kërcej, më duket sikur po prek majat e bjeshkëve, ku shkoj gjatë pushimeve verore”, thotë Amela.

Amelia, 12-vjeçarja që mëson traditën e Kcimit të Tropojës.

Amelia, 12-vjeçarja që mëson traditën e Kcimit të Tropojës.

Vendimi i UNESCO-s në fillim të kësaj jave u përshëndet nga Qeveria shqiptare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, e vlerësoi vendimin si hap të radhës drejt “lartësimit të vlerave kombëtare, duke na bërë edhe më krenarë për vendin tonë”.

Kryeministri Edi Rama tha se me këtë vendim “rilindi një trashëgimi që po braktisej dhe harrohej”.

Dosja për “K’cimin e Tropojës” u dorëzua në UNESCO tre vjet më parë bashkë me “Transhumancën” dhe “Xhubletën”, të cilat gjithashtu u morën nën mbrojtje të kësaj organizate.

Radio Evropa e Lirë

Në Gjakovë me sazet e jugut dhe Albinin pa protokoll

Ermal Hasimja mban si mbiemër, emrin një gruaje. Se si ka ndodhur kjo, ai e rrëfen te “E shkuar e pakryer”. Një libër i jashtëzakonshëm, që dëshmon historinë e shqiptarëve këtej e andej kufirit, përmes tre brezave të një familjeje gjakovare, para, gjatë dhe fill në momentin e rënies së komunizmit në Shqipëri.

Personi i parë që më ka folur se si gjakovarët mbahen me të madh, – në kohën e Jugosllavisë prej Gjakove vinin elitat më në zë të Kosovës, si Fehmi Agani me shokë, – ishte një kosovare me emrin Dafina, njëzet e kusur vite më parë, gjatë një palë pushimesh në Turqi, ku unë isha me prindërit dhe vëllain. Këtë histori ia tregova fundjavën e kaluar një personazhi mjaft të dashur të skenës muzikore shqiptare, me të cilin u prezantuam “in persona” te holli i “Çarshisë së Jupave”. Doli që Artan Bakija ishte… edhe djali i axhës së Dafinës. Botë e vogël!

Gjakove Prezantimi
Gjakove Prezantimi

Prezantim i librit “E shkuar e pakryer” te shkolla e muzikës “Prenk Jakova”

Me historinë e Gjakovës si kryeqendra e Kosovës dhe kërthiza e botës kam shpotitur Ermalin, kur, për herë të parë vite të shkuara, zbulova pasionin e tij prej “tironci” Gjakove. Mirëpo duhet të marrësh në dorë librin e tij, – që përpihet me një frymë, – për të kuptuar.

Sigurisht, Ermali nuk është “ambasadori” më përfaqësues i Gjakovës në Shqipëri, i madhi Avni Mula ishte gjithashtu prej Gjakove. Por, si anëtar i Fondacionit për Gjakovën, i krijuar së fundmi, Ermali, bashkë me të tjerë, është angazhuar për të promovuar qytetin. Ndaj më ftoi të kaloj aty 28 nëntorin.

-Në Gjakovë, u habit Ana kur i thashë.

-Sigurisht, se nuk i them dot “jo” një shoku që nga fakulteti, që për më tepër më ka ardhur në emision pa naze sa herë i kam thënë.

Gjakove Festa
Gjakove Festa

Salla e pallatit të kulturës “Asim Vokshi” në këmbë gjatë koncertit të grupit Saz’Iso (i pranishëm në sallë edhe Albin Kurti)

Kur lexova librin, “detyrimi” u shndërrua në padurim. Ana dhe vajzat e kishin për herë të parë, unë për herë të dytë pas shumë vitesh. Se si shkohet nga Tirana në Gjakovë, kjo mund të përmblidhet me një fjali, që Ana e lëshoi jo pa një pezm të lehtë, si “jugse” Tirane që është:
-Në Gjakovë u vika më shpejt se në Sarandë!

