Takimi ishte tejet prekës. Sekretari i vetëshplallur i Vatrës iu lut kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që të sjellë Edi Ramën në këtë organizatë. “Vatra është pastruar nga armiqtë e popullit,” dhe pse janë te rrezikshëm unë i kam firmos t’i çoj në gjyq, deklaroi ai me krenari, sikur të ishte një komandant që shpallte fitoren pas një beteje epike.
Në mes të këtij momenti historik, ndërhyri Marubi i Vatrës, që kishte marrë një shishe ujë në dorë, e bëri atmosferën akoma më absurde. “Këtu dera është e hapur, por vetëm natën,” tha ai me një buzëqeshje enigmatike. Arsyetimi? “Kemi frikë nga Agustini, Marku, Nazo, Idrizi, Agimi dhe 300 anëtarët e degës Manhattan që po na vëzhgojnë.” Ata janë si te “Move 300”
Erjoni, me një mimikë të ngrysur, pyeti me seriozitet: “Ku është kryetari?” Sekretari, me një ton të ndrojtur, u përgjigj: “Kemi pasur mungesa. Ka ditë që nuk kemi informacion për të. Thonë se ka shkuar të ngrej flamurim në Çameri. Por ti mos u shqetëso, se i thërrasim ata të Michigan-it po të jetë nevoja.”
Gjenerali i vogël është ne gadishmëri, porosit një dekoratë për kryeministrin. “Ia japim sapo të marrim garancinë që do më sigurojnë një pozicion në shtetin e ri të baba Edmondit,” tha ai me bindje, sikur po planifikonte një operacion të klasifikuar.
Vatra Manhattan Branch
⏭️ #share
“Në fund, ky takim nuk ishte vetëm një shkëmbim fjalësh, por një performancë e artit të satirës së jetës politike dhe shoqërore shqiptare. Një kujtesë e gjallë se, nëse do të shohësh humor të vërtetë, mjafton të hedhësh një sy në skenën politike të ditëve tona”.