Presidenti amerikan në largim, Joe Biden teksa u ka akorduar Medaljen Presidenciale të Lirisë, 19 personave të shtunën, në mesin e të cilëve edhe George Soros, nuk ka munguar edhe reagimi i Elon Musk.
Përmes një statusi në platformën sociale X, Musk, bashkangjitur foton e presidentit Biden dhe Soros, i veshur dhe maskuar si ‘djall’, me ironi, multimiliarderi shkruan:

Medalja Presidenciale e Lirisë u jepet njerëzve “të cilët kanë dhënë kontribute shembullore për prosperitetin, vlerat ose sigurinë e Shteteve të Bashkuara, paqen botërore ose përpjekje të tjera të rëndësishme shoqërore, publike ose private”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.
Vetë Biden është një marrës i medaljes, i cili iu dha nga presidenti i atëhershëm Barack Obama në ditët e mbylljes së administratës së këtij të fundit. sn