Te vendpagesa e autostradës së Thumanës na parakaloi autokolona e Albin Kurtit, që kthehej nga ceremonitë zyrtare në Vlorë. Ne ishim nisur me ngè nga Tirana. Në atë moment nuk e dija se do ta shihja Albinin edhe në Gjakovë, në një situatë krejt të pazakontë.

Rrugës vajzat kundronin shpatet në krah të Rrugës së Kombit. Tek kalon në të, nuk mund të mos ndjesh admirim për ata burra që e bënë të mundur ndërtimin e saj! Bashkë me zgjatimin në territor kosovar përmes autostradës “Ibrahim Rugova”, rruga ka bashkuar kombin. Të paktën në teori.

Zoi, e vogla, pyeste tërë rrugës për “kufirin”, nëse ishte si ai kur shkojmë me pushime në Greqi, pse kishte policë përderisa ne jemi shqiptarë…?
-Se jemi dy shtete të ndryshme, o Zoi…
-Po pse jemi dy shtete të ndryshme përderisa jemi shqiptarë pra…
-Se kur u shpall pavarësia në 28 nëntor 1912, Kosovën e lanë jashtë Shqipërisë. Dhe vetëm më vonë Kosova u bë e pavarur dhe Amerika dhe fuqitë e tjera të mëdha nuk e lanë të bashkohej me Shqipërinë.
Pastaj vazhdoi nëse edhe shoqja e saj Lisa duhet të kalonte kufirin kur shkonte te shtëpia e gjyshes së vet në Prishtinë, etj.

Në “kufi”, që ngjan me një tjetër “toll” autostrade, polici “kosovar” përshëndetjes sonë “mirëdita” iu përgjigj me një urim që i doli nga shpirti:
-Gëzuar!
-Gëzuar, të gjithë bashkë, – ia ktheva. – Dokumentat ju duhen?
-Jo bre, sot kemi festë.
-Eh, po…
-Hajt ia kalofshi bukur!
-Rrofsh! Edhe ju!

Pas Kukësit, – për hir të së vërtetës ura e re e Kukësit ndoshta nuk është viaduku i Milaut, por është gjithsesi më impresionuese nga afër sesa del në televizor, – e kupton shpejt që je në fushë. I them Anës, pasi lamë pas Prizrenin:
-Nga xhami i makinës, veriu. Nga bagazhi, jugu. Nga krahu im, perëndimi. Ne po ecim paralel me rrugën nga Kukësi në Bajram Curri. Atje mes malesh, këtu, në fushë.

Sofi, e madhja, në një moment më pyet me një shqipe përzier me fjalë anglisht të një shqiptareje të denjë të Gen Z, dmth brezit të YouTube-it dhe Netflix-it:
-O ba, nuk e kuptoj mirë këtë “relation” që kanë serbët me kosovarët, pse “they hate each other”?
-Sepse serbët Sofi, kanë dashur gjithmonë t’i zbojnë kosovarët nga Kosova. Që të mos kishte këmbë shqiptari këtu ku po ecim ne tani. Ja, kaq e thjeshtë është.

Në Gjakovë zbuloj se nuk jemi të vetmit të ardhur nga Tirana: Gjergji Bojaxhi, Mirela Milori, Alice Lucas, Ergys Mërtiri… të paktën këta njoh unë, por edhe të tjerë.
“Ditët e nëntorit” ishte një kalendar aktivitetesh i Fondacionit për Gjakovën. Në datë 28 ishte prezantimi i librit të Ermalit te shkolla “Prenk Jakova” e, më pas, një koncert i Saz’Iso te pallati i kulturës “Asim Vokshi”.
-Vazhdoni ju, – na thotë Ermali pak përpara koncertit, – se më duhet të pres Albinin.
-Ou?
-Epo duhet, si organizator.

