Pas parimeve te sovranizmit dhe anti- sorosizmit, ajo qe vihet ne diskutim janë liria dhe demokracia. Qe ne momentin kur bëmat e drejtësisë dhe korrupsionit te rrëgjimit te Edi Rames u drejtuan drejt e ne themelet e tyre, shumë pak atëherë besonin se e gjitha kjo akuze nuk qëndronte ose me e pakta ishte e pavërtete. Mirëpo erdhën zgjedhjet ne Amerike, dhe ne shume diskurse te konservatoreve amerikane, liria dhe demokracia viheshin ne prioritet dhe ne diskutim. Imagjinoni kur rrjeta sorosiane kishte arritur deri këtu ne shtetin me te forte dhe me traditën me demokratike ne bote, ne Amerike, se çfarë ajo rrjetë mund të bnte ne Shqipërinë e brishte e te vogël. E kemi thëne qe ne fillim, po e themi edhe tani, janë ne lufte dy sisteme, dy ideologji krejt te kundërta ne Amerikën e konservatoreve dhe progresisteve te majte, dhe kjo lufte do te shtrihet edhe ne Evrope, ne parlament e ne çdo shtet, si lufte midis parimeve te patrioteve dhe sorosianeve.
E njëjta gjë duhet bere sot edhe brenda Shqipërisë, ne mënyre qe rrjeti i ndikimit sorosian te çrrënjoset nga çdo fushë, duke filluar nga drejtësia dhe politika, por duke mos harruar edhe sistemin shkollor dhe familjar.
Le te fillojme ta përdorim frymen e Amerikës tjetër, Amerikës konservatore ne fuqi, për ta bere se pari drejtësinë shqiptare te barabarte për të gjithë, jo me dy standardë si deri tani: drejtësi qe te godasë njelloj si qeverinë e zhytur ne korrupsion sistemik ashtu dhe opozitën ketu e 12 vjet pa gram pushteti.
Fushata e zgjedhjeve presidenciale ne SHBA ishte një ballafaqim epokash. Një epokë në mbyllje me zhvillime të frikshme në shumë dimensione, por kryesisht ato të degradimit të familjes dhe vlerave themelore morale, degradimit të parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, instalime këto të departamentit të shtetit edhe në vendin e lirisë, rrënimit ekonomik të shtresës së varfër dhe të mesme, zgjerimit të frikshëm të “woke culture” dhe shumë aspekteve të tjera shpesh të maskuara me globalizmin.
Por shoqëria amerikane tregoi se nuk mposhtet lehtë. Ajo në shumicë e kuptoi ku po shkonte SHBA. Në fakt jo vetëm SHBA por edhe Evropa. Më interesante është se ndjeshmërinë dhe gatishmërinë më të madhe e treguan shtresat e shoqërisë më të prekura nga gjithë ato zhvillime sidomos të këtyre dy dekadave të fundit.
Trump dhe Partia Republikane arritën të sensibilizojnë shoqërinë amerikane për nevojën e një ndryshimi epokal, dhënien fund të kësaj epoke dhe fillimin e një epoke të re, e cila ka në bazë jo vetëm konservatorizmin, por edhe Dijen dhe Teknologjinë.
Kjo e duk qartë, kur Trump pas zgjedhjes së një talenti si zëvendëspresident ,thirri në skenë gjeniu Elon Musk dhe i afroi atij postin e Sekretarit për Eficiencën e Qeverisjes, ose e thënë ndryshe një zv.president tjetër. Këtë strategji të përzgjedhjes së Elitës së mendjes po ndjek Trump në ngritjen e administratës së tij. Kjo strategji e Trump gjeti mbështetje të madhe tek votuesit dhe tani pas fitores ka sjell një optimizëm të jashtëzakonshëm në shoqërinë amerikane për fillimin e një epoke të re zhvillimi të mbështetur jo vetëm në parimet konservatore por më shumë se kurrë në Dije dhe Teknologji. Jo më kot Trump e përshkroi si hap gjigant të njerëzimit arritjen më të re të Musk në zbritjen e raketës në platformë.
Strategjia Trump për rikthimin e tij epokal në Shtëpinë e Bardhë mund të shërbej si model për shumë vende të tjera për nga parimet e saj, sidomos të sjelljes së Elitës në qeverisje, pra në shërbim të qytetarëve. Kjo strategji mund ti shërbej edhe PD dhe opozitës shqiptare.
Është koha që edhe PD ti afroj qytetarëve jo vetëm politikanë të talentuar dhe me integritet, por edhe përfaqësues të elitës intelektuale shqiptare dhe asaj sipërmarrëse, me karriera shumë të suksesshme profesionale apo në sipërmarrje, të cilët janë të gatshëm t’i shërbejnë qytetarëve dhe zhvillimit më të shpejt të vendit tonë, një zhvillim të shoqërisë dhe ekonomisë të mbështetur në Dije.
Vetëm kështu vendi ynë mund të integrohet në BE dhe të transformohet në një vend i zhvilluar.
Është koha për ti dhënë fund ofrimit të figurave pa një kontribut të njohur publikisht. Njerëz anonimë nuk bindin qytetarët dhe nuk ngjallin besim në publik.
Kjo strategji mund të fitoj edhe mbështetjen e të rinjve dhe të shtresës gri. Këto shtresa janë më të ndjeshmet ndaj mungesës së thellë të perspektivës në vendin tonë dhe të parët që zgjedhin emigrimin.