Dita e mbrame e muajit mars na rikthen ҫdo vit në fshatin Pastasel të Rahovecit. Atje ishim sot për ta përkujtuar dhe denoncuar krimin që Serbia e kreu më 31 mars 1999, duke vrarë 106 civilë të paarmatosur shqiptarë.
Masakra e Pastaselit ka dëshmitarë dhe dëshmi, të cilat Prokuroria në Kosovë do të duhej t’i kthej në dosje provash për aktakuza për krime lufte.
Shteti që e gëzojmë dhe liria që e jetojmë i ka rrënjët në gjakun e martirëve e dëshmorëve të kombit tonë.
E përhershme është përgjegjësia jonë për drejtësinë e historinë e të vrarëve dhe për progresin dhe zhvillimin e Republikës sonë!
I përjetshëm qoftë kujtimi i martirëve të Pastaselit!