Xhafo Bakja
Xhafo Bakja

Endri Xhafo & Artan Bakija

Deri në atë moment asgjë nuk parathoshte mbërritjen e ndonjë kryeministri çfarëdo, sepse nuk kishte këmbë polici. Mirëpo Albini erdhi pas pak dhe, siç mësova më vonë, në një sallë me disa qindra vetë, brenda i ndejti vetëm një roje.

Grupin Saz’Iso e kisha hasur vetëm në Instagram. I dëgjoja tek më kalonin mornica nga kënga e Çeços që vrau bimbashin, apo nga tingujt e instrumenteve dhe pyesja veten: Ç’ishte ky grup virtuozësh që luante sazet e Jugut, për të cilin çmendej Kosova por i shpërfillte Tirana? Si ka mundësi që, për të keqen e tyre, shqiptarët e Shqipërisë ishin indiferentë ndaj një grupi që kishte luajtur deri në BBC në krah të Dua Lipës, i tërhequr nga këmbëngulja e producentes Edit Pula, një gocë tirano-gjakovare, me histori të ngjashme me të Ermalit? Pastaj, një zë i dytë, ma kthente: Po ç’pret nga ne shqiptarët e Shqipërisë, që shohim me habi njëri-tjetrin nëse i themi dikujt “gëzuar 28 nëntorin vëlla”? Se, siç më thoshte një shok me humor të zi, jemi i vetmi popull që s’e kemi ndarë ende a duhet me u gëzu a me u hidhëru që u bëmë të pavarur në 28 nëntor. Në këtë pikë, prapë shqiptarët e Kosovës janë vite dritë përpara nesh. Historia që më tregoi Ermali e ilustron më së miri këtë:

-Pasi mbyllëm kalendarin e “Ditëve të nëntorit”, – më tregoi, – në atë euforinë e punës së kryer, u them gjithë qejf këtyre të fondacionit: Tani të mendojmë ndonjë gjë edhe për pavarësinë e Kosovës. Dmth 17 shkurtin. Heshtje një moment. Pastaj, shohin njëri-tjetrin në sy dhe ia plasin: Po ne kemi 28 nëntorin. Hahahaha.

***
Pas koncertit ishim ndarë dyshe-dyshe, Ana me Zoin, që çapitej e lodhur, dhe unë përqafe me Sofinë. Zoi, që po këndonte këngën e Adem Jasharit që ia vënë në shkollë, një moment pyeti:
-Kush është Adem Jashari?
-Hë ba, – qeshi Ana, – shpjegoi tani vajzës kush është Adem Jashari.
-Adem Jashari, Zoi, ishte një shqiptar që luftoi kundër serbëve. Dhe serbët e vranë atë me gjithë familjen e tij. Ia bënë shtëpinë shoshë me plumba kaq të mëdhenj (tregoj pëllëmbën e dorës). Do të vemi një ditë te shtëpia e tij se i kanë lënë muret gjithë vrima plumbash. Është një kompleks i madh memorial në Prekaz…
-Çfarë është një kompleks mem…?
-Janë disa godina Zoi, aty janë edhe varret e familjes së vrarë, që shërbejnë për të kujtuar dikë apo një ngjarje. Dhe vetëm pasi u vra Adem Jashari, doli UÇK-ja dhe filloi lufta. Se pa UÇK-në s’do të kishte Kosovë të pavarur. Burrë i mirë ishte edhe Ibrahim Rugova, por…
-Kush ishte Ibrahim Rugova?
-Ibrahim Rugova ishte presidenti i parë i Kosovës. Por ishte njeri paqësor. Por pa UÇK-në nuk do të kishte Kosovë të pavarur. Fiksoje këtë, Zoi! Të gjithë e respektojnë Dalai Lamën, por nuk e njeh njeri pavarësinë e Tibetit.

Zoi rrinte e tromaksur duke u përpjekur të procesonte gjithë atë rrëke informacioni.
I afrohem Sofisë në vesh, në një si biçim përqafimi, dhe i them:
-Po ty, të pëlqeu koncerti o princeshë?
Ma kthen:
-Unë atë muzikë mbase nuk do ta kisha dëgjuar po të ma vije, o ba, por aty ishte shumë emocionuese.
-Sepse çdo muzikë kur e dëgjon në sallë ka tjetër efekt, Sofi.

