Eci, eci s`ndaloj krejt lodhshëm në hapësira të zhveshura.
Kaloj prej bregu në breg si në kofshë gruaje, harbuar.
Të buta e të nxehta, jam ashtu zhveshur edhe unë.
Blerimi kapërcen këtë ëndërr të zgjuar.
Edhe psenë nuk di ta them, në gjokse a kofshë kodrash udhëtoj.
Mes livadheve të majës së lartë, një tufë kuajsh..
Vrapojnë, tregojnë aftësinë fizike, shprehin dashurinë, gulçojnë
Kohës i japin frymë, vend të jeshilta, pikë ndezur oksigjeni,
as zogu i bjeshkës s`fshihet për pak pushim.
Ngadalësoj, numëroj gjurmët e kuajve si në kohët më dragoj.
Psherëtin gjurma prej patkojsh të thella n`tulin e tokës,
si bulza gishtash burri n`kofsh gruaje.
Pushoj rreth e rrotull asnjë zë, për pak bjeshka më kapërdin.
Lidhem me gjelbërimin mendësin te një gruaje të zhveshur dhe gjumë.
Ora lëviz, unë në majën e malit mes rudinës natën pa dritë, ftohtë.
Ngrihem, vrapoj si kuajt në diell,
qielli vrojton errësirën, dallon pushtimin tim.
Pastaj unë numëroj yjet, uroj që të mos ketë njeri,
lutem t`mos kem dëgjuar veten.
Qesh me zbardhjen, dielli filloi të pushtoj edhe rudinën time.
Prapë qesh, mos ka ndonjë diçka që t`mos kem diktuar në këtë vetmi.
Një shqiponjë freskon trupin tim të akullt,
ngrihet lart deri n`qoshe të diellit.
Ngadalëson fluturimin,
shigjeton drejt prej ku unë ngulit qënien-kohën.
Harxhoj energji në lutje, mos të kem dyluftim.
Ndoshta stërvitet për nxemjen e mëngjesit.
Një burrë thërret nga një kofshë gruaje, ashtu dukej lëndina.
Afrohu për një duhan, ndoshta tregon rrugën e kthimit.
Drejt ti …
Tani mbaj në mendje fotografinë e kohës së shkuar.
Ndoshta kthehet në iluzion, ndoshta vegim, ëndërr ishte.
Hasan Muzli Selimi
Tiranë me 10.05.202