Dikur n’rini pata njoftë nji plak,
Nuk kishte shumë që t’bahej qindvjeçar,
Që fliste ngadalë, rrallë edhe pak,
Porse fjalët që nxirrte i çmonin si ar.
Portreti i atij plaku më bani për vedi,
Ai n’sytë e mi ishte simboli i urtisë
E kureshtar e pyeta se cili qe sekreti
I paqes shpirtnore e i jetëgjatësisë.
“Sekret -m’tha ai -s’po ta mbaj recetën;
Kurrë nuk rragatem me njerëz pa mend,
Debateve me to larg u rri tanë jetën,
U tham “Keni t’drejtë” e shoh tymin tem”.
“Ky lloj gjykimi, ngado ta shikjosh,
-i thashë unë mendataku me t’shpejtë.
-asht i gabuem e duhet ta ndryshosh.
Mendimi e fjala e lirë janë të shejtë,
ato edhe para plumbit duhet t’i mbrosh.”
Më pa me qetësi e m’tha “Ke të drejtë!”