Mall për gardhin me kallama
Dhe për portën që s`njohu lloz.
Atdheut i hodhën tela e pranga
Ata që për vete shihnin botë?!
.
Në këtë vilë të blinduar,
Me një kamër si sy ciklopi,
Jeton aty një shpronsues zengjinësh
Që shtetëzoi pa marr gjë populli.
.
Nga bahçe fqinjit na kthehej topi,
Provo gjënë tënde ta marrësh prapë,
Ai që dikur konfiskoi të pasurit
Na bëhet sot një oligark!
.
Kafja e mortit në lokal serviret,
Vështrim i ngrohtë u egërsua,
Askush s’e di se si ferrin
Në “parajsë fiskale” e konvertuan?!
.
Kthehesh në atdhe e s`të pret askush,
Ata që ngritën mure flasin për ura,
Ndaj kam mall për gardhin e kallamave,
Me një shteg të hapur për aventura.
.
Fatbardh Amurs