Pasi mbërritëm në dhomë dhe vajzat u shtrinë, më vijnë njëri pas tjetrit një mesazh dhe një link në Google Maps:
[11/28, 22:38] Ermal Hasimja: Tani shkojme te Ku’zin
[11/28, 22:38] Ermal Hasimja: https://maps.app.goo.gl/LRie26HUuxCU2nAp9

Ku’zin është një lokal i lezetshëm në çarshinë e Gjakovës. Në origjinë çarshia është një treg i madh i mbyllur. Pra, një pazar. Çarshi, apo pazare, ka pasur në shumë qytete në Ballkan, ku ndihej ku më shumë e ku më pak një influencë otomane, si në Shkodër, Elbasan, Berat, Gjakovë, Prizren, Shkup, Sarajevë, Gjirokastër, Korçë, etj.

Te Ku’zin, zhytur në karrige përballë banakut, shquajta instrumentistët e Saz’Iso. Turma brenda ishte kompakte dhe vetëm pak njerëz andej nga fundi rrinin ulur. Mes tyre, Albini, deputetja Mimoza Kusari-Lila, ish-kryetare e komunës së Gjakovës deri në 2017, ministri shumë i rëndësishëm i brendshëm Xhelal Zvelça dhe përreth në këmbë nja 2-3 ministra të tjerë. Shihemi në sy me Ergys Mërtirin, i cili kishte marrë të njëjtin mesazh me vendin dhe vendndodhjen e takimit: Po Garda? Ku është Garda?

Në fakt një grup i vogël rojesh dallonte nga kufjet në vesh dhe stemat e Republikës së Kosovës në sythin e palltove, por vigjilenca e tyre nuk binte shumë në sy.

Dhe, shumë shpejt, ajo që u duk si një gotë pas koncerti, u kthye në një “live” papushim nga Saz’Iso, aq sa po thonim me vete si është e mundur që pas gati dy orësh koncert me publik, tani këta nuk po uleshin një moment në një lokal ku këndonin të gjithë, pa përjashtim?

Dikush ngacmoi Ergysin: Shko bëj një foto me Albinin. Unë me Albinin, ia ktheu Mërtiri? Të vijë ai ta bëjë me mua. Në fakt as Albini nuk na kërkoi për foto, as ne. Ndejti aty deri në 2:30 të mëngjesit, kur pakashumë ikëm të gjithë. Mendoja titujt e portaleve, po ta dinin: “Ja si e kaloi Kurti 28 nëntorin”. Apo: “Kurti aheng në një mejhane në Gjakovë, ja fotot”. E shihja tek buzëqeshte pas çdo kënge dhe mendoja: Çfarë dite ka pasur ky njeri sot! Në mëngjes në Vlorë, tani në Gjakovë! Kur u zgjua xhanëm? Kur e piu kafen e mëngjesit? Kur shkoi në tualet? Kur erdhi e mori makina që të ishin në 9 në Vlorë? Kur u kthye? Kur ndejti në koncert? Dhe ja, prapë tani, përsëri rrugëve.

Kurti Zveçla
Kurti dhe Sveçla

Albin Kurti, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Saz’Iso te lokali Ku’zin në Çarshi të Gjakovës natën e 28 nëntorit

Por, nëse koncerti mund të ishte një detyrim i Kryeministrit të Kosovës ndaj qytetit të Gjakovës, ai moment në lokal ishte krejtësisht personal. Dukej qartë që askush dhe asnjë protokoll nuk e kishin shtrënguar të ishte aty, aq gjatë. Dukej qartë që ai njeri tani po shkarkonte tërë lodhjen e ditës. Mund të mos biesh dakord për shumëçka me Albinin, por nuk mund të mos e vlerësosh njeriun, kur e sheh ashtu, aq… njerëzor. Kur ka ndodhur herën e fundit që një kryeministër i Shqipërisë të jetë parë në një lokal, i shkrirë me njerëzit, pa protokoll, duke pirë një gotë? Pastaj, aq ishte, një natë. E nesërmja e ktheu frikshëm në realitetin e gjërave. Një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok ndërpreu furnizimin me ujë të 700 mijë banorëve. Qeveria akuzoi Serbinë se fshihej pas këtij akti terrorist.

