Anëtari i Kryesisë së PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas dhunës së papranueshme të ushtarëve shqiptarë ndaj deputetit të parlamentit italian Riccardo Magi, ditën e sotme gjatë vizitës së kryeministres italiane Giorgina Meloni.
‘Kjo sjellje barbare ndaj një ligjvënësi të një vendi mik dhe demokratik tregon se ku ka degraduar NARKOSHTETI i dhunshëm dhe kriminal i Ramës’, shkruan Spahia në Facebook.
Postimi i plotë:
Sjellja kafshërore krejtësisht e papranueshme e ushtarëve te kreut të narkoshtetit ndaj deputetit të parlamentit italian Riccardo Magi edhe njëherë tregon fytyrën e vërtetë të shtetit të Ramës.
Ndryshe nga krimineli i rëndomtë Rama, i cili hiqet si kryeministër dhe zgërdhihet kur garda e tij vërsulet ndaj deputetëve shqiptar, kryeministrja italiane, e cila kupton se sa i rëndë është një akt i tillë për një shtet serioz dhe demokratik, zbret nga makina dhe i lutet ushtarëve të tërbuar që ta lënë deputetin e parlamentit të vendit të saj të qetë, megjithëse një deputet opozitar.
Kjo sjellje barbare ndaj një ligjvënësi të një vendi mik dhe demokratik tregon se ku ka degraduar NARKOSHTETI i dhunshëm dhe kriminal i Ramës.
Largimi i tij dhe i organizatës kriminale që ai drejton është detyrim për çdokënd që do të mirën e vendit, familjes dhe të ardhmes.