***
Gjatë tërë kohës vajzave u bënte përshtypje një fakt dhe më thonin: O ba, sa të sjellshëm janë njerëzit këtu!

Në fakt gjakovarët janë shumë të sjellshëm. “Si korçarë me zë pak më të trashë”, më tha dikush. Ata jetojnë në qytetin e tyre si në një komunitet të madh. Një qytet me kriminalitet të ulët shpjegohet me faktin se të tërë njihen me të tërë. Gjakova konsiderohet një qytet tejet i sigurt në çdo orë të ditës e të natës. Kurse në kuzhinë janë shumë më tepër se klisheja e “gjelltore” apo “qebaptore Gjakova”, që i gjen me shumicë në plazhin e Durrësit. I kanë edhe ata qoftet e shtëpisë, edhe samunat me suxhuk, por kanë edhe një “gjellë” të paparë, që është “tava gjakovare” me mish e domate, që ata domates i thonë patëllxhan. Patëllxhan?! Po patëllxhanit si i thonë o Ermal? Hm, patëllxhan i zi?

Kjo “tava gjakovare” përgatitet në një mënyrë shumë interesante. Pasi priten domatet dhe zarzavatet e tjera dhe tava mbushet plot, lihen të gjalla të kullojnë tërë natën dhe lëngu i tyre mblidhet të nesërmen. Kurse tava çohet të piqet në furra publike me zjarr druri, si ato që kemi pasur në Shqipëri në kohën e diktaturës, ku piqnim çdo gjë, që nga bakllavatë dhe kadaidifi për vit të ri, deri te specat e mbushur ndonjë ditë të diele. Anipse sot gjakovarët kanë të gjithë furra elektrike në shtëpi, prapëseprapë preferojnë këto furrat e drurit, ku “tava gjakovare” piqet ngadalë për katër orë, duke e shuar herë pas here me lëngun e vet që ka lëshuar gjatë natës.

Gjakovarët janë të gjatë. Gratë janë të fisme. Tek rrija atë natë te Ku’zin më kujtohej shprehja që thonim për shkodranët qysh në kohë të Enverit: Ah, ata kanë humor të hollë dhe janë alegro. Idem me gjakovarët. Tek e fundit çfarë e bën një qytet, përpos arkitekturës dhe historisë? Atmosfera, njerëzit. Si në Shkodër. Si në Korçë.

Në çarshinë e Gjakovës më thanë që në verë nuk gjen vend të ulesh. Ah, ashtu? Do të vijmë prapë. Po në Rugovë keni qenë? Ngritje supesh. Gjakova vetë nuk është larg nga Prizreni, që kam përshtypjen se është qyteti më i vizituar nga shqiptarët e Shqipërisë. Të gjitha ekskursionet e shkollave të Shqipërisë jashtë Shqipërisë bëhen në Prizren. Sigurisht, është mirë që po e njohim njëri-tjetrin. Por, edhe në këtë pikë, shqiptarët e Kosovës na njohin më mirë sesa i njohim ne. Më vjen të qesh tani kur mendoj për ata që flasin për “kombin kosovar”. Shkoni në Gjakovë, se jua tregojnë aty.

***
Ermal Hasimja mban si mbiemër, emrin e një gruaje. Se si ka ndodhur kjo, ai e rrëfen te “E shkuar e pakryer”. Një libër i jashtëzakonshëm, që dëshmon historinë e shqiptarëve këtej e andej kufirit, përmes tre brezave të një familjeje gjakovare.

(BalkanWeb)


Send this